Dhjetë këshilla për "Festën e dashurisë"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dhjetë këshilla për "Festën e dashurisë"

Mesazh nga Erisa prej Thu 29 Apr 2010 - 21:14

Shkruar nga Abdurrahman ibën Muhamed Sejid



Këto ditë pothuajse të gjithë ne dëgjojmë për të ashtuquajturën “festa e dashurisë - Shën Valentini”,e cila është një festë pagane romake dhe më pas e krishterë, e cila bën thirrje për dashuri – imoralitet, duke dhënë të kuptojë se festa e dashurisë është vetëm tek epshi dhe dëshira të pakontrolluara shtazore.

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem. Këto ditë pothuajse të gjithë ne dëgjojmë për të ashtuquajturën “festa e dashurisë - Shën Valentini”,e cila është një festë pagane romake dhe më pas e krishterë, e cila bën thirrje për dashuri – imoralitet, duke dhënë të kuptojë se festa e dashurisë është vetëm tek epshi dhe dëshira të pakontrolluara shtazore. Rreth kësaj teme do flasim në 10 pika në këndvështrimin e Islamit, si cenohet besimi i muslimanit dhe përhapet gjithandej shthurja në aspektin moral. Kjo bëhet me qëllim këshille dhe përkujtimi duke përmbushur detyrimin e urdhërimit për vepra të mira dhe ndalimin nga ato të ligat. Allahu i lartësuar ka thënë: “Zoti yt kurrë nuk do t’i shkatërronte qytetet padrejtësisht, nëse banorët e tyre do të ishin përmirësues.” Hud, 117. 1.

Dashuria që i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut ndërpritet dhe shkrihet. Dashuria më e madhe dhe më bukur është ajo që i dedikohet Krijuesit, dashuria për të Dërguarin të Tij dhe dashuria për çdo vepër apo fjalë që të afrojnë tek Ai. Dashuria është shpirti i jetës, shija e ekzistencës, ushqimi i shpirtit, drita e syve dhe e zemrës. Jeta pa dashuri, është e pavlerë, zemra që nuk përmban dashuri brenda saj është zemër e ngurtësuar. Nga dashuria që lidhet drejtpërdrejt me dashurinë e Allahut është të duash atë qe e gëzon dhe e kënaq dhe largimi nga ajo që e zemëron dhe irriton. S’ka dyshim se besimtarët e duan më fort se të tjerët Krijuesin e tyre. Allahu i përshkruan ata duke thënë: “Disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.” Bekare, 165.

2. Festat në fenë islame janë adhurime me të cilat muslimani afrohet tek Zoti i tij, dhe si të tilla ato nuk i lejohet asnjeriu, cilido qoftë ai, që të caktojë një festë e pa përcaktor në fenë islame.

3. Festimi i “ditës së dashurisë” (Shën Valentinit) është përngjasim me romakët e vjetër paganë, pastaj edhe me të krishterët, të cilët i pasuan të parët edhe pse s’ka asnjë lidhje me fenë e tyre. Në lidhje me përngjasimin Profeti Muhamed (alejhi salatu ue selam) thotë: “Kush i ngjason një populli, ai është njëri prej tyre.” (Ebu Daudi, saktësoi Albani) Në lidhje me këtë hadith, Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Ky hadith tregon së paku se përngjasimi është i ndaluar.” Ndërsa San’ani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Ai që i përngjason mohuesit në veshjen e tij me qëllim dhe bindje që të duket i njëjtë me të, ka rënë në mohim. Nëse nuk e bën këtë me qëllim dhe me bindje, ka mendime të ndryshme nga dijetarët muslimanë. Disa thonë se ai ka rënë në mohim, siç duket edhe kuptimi i hadithit. Kurse disa të tjerë thonë se nuk ka rënë në mohim, por edukohet me një ndëshkim të caktuar.

4. Përveç se nuk lejohet festimi i kësaj dite, gjithashtu ndalohet urimi për këtë ditë, pjesëmarrja në festë apo prezantimi me ata që e festojnë. Po kështu nuk lejohet pranimi i dhuratës për këtë festë, sepse kështu shpreh miratimin tënd. Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Urimi për simbolet e mohuesve që janë të veçanta për ta, është i ndaluar sipas mendimit të pothuajse të gjithë dijetarëve. Siç thuhet p.sh: Gëzuar festat, apo urime për këtë festë, etj. Ai që shprehet në këtë formë, nëse shpëton nga mohimi, patjetër që ka rënë në diçka të ndaluar, sepse ky urim është i njëjtë me veprimin e përuljes para kryqit. Madje ky urim është mëkat më i madh dhe më i urryer tek Allahu, se urimi i atij që pi alkool, apo vret një të pafajshëm.” Janë të shumtë ata që e bëjnë një gjë të tillë dhe nuk e dinë se sa mëkat i shëmtuar është ai.

5. Bazuar në atë që u përmend në pikën e lartpërmendur, tregtarëve muslimanë nuk u lejohet shitja e dhuratave që janë për këtë ditë dhe të veçanta për të, siç janë trëndafilat e kuq, etj. Shkaku është sepse tregtari ndihmon në përhapjen e këtij mëkati, të cilin nuk e pëlqen Allahu dhe i Dërguari i Tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër. Maide, 2.

6. Nga fenomenet e ulëta dhe simbolet e ndaluara në këtë ditë janë: shfaqja e gëzimit, si të ishte festa e bajramit, shkëmbimi i trëndafilave të kuq, duke shprehur kështu dashurinë, e cila ishte traditë e romakëve, ku shprehnin dashurinë hyjnore pagane për idhujt e tyre që i adhuronin përveç Allahut. Po kështu shpërndarja e kartave të urimit dhe në disa prej tyre është vendosur fotoja e fëmijës me dy krahë, që mban në dorë një hark dhe një shtizë, i cili përfaqëson zotin e dashurisë tek romakët paganë.

7. Nga synimet dashakeqe të kësaj dite, është përhapja e dashurisë mes të gjithë njerëzve, qofshin ata besimtarë apo mohues e politeistë. Ky veprim bie ndesh tërësisht me parimet islame. Mohuesi e meriton që të sillesh me drejtësi me të, nëse nuk ka shpallur luftë kundër muslimanëve ose ndihmon armiqtë e Islamit kundër tyre. Ashtu siç meriton respekt nëse është nga të afërmit. Allahu i lartë ka thënë: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” Mumtehine, 8. Mbajta drejtësi ndaj mohuesit dhe respekti, nuk do të thotë që të shprehësh dashuri, madje kërkohet urrejtja e tij për hir të Zotit, sepse është në gjendje mohimi, të cilën nuk e pëlqen Allahu.

8. Nga veprimet e ndaluara të kësaj dite janë, argëtimi me mjete të ndaluara, si muzika, përzierja e femrave me meshkujt, shikimi dhe qëndrimi me gratë gjysmëlakuriq, etj. Të gjitha këto janë parathëniet dhe përgatitja e terrenit për të arritur objektivin final, që është imoraliteti dhe degjenerimi.

9. Ai që punon në media, duhet të bëjë çmos që të mos jetë një nga hallakat dhe nyjet e përçimit të haramit, sepse do të jetë pjesëtar në gjynah. Mjetet e informimit janë ato që kanë efektin më negativ dhe nganjëherë edhe pozitiv, sipas përdorimit, për të larguar njerëzit, sidomos rininë nga udha e drejtë. Kujdes, mos u bëj shënjestër e ajeti kuranor: “Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini.” Nur, 19.

10. Përgjegjësia më e madhe bie mbi ata që kanë njohuri nga feja islame për këtë çështje, qofshin ata nxënës dije, apo edhe muslimanë të thjeshtë, për të treguar të vërtetën rreth kësaj çështje, duke filluar nga familja, njerëzit më të afërt e më gjerë. Edhe pse duket diçka e lehtë, megjithatë ajo prek besimin e muslimanit, prandaj e meriton që t’i kushtohet rëndësi e veçantë. I lutemi Allahut të na ruajë nga zemërimi i Tij dhe të na udhëzojë në veprat dhe fjalët më të mira, vërtet Ai është Dëgjues dhe e pranon lutjen!

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi