Gruaja e devotshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gruaja e devotshme

Mesazh nga Erisa prej Thu 29 Apr 2010 - 20:56

Kush i frigohet Allahut subhanehu ue teala, Allahu e shpërblenë atë.
Shikojeni këtë tregim të shkurtër të Malik Ibn Dinarit rahimehullah.
Një ditë (Malik Ibn Dinari) shkoi tek një farkëtar sepse dëshironte të bëj diçka, dhe pa se si farkëtari po nxjerr një copë metali nga zjarri dhe atë me dorën e tij e drejtoi.
Malik Ibn Dinari e shikoi i hutuar!?Si mund kjo, si po godet me dorën e tij?!!Farkëtari po e ngren dorën lart dhe me dorë e godet hekurin e nxehtë, dhe dora e tij nuk digjet fare mbetet krejt në rregull.Habitet Malik ibn Dinari!!!


I thotë Malik ibn Dinari:-"Më trego pashë Allahun çka është ndodhia yte"?!
I thotë Farkëtari-"Nuk mund ta tregoj rastin tim".
I thotë përsëri Malik ibn Dinari:-"Pashë Allahun të lutem më trego çka është historia yte!E kjo mund ti ndodhë çdonjërit!"
Në rregull, do ta tregoj rastin e kësaj ndodhie, por të lutem mos e trego më tej-përgjigjet farkëtari.

Thotë:"Jetoja afër një shoku i cili ishte i martuar.Një ditë prej ditësh ai duhej të merr një udhëtim.
Dhe më tha:"Ja këtu ke disa dinarë, çdo ditë shko të blesh për gruan time.Ajo do ta lë një letër përpara derës, ti merre letrën shko bëje blerjen, kthehu, lëre para derës, trokit në derë dhe largohu.

Kështu edhe vepronte.E mirrte letrën, bënte blerjen e gjërave të nevojshme dhe kthehej.Një ditë dera ishte pakës e hapur.
Dhe subhanAllah shiko sa të dobëta janë zemrat.Ai shikoi brenda dhe pa një grua e cila ja mbizotëroi zemrën prej bukurisë së saj.
Thotë farkëtari:"E shikova dhe nga bukuria e saj u mahnita, u humba"!.Me hov hyri brenda e mbylli derën e saj dhe dëshironte diç nga ajo.

I thotë gruaja ke frikë Allahun.Mirëpo më kot ai nuk largohej.
I thotë gruaja:"E di çka, eja në dhomën time, mbylle derën,-ai e mbylli, mbylle dritaren,-ai e mbylli, mbylli perdet, i mbylli.
I thotë gruaja:"E di çka, sa derë dhe sa dritare që ti do ti mbyllish, Allahu subhanehu ue teala ty do të të shohë.
Në këtë moment nga këto fjalë u pendua farkëtari, e tha estagfirullah.
E i tha gruas:"Ti je një grua e mirë dhe e devotshme.Të lutem bën një dua për mua, që Allahu në Ditën e Gjykimit dhe në Dunja të më mbrojë nga zjarri.
Dhe i tha farkëtari Malik ibn Dinarit:"Ja pra kjo është shpërblimi im në dunja, që zjarri mua smund të më dëmtojë fare".(nga duaja e gruas së devotshme)

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi