Kujto këto gjëra gjatë marrjes së pagës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kujto këto gjëra gjatë marrjes së pagës

Mesazh nga Erisa prej Thu 29 Apr 2010 - 22:02


Kur vjen koha për të marrë rrogën, më vijnë ndër mend disa gjëra, të cilat mendoj se janë të rëndësishme:
1- Rroga është e plotë, vallë është edhe puna gjithashtu e plotë? A nuk ka pasur mangësi dhe defekte? Si ta laj përgjegjësinë time, sepse ai që merr pagë, llogaritet para Allahut për punën e tij?
2- A i jam lutur Allahut të ma bëjë të bereqetshme këtë rrogë, apo jam mjaftuar vetëm me buzëqeshjen dhe rehatinë e brendshme?
3- A kam falënderuar Allahun për këtë begati që më ka dhënë, në kohë kur shumë të tjerë janë të privuar nga kjo gjë?
4- A kam menduar të ndaj sadaka nga kjo rrogë dhe të ushqej ndonjë të varfër?
5- A kam menduar për ata borxhlinj, për të cilët kam marrë përsipër përgjegjësinë për t`ua larë borxhet para se ato t`u rriten dhe para se t`u vijë exheli. Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, nuk dëshiroi t'ia falë namazin e xhenazes atij njeriu që i kishin mbetur borxhe përderisa një as'hab nuk e mori përsipër larjen e borxhit të tij.
6- A kam mundësuar me këtë rrogë lumturi te prindërit, gruaja dhe fëmijët edhe me diç të vogël?
7- Po ti, a i ke menduar detyrat dhe obligimet tjera, të cilat nuk mund të realizohen ndryshe përpos se me pasuri?
8- A ke menduar të ndihmosh organizata humanitare a të marrësh përsipër kujdesin për ndonjë jetim përmes një kontributi mujor?
9- A ke menduar të largohesh nga israfi (harxhimi i tepërt) në ushqim, pije, veshmbathje dhe gjërat shtesë?
10- A ke menduar që tërë këtë rrogë ta harxhosh në hallall dhe të largohesh nga harami dhe gjërat e dyshimta?
11- A ke menduar për të hartuar plane të studiuara dhe strategji precize për harxhimin e kësaj rroge në mënyrë të matur dhe të drejtë, jo me kaotizëm dhe menaxhim të keq?
Vëllai im! Mendo mirë këto gjëra kur ta marrësh rrogën, sepse i ke amanet për të cilat do të japësh llogari, andaj bëje gati përgjigjen e saktë të kësaj pyetje. Kam shumë shpresë se nuk do të mungojnë këto gjëra nga mendja jote, jo tani, por para se ta marrësh rrogën. Allahu të dhëntë suksese në jetë dhe bereqet në pasurinë tënde.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi