Mirësevjen lule trëndafili

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mirësevjen lule trëndafili

Mesazh nga Erisa prej Thu 29 Apr 2010 - 22:07

Mirësevjen

Ti që je: namazlie, agjëruese, e devotshme dhe e pajisura me frikërespekt.
Ti që je: e ndershme, e matur, e mbuluar dhe dinjitoze.
Ti që je: e arsimuar, syhapur, vizionare dhe e udhëzuar.
Ti që je: besnike, e vërtetë, sadakadhënëse dhe mikeshë.
Ti që je: durimtare, që shpreson shpërblimin, penduese dhe që kthehesh te All-llahu,
Ti që je: përmendëse e All-llahut, falënderuese, thirrëse dhe e vetëdishme.
Ti që je: pasuese e Asijës, Merjemes dhe Hadixhes.
Ti që je: edukatore e trimave dhe nënë e burrave.
Ti që je: kultivuese e vlerave dhe kujdestare e idealeve.
Ti që je: xheloze për nëpërkëmbjen e kufinjve dhe larg të gjitha harameve. Po
Po …buzëqeshjes tënde të bukur që nxit dashurinë dhe dërgon afërsi tjerëve.
Po …fjalëve tuaja të mira që ngrisin shoqëri të ligjshme dhe eliminojnë urrejtjet.
Po …sadakasë që e bën të lumtur një të ngratë, gëzon një të varfër dhe ngop një të urritur.
Po …ndejës me Kur'an, duke lexuar, menduar rreth tij, duke zbatuar, përplot pendim dhe istigfar.
Po …dhikrit dhe istigfarit të shumtë, mvarshmërisë nga duaja dhe përmirësimit të pendimit.
Po…edukimit të fëmijëve tuaj në fe, mësimit të sunnetit dhe udhëzimit drejt asaj që u bën dobi atyre.
Po …nderit dhe mbulesës të cilën e ka urdhëruar All-llahu, që është rruga e mbrojtjes dhe ruajtjes.
Po…shoqërimit me gra dhe vajza të mira që ia kanë frikë All-llahut, e duan fenë dhe i nderojnë vlerat.
Po …bamirësisë ndaj prindërve, kujdesit ndaj farefisit, nderimit të komshisë dhe kujdesit për jetimin.
Po …leximit të dobishëm, shfletimit përfitues, librit të këndshëm dhe udhëzues.
Jo…!
Jo… harxhimit të kohës në gjëra të pavlefshme, sikur që janë dëshira për hakmarje dhe debati i padobishëm.
Jo … dhënie përparësi grumbullimit të pasurisë para shëndetit, lumturisë, gjumit dhe rehatisë tënde.
Jo… përcelljes së gabimeve të të tjerëve, përgojimit të tyre dhe harrimit të të metave të vetes.


Jo… zhytjes në lezetet e epshit dhe dhënia e çdo gjëje që epshi kërkon dhe ia ka ëndja për te.

Jo … humbjes së kohës me njerëz bosh dhe harxhimit të kohës në lozje.
Jo …mosdhënies rëndësi pastërtisë së trupit dhe shtëpisë, aromave të këndshme dhe rendit.
Jo … pijeve të ndaluara, duhanit, nargiles dhe çdo të keqeje.
Jo … kujtimit të ndonjë fatkeqësie që ka ikur, katastrofe që ka kaluar ose gabimit që ka ndodhur.
Jo … haresës së ahiretit dhe punës për te dhe neglizhencës së atyre pamjeve.
Jo… harxhimit të pasurisë në harame, israfit (teprimit) në gjëra të lejuara dhe mangësisë në adhurime.
Dhjet trandafila
- Kujto se Zoti yt ia fal atij që falje kërkon, ia pranon pendimin atij që pendohet dhe e pranon ate që te Ai kthehet.
- Mëshiroi të dobtit je e lumtur, jepju nevojtarëve shëndoshesh dhe mos bart mllef je përplot me shëndet.
- Je optimiste sepse All-llahu është me ty, kurse melaqet kërkojnë falje për ty, e xhenneti të pret.
- Fshiji lotët me mendimin e mirë që ke për All-llahun, largoi brengat duke i kujtuar dhuntitë e All-llahut për ty.
- Mos mendo se dynjaja i është plotësuar dikujt, nuk ka në ruzullin tokësor kujt i është realizuar çdo kërkesë dhe është shpëtuar nga çdo pengesë.
- Bëhu pema e hurmës ambicioze, larg të këqijave, e nëse gjuhet me gurë, i jep frytet e veta.
- A ke dëgjuar ndonjëherë se mërzia i kthen gjërat e kaluara, ose se brenga e përmirëson gabimin, pse pra të mërzitemi dhe të brengosemi?!
- Mos prit sprova dhe telashe, por siguri, paqë dhe shëndet, me leje te All-llahut.
- Fike zjarrin e urrejtjes nga gjoksi yt me falje të përgjithshme për secilin që ka gabuar ndaj teje.
- Larja, abdesti, parfymi, misvaku dhe rendi janë shërime të sukseshme për çdo të keqe dhe ngushtice.
Dhjet lule
- Ji sikur bleta, shkon në lule me aromë dhe pemë të freskëta.
- Nuk ke kohë për të zbuluar mangësitë e njerëzve dhe grumbullimin e gabimeve të tyre.
- Nëse All-llahu është me ty, nga kush frikohesh, e po qe All-llahu kundër teje, nga cili shpreson?!
- Zjarri i zilisë e han trupin, kurse xhelozia e tepruar është zjarr i rezikshëm.
- Nëse sot nuk je e përgaditur e nesërmeja nuk është pronë e ytja.
- Tërhiqu e shëndoshë nga tubimet e lozjes dhe bisedave të kota.
- Me moralin tënd bëhu më e bukur se kopshti.
- Bëj mirë, sepse ti do të jesh njeriu më i lumtur me te.
- Lërja Krijuesit krijesat, ziliqarit vdekjen, armikut haresën.
- Lezetin e haramit e pason keqardhja, pendimi dhe dënimi.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi