Buzëqesh…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Buzëqesh…

Mesazh nga Erisa prej Thu 29 Apr 2010 - 21:47




Buzëqeshjet mbjellin dashuri, lumturi, respekt dhe harmoni. Në ato familje ku ekziston buzëqeshja mbretëron qetësia. Në shoqëritë ku mbretëron ajo, veçse ka mbretëruar begatia. Bisedat e shoqëruara me të janë të kurorëzuara me mëshirë nga Zoti. Përshëndetja e shoqëruar me buzëqeshje vetvetiu tregon shumë më tepër se sa disa orë të kaluara në bisedë. Nëse dëshiron të buzëqeshin të tjerët atëherë, edhe ti buzëqeshu atyre. Mbill respekt dhe dashuri tek fëmijët me buzëqeshje. Edukoi, mësoi, bisedo dhe loz me ta, por vetëm duke buzëqeshur. Shikimet ledhatuese, bisedat, dashurinë bashkëshortore përcilli me buzëqeshje. Vëllain takoje, bisedo dhe përcille vetëm duke i buzëqeshur.

Buzëqeshja, është magji e cila thyen kufijtë e inatit dhe të nervozes, si dhe depërton brenda në thellësitë e zemrës. Arrin aty ku nuk mund të depërtojë asgjë, as edhe shigjeta e pushka.
Pse nuk buzëqesh?! A thua, një vepër e tillë kushton të holla dhe lodhje?! Apo mos vallë është më e shtrenjtë se rezultati i saj?! Pa kurrfarë të hollash, por vetëm duke mbledhur faqet pak nga prapa dhe ia arrin qëllimit. Por, ke kujdes mos të harrosh ta shoqërosh këtë lëvizje me sinqeritet.
Kaq të kushton e asgjë tjetër, për të dhënë lëmoshë. “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka”, këtë mos e harro kurrë! Bëje sa më shpesh që të arrish t`i thyesh kodet e zemrave të miqve dhe armiqve tu.
Pse? Pse besimtari të mos buzëqesh? Pse ai e takon vëllain e tij me fytyrë të mërrolur dhe buzë të varura?! A thua vallë ka bërë diçka që meriton një sjellje aq të pahijshme dhe të ndaluar me të. Apo, mos vallë shkak i kësaj është përtesa, por pse për një buzëqeshje sadaka?!
Buzëqeshi atij që e njeh dhe që nuk e njeh, sepse ajo nuk sjell dëm por vetëm dobi, nuk krijon përçarje por vëllazëri, miqësi, e jo armiqësi. Nevojtarin prite dhe përcille vetëm duke buzëqeshur madje edhe nëse nuk mund ta ndihmosh ngase, ndonjëherë është më e vlefshme se vet ndihma e tij. Buzëqesh o mysliman. Trego se ti di të buzëqeshësh dhe feja ta mëson atë. Mësoi të tjerët se cila është buzëqeshja e vërtetë, si është ajo para syve dhe pas shpinës. Buzëqesh, për hir të Allahut që tu tregosh të tjerëve se di të buzëqeshësh, e se ti nuk je i vrazhdët, rrugaç, e as terrorist. Buzëqesh gjithmonë sepse ajo tregon edukatën e zemrës sate ashtu siç ndikon në përmirësimin e saj.
Edhe kur të bëhet një padrejtësi sërish buzëqesh që në aspektin psikik ta luftosh tjetrin. Kurrë mos qaj para armikut, e as mos bërtit, meqë një gjë e tillë e gëzon, trimëron dhe kënaq. Por, buzëqesh kinse me ty asgjë nuk ka ndodhur, kinse i ke punët mirë dhe nuk ke aspak telashe. Vepro kështu edhe kur je në vështirësitë më të mëdha sepse nëse vepron të kundërtën, vallë mendon se tjetri do të mëshirojë?! Andaj, buzëqesh dhe vetëm buzëqesh...

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi