Një historik i BURMALI XHAMISË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Një historik i BURMALI XHAMISË

Mesazh nga Erisa prej Thu 29 Apr 2010 - 21:32



Burmali Xhamija-Bukuroshja e Ballkanit
Xhamia Burmali u rrënua për qejf të fanatikëve ortodoks

Në një artikull të titulluar "Shkupi që po vdes dhe Shkupi që po ndrihet", gazeta shkruan se një nga arsyet e rrënimit të Burmali Xhamisë, ose xhamisë së gurtë është që të zgjerohet hapësira e sheshit të qytetit.

"Në këtë vend është ngritur shtëpia e Oficerëve që është dhe ndërtesa më e mirë në Shkup. Por përfundimisht kjo ndërtesë e re e humb pamjen e qytetit të Shkupit, pasi xhamia ka pas atë pamjen që identifikonte qytetin", shkruan gazeta.


Sipas "Vreme"-s së vitit 1925 që botohej në Beograd në sheshin e Shkupit mund të ishin të dyja, edhe Shtëpia e Oficerëve, edhe xhamia që do të begatonin qytetin, mirëpo, sipas gazetës kjo nuk u ka konvenuar fanatikëve ortodoks.

"Kanë mundur ta rrënojnë vetëm minaren dhe objekti të ruhej e të mund të shndërrohej në muze. Sidomos është dashur të ruhen shtyllat e gurit të cilat nuk mund të hasen në asnjë vend të botës, të cilat janë hedhur në lumin Vardar", shkruan ndër të tjera në artikullin e gazetës.

Ndërkaq, sipas historianëve shqiptar arsye tjetër e rrënimit të Burmali Xhamisë është edhe ajo se në vitin 1925, u rrënuan të 120 xhamitë që kishte Shkupi.

"Në vitin 1925 u rrënuan të 120 xhamitë që ekzistonin. Po ashtu në të njëjtin vit u shua edhe organizata e vetme politike e myslimanëve në ish mbretërinë SKS me të vetmin qëllim që të eliminohej qëndresa e tyre", sqaron magjistri Skënder Hasani. Ai thotë se në atë kohë fanatikët ortodoks nxirrnin arsyetimin se në çdo xhami që rrënonin ka pas një kishë.E prishur 90 vjet më parë myslimanët e këtushëm kanë ringritur zërin e arsyes për tu rikthyer Burmali Xhaminë në qendër të Shkupit, një objekt fetar me karakter arkitektonik dhe fetar e cila dikur është quajtur edhe Bukuroshja e Ballkanit

KËRKESA TË VAZHDUESHME PËR TU NDËRTUAR BURMALI XHAMIA

E quajtur nga të gjithë udhëpërshkruesit si Bukuroshja e Ballkanit dhe e konsideruar si një perle arkitektonike Burmali Xhamia dikur qëndronte krenare në pjesën e djathtë të lumit Vardar. Burmali Xhamia, një xhami shumë e njohur, pastaj Medreseja, Mektebi, një karvansaraj, varri Mehmet Begut, themeluesit të kësaj xhamie, të gjithë këto aksesorë për përdorimin e Xhamisë sot nuk duken asgjëkund pasi që në vitin 1924 okupatori serb i rrafshoi për tokë në themelet e të cilës ndërtoi Shtëpinë e Oficereve ku krajl të ndryshëm serb dërgonin mesazhin e asimilimit shqiptarë.
E prishur në fillim shekullin e XX-të, serbët janë interesuar që të zhdukin edhe shumë elemente që tregojnë për historikun e kësaj xhamie në qendrën e Qytetit të Shkupit.
Ato që japin pak të dhëna janë Gisha Elezoviq dhe Lida Kumbaraxhi, të dy ekspertë të njohur të trashëgimisë osmane në Ballkan.
Por e prishur 90 vjet më parë myslimanët e këtushëm sot kanë ngritur zërin e arsyes për tu rikthyer ku objekt fetar me karakter arkitektonik në vendin ku edhe ka qenë dikur.
Kërkesën më të zëshme e ka bërë Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë. Kryetari i këtij institucioni të lartë fetarë Sulejman Rexhepi tha se me që Qeveria po shpërndanë para për ndërtimin e kishës në Qendër të Shkupit, atëherë BFIM pret që të marrë mjete financiare për këtë objekt fetar.
“Burmali Xhamia është ndërtuar në vitin 1495 nga Mehmet Begu, një autoritet I asaj kohe. Sipas mbishkrimit të kësaj xhamie në gjuhën arabe dhe i cili mbahet në Kurshumli An thuhet se Mehmet Begu përmes kësaj vepre impozante shpresonte ta përfitojë mëshirën e Allahut Fuqiplotë dhe këtë objet fetare e ngriti për hir të tij”, thekson Rexhepi.

Mallkimi

Në mbishkrim thuhet se Mehmet Begu ka qenë një ngadhënjyes ndaj idhujtarëve dhe të pa feve mirëpo siç duket perla e tij nuk ka prek sedrën e okupatorëve serb që ta shtrijnë xhaminë për dhe. As edhe mallkimi i rëndë se “Kush orvatet që të zhduk këtë vakëf, ose të ngrite një kusht prej kushteve të tija, mbi te qoftë mallkimi i Zotit, gjithë melekëve dhe mallkimi i gjithë njerëzve”, nuk u ka bërë përshtypje kolonistëve që të prishin edhe varret rreth kësaj xhamie dhe mbi do të ndërtohet Shtëpia e Oficërëve e cila do të vazhdoj deri në vitin 1963, kur u prish nga tërmeti, të jetë mallkim për shqiptarët në Maqedoni.
“Emri Burmali i ka mbet nga pamja e jashtme sepse minarja ishte ndërtuar në formë spirale. Mirëpo kjo Xhami ka qenë e njohur edhe me emrin Karlizade nga ana e Ekrem Çelebija, një emër që ka vënë në pah virtytet e devotshme të kësaj xhamie por edhe të themeluesit”, thekson kryetari shpirtërorë e myslimanëve këtu, Rexhepi.
Ai duke treguar emra të njohur të proviencës së arkitekturës thekson se edhe Semeni Einxhe kur ka folur për këtë xhami ka theksuar se “sipas vlerës arkitektonike që ka pas kjo xhami , është radhitur ndër xhamitë më të bukura. Kjo xhami e vendosur në bregun e djathë të lumit Vardar prezanton në mënyrë impozante një monument kulturore historik”
Sipas Rexhepit është më rëndësi të përmendet se ambienti në pjesën e djathë të Vardarit ën atë kohë ka pas një tërësi të plotë të ambientit fetar islam që është një kundërshtim kryekëput e asaj që është sot.
“Hafëz Mehmet Pasha, valiu u Shkupit në atë pjesë ka themeluar i pari Parkun e Qytetit që është edhe sot ndërsa brenda tij ka ndërtuar edhe objekte që kanë qenë në përdorimin e plotë të qytetarëve. Parku ka qenë i njohur më emrin Islahame ndërsa ka pas shumë institucione atraktive si Islahamja e cila ka shërbyer si Qendër Reformuese, Idadija që ka paraqet Qendrën edukativo arsimore pastaj Konaku i Vilajetit , Stacioni teleferik, dhe shumë objekte të tjera të infrastrukturës . Sot nga këto objekte asgjë nuk ka”, thekson Rexhepi.



Reagimet kundër prishjes

Sipas tij shumë institucione të karakterit ndërkombëtarë kanë reaguar ashpër ndaj prishjes së këtyre objekteve ndërkohë që zëri më shumë është ngritur në kohën kur është prishur Burmali Xhamia e cila më të vërtet ka paraqitur një objekt të rrallë të llojit të vet.
Vetë Asambleja e popujve me seli në Gjenevë, me Rezolutë të veçantë në formë të shkruar e shpalli si akt barbar prishjen e Burmali Xhamisë ndërsa shumë shkencëtar humbën titujt e tyre shkencorë në atë kohë që dolën në përkrahje të shkatërrimit të Burmali Xhamisë. Shumicës prej tyre u është marrë edhe e drejta e fjalës.
Sipas Rexhepi, Bashkësia Islame nuk do të tërhiqet nga kërkesa për rindërtimin e Burmali Xhamisë.
“Ne mbetmi edhe më tutje në kërkesat tona që Burmali xhamia të kthehet për arsye se kemi një pjesë të popullatës andej në anën e djathtë të lumit Vardar dhe kështu që ne në atë drejtim në atë anë sipas evidencës ne që e kemi, kemi humbën edhe Burmali xhaminë edhe Faik Pasha Xhaminë edhe Xhaminë që ka qenë e locuar për Nerezin në Karposh do thotë tre xhami kemi të humbur në kohën e sistemit të dikurshëm, prandaj ne do të insistojmë çka është e mundur që xhamitë të na kthehen e sidomos Burmali Xhamia”, nënvizoi kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi duke shtuar se masat më konkrete për këtë duhet marrë organet kompetente shtetërore, si dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë.
“Shteti do të duhej të përsos kornizën juridike për administrim të vakëfeve, si dhe të sigurojë mos diskriminimin e ndonjë bashkësie fetare në këtë aspekt apo të pronës vakëf të saj. Pos kësaj shteti duhet dhënë ndihmën përkatëse për kthimin e vakëfeve dhe sidomos kthimin e tyre në qëllimet për të cilat kanë shërbyer më parë e që për ato kanë qenë të dedikuara”, thotë Rexhepi duke na bërë më dije se periudha pas luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore solli një migrim masiv të popullatës myslimane nga këto treva dhe veçanërisht të elitave të saj. Me këto migrime vakëfet mbetën jetim, edhe pse ekzistonin organizime fetare dhe politiko-shoqërore që, pos tjerash, orvateshin të ruanin edhe formën dhe funksionin e vakëfeve të ndryshme në Maqedoni. Po në këtë periudhë, përveç konfiskimit, uzurpimit dhe ndërrimit të funksionit të një sërë vakëfesh të mëdha, u bë edhe shkatërrimi i disa vakëfeve fetare që ishin tejet të rëndësishme për popullatën e atëhershme dhe bile ishin simbole qendrore të arkitekturës islame dhe orientale të këtyre trevave.

Xhamia Burmali u rrënua për qejf të fanatikëve ortodoks

Rrënimi i Burmali Xhamisë në Shkup ne vitin 1925 nuk kaloi pa lënë gjurmë në shtypin e kohës. Gazeta "Vreme" e gjashtë shtatorit të vitit 1925, të cilën e siguroi "Lajm" shkruan se një nga shkaqet kryesore të rrënimit të xhamisë së gurtë ishin fanatikët ortodoks.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi