Si ta zbulojme semundjen e kancerit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si ta zbulojme semundjen e kancerit

Mesazh nga Merisa prej Tue 28 Apr 2009 - 15:14

Njeriu dhe Kanceri

Ka kaluar një kohë bukur e gjatë që njeriu është duke u ballafaquar në forma të ndryshme se si ta përmiresoj jetën e tij duke hulumtuar rreth shkaqeve të sëmundjeve dhe rënkimeve të tij dhe këtë si rezultat i arritjes së një zgjidhjeje nga betejat dhe perleshjet e rrepta që na ofrohen nga armiku i njeriut, e ai na qenka semundja. Në lidhje me sëmundjen e kancerit kanë folur dijetar dhe mjekë të shumtë, duke spikatur konceptet dhe mendimet e tyre rreth saj, andaj edhe percaktuan diagnoza për kurimin e kësaj semundje. Edhe sot vërejmë hulumtues të shumtë të cilet po përpiqen që më të gjitha mjetet sofistikuese që posedojnë, te arrijne deri të një zgjidhje e suksesshme në mënyrë që të mbarojmë nga kjo bela dhe epidemi vdekjeprurëse.

Gjëja që na brengos më së shumti është se që të dy janë prezent; problemi si dhe shkaktari i problemit, gjegjësisht kanceri, ç'është më e keqja një numër mjaft i madh i njerëzve është duke vuajtur nga sëmundja në fjalë, pra t'i lëmi anash ato që janë thënë në të kaluarën dhe të fillojmë një rrugëtim të shkurtër rreth njohjes mbi shkaqet e kësaj semundjeje, gjithnjë duke sjell në fund edhe metodat që shpiejn në largimin dhe evitimin e kancerit.

Te nderuar lexues, kanceri është sëmundje sikurse edhe sëmundjet tjera prezente, si rrjedhoj kjo sëmundje nuk është mbarim i ekzistences se njeriut, me fjalë të tjera edhe sëmundja e kancerit është sëmundje shëruese.

Për t'u njohur më për së afërmi më sëmundjen e kancerit, për ju kemi sjellë disa pika siç vijojnë;

Çdo njeri nga ne në trupin e tij posedon qeliza kancerore, të cilat nuk mund të shifen përgjat ekzaminimeve te rregullta mjeksore, por koha kur ato mund të duken, ndodh atëherë kur ato të dobësohen dhe kur numri i tyre të ketë arritur në disa miliarda qeliza, ku si rezultat i paraqitjes se këtyre qelizave fillon edhe shfaqja e tumorëve të qelbur. Prandaj, kur mjekët të cilët merren me kurimin e kancerit, informojnë pacientët e tyre se nuk kanë parë asnjë qelizë kancerore në trupat e tyre, kjo jep te kuptojë se ekzaminimet e bëra në qendrat mjeksore janë të paarritshme dhe të pakapshme që të regjistrojnë një gjë të tillë. Kjo si rezultat se qelizat e kancerit ende nuk kanë marrë formen për t'u dukur në mjetin përkatës.
Qelizat kancerore në jetën e individit zakonisht paraqiten nga gjashtë deri në dhjetë herë.
Nëse vërtetë sistemi imunitativ i njeriut është i fortë, atëherë kjo rezulton në shkatërrimin e këtyre qëlizave si dhe pengimin e shtimit të tyre, të cilat më tutje do të formonin edhe tumorët.
Kur njeriu vuan nga sëmundja e kancerit, atëherë kjo argumenton prezencen e mungesës së vitamineve dhe ushqimeve të ndryshme. Motivet e kësaj mangësie mund te jenë te fushave te ndryshme, si fjala vjen; faktori trashëgimtar, jeta e keqe që individi jeton, etj.
Në mënyrë që të kapërcehet kjo periudhë e mungesës se vitamineve, doemos duhet përforcuar dhe ndihmuar imunitetin e njeriut. Në ketë pikë duhet shtuar se kerkohet ndryshimi i sistemit të ushqimit në mënyrë që sistemi i imunitetit të përforcohet më ushqime të mira dhe plotësusese.
Me keqardhje shohim një numër te madh te pacientëve, të cilët vuajnë nga kanceri dhe posa të shfaqet tumori, drejtohen tek mjekët në mënyrë që të gjejnë shërim. Ata përdorin diognoza kimio-terapike si dhe aparate me rrezatim, e ka edhe të atillë të cilët fare pa menduar pranojnë t'i nënshtrohen operacioneve, si rrjedhojë, të gjitha këto mjekime ndikojnë negativisht në prishjen dhe shkatërrimin e pjesës së shëndoshë të trupit si dhe dëmtimin e fuqisë së tij të mbetur.
Ështe mëse e vërtetë se barërat kimike të cilat u ipen të prekurve nga kjo sëmundje, shpiejnë deri te helmimi i qelizave kancerore të cilat shënojne rritje shumë të shpejtë, mirëpo njëkohësisht barërat e tilla shkatërrojne edhe qelizat e shëndosha, të gjalla dhe shumë të rëndësishme. Gjithashtu në vendin ku ato operojne siç është palca e eshtrave si dhe zonat e lukthit. Sekëndejmi, mjekimi më barëra kimike shkakton dëme të mëdha në gjymtyrët më të rëndësishme te trupit, siç janë; mëlçia, veshkët, zemra dhe mushkërit.

• Është më rëndësi të cekim këtu se mjekimi përmes rrezatimit rezulton në mbytjen dhe menjanimin e qelizave kancerore, por gjithashtu ky lloj mjekimi djeg dhe shkatërron të gjitha qëlizat, pëlhurat jetësore, si dhe pjesët e shëndosha te trupit.

• Nuk ka dyshim se mjekimet radioaktive dhe ato kimio-terapike të cilat realizohen në fillim te mjekimit, ndikojnë në zvogëlimin e mazhurances se tumorit, mirëpo përdorimi për një periudhë të gjatë, nuk do të ketë mundësi të le asnjë ndikim në të.

• Pasi që pacienti të jetë rraskapitur nga mjekimet me ndriçim dhe të jetë stërmbushur me helme nga mjekimet kimo-terapike, sistemi imun i njeriut do të shkatërrohej dhe do të falimentohej në tërsi, andaj si rezultat i saj, shohim pacientët duke u ballafaquar me sëmundje të barkut si dhe përzierje të ndryshme.

• Nga gjithë ajo që u përmend më pare, mund të themi se rreziku më i madh që vie si rezultat i mjekimeve kimio-terapike dhe atyre me rrezatim, i bënë qelizat kancerore që vetvetiu të ngriten duke u shumuar dhe bëhen më të përballueshme në një aspekt, kurse më të veshtira për t'i eliminuar në aspektin tjetër. Ndërsa për sa i përket opercionit për shfarosjen e tyre, është vërtetuar se operacionet e tilla qojnë deri të shperndarja e qelizave kancerore në pjesët tjera të trupit.

• Ndër metodat më efikase për ta evituar sëmundjen e kancerit është të pangrënurit, respektivisht mosushqimi i qelizave kancerore, duke mos i ushqyer ato me vitamina të domosdoshme, të cilat shpiejnë deri të shumimi i tyre, e më pas edhe deri të shpërndarja e tyre në pjesët tjera te gjymtyrëve trupore.

Ushqimi i qelizave kancerore

Fillimisht, qelizat sulmuese ushqehen drejtpërsëdrejti nga shiqernat e njëpasnjëshme. Me ndërprerjen e kësaj substance ushqyese, jemi në gjendje që kancerit t'i ndërpresim edhe furnizimin e parë, i cili konsiderohet ushqim themelor i sëmundjes së kancerit. Substancat me përmbajtje të sheqerit janë të dëmshme për acarimin e sëmundjes së sheqerit, mu për këtë motiv, mjekët janë mbështetur në disa zëvendësime të rregullta, siç janë; melasë, molla e terur, mirëpo gjithnjë duke pasur në konsideratë që nga këto ushqime të përdoret sasi e vogël e tyre. Gjithashtu kripa e kuzhinës përmban subtanca kimike, përdorimi i të cilit e shndërron qelizen në ngjyrë të bardhë, andaj, zevendësimi i tij me kripë të detit është më se i preferuar.

2) Qumeshti si dhe produketet tjera që vinë nga ai, shkaktojnë krijimin e gelbazit si dhe substancat tjera mukoze në trup, e në veçanti në kanalet tretëse, prandaj kanceri ushqehet më këtë lloj të substancave. Anulimi i qumshtit të kafshëve dhe zëvendësimi i tij më qumsht te sojës, apo me oriz të pasheqerosur, në këtë mënyrë realizohet edhe mosushqimi i qelizave te kancerit.

3) Preferohet që 80% e ushqimeve që neve konsumojme të jenë frute te freskëta, kokrra të plota (pra, kokrra gruri), një sasi e vogël e farave, gishtënjave, lajthijave, sasi e vogël e mollave. Përdorimi dhe të ushqyerit më këto ushqime forcon trupin dhe shëndetin e njeriut. Ndërsa nga këto produkte, vetëm 20% preferohet të pergatitet ne formë te gjellërave duke përfshirë këtu edhe bimët bishtajore.

Nuk duhet harruar se lëngu i frutëve të freskëta të jep fermente jetsore, të cilat lehtësojne thithjen dhe tretjen e tij, ç'është e vërteta, ato arrijnë deri të qelizat për brenda 15 minutave ku ushqejne dhe ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin e qelizave te shëndosha. Prej burimeve të fermenteve të gjalla është përdorimi i lëngjevetë frutave freskuese sëbashku me disa bimë bishtajore, ndaj dhe marrja e këtyre lengjeve mund të merret dy apo tri herë në ditë.

Ështe vërtetuar shkenctarisht se farmented shkatërrohen atëhere kur temperatuar e saj të ketë arrit në 40 gradë.

4) Largimi nga konsumimi i kafës, qajit, qokolatës si dhe çdo produkti më përmbajtje te kafeinës është i mirëseardhur për të prekurit nga kanceri, si zëvendësues mund të përdorim gjëra te buta dhe të dobishmë për shëndetin, siç janë qajin e luleve apo qajin e gjelbërt, i cili posedon karaketiristika kundërvepruese ndaj kancerit. Gjithashtu preferohet pirja e ujit të pastër apo atij të filtruar, njëkohesisht duhet të jetë I vendosur në kavanoze të cilët I përdorim në përditshmërinë tonë, në mënyrë që të parandaloj konsumuesin nga helmet dhe mineralet e rënda që vinë nga ujërat e çeshmëve.

5) Proteinat e mishit veshtirësojne tretjen dhe kërkojne sasi të medha të farmentëve tretëse. Pjesët e mbetura të mishit, të cilat në lukth nuk janë tretur ashtu si duhet, shkaktojnë erëra të rënda dhe më pas shpiejnë deri te grumbullimi i shumë helmeve në trupin e njeriut.

6) Muret e qelizave te kancerit posedojnë një mbulesë të përbërë më proteina të forta si dhe duke u parandaluar nga të ushqyerit me mish, do t'i jap sasi të madhe të farmentëve qe ta sulmoj murin e proteinave të qelizae kancerore, në këtë formë realizohet edhe shkatërrimi I qelizave kancerore pa hasur në asnjë pengesë.

7) Kanceri është sëmundje më përmasa të mëdha, ajo shtrihet në mendjen, trupin si dhe pjesët e tjera të trupit, me fjalë të tjëra, arrogance, urrejtjtja, inatosja si dhe mostoleranca, e vëjnë trupin e njeriut në një pozitë të vështirë, për këtë kërkohet nga njeriu qe ta ndërtoj jetën e tij më kënaqësi, dashuri si dhe tolerance.

8) Duhet të theksojmë se qelizat kancerore assesi nuk munden të jetojnë në një rreth të pasur me oksigjen, për këtë shkak preferohet aktiviteti me sporte të ndryshme, frymëmarrja e thellë në mënyrë që oksigjeni të depërtojë në të gjitha pjesët e trupit si dhe të arrij te të gjitha qelizat e tij.

9) Nuk lejohet përdorimi i shisheve të plastikës, veçmas gjatë përdorimit të furrës elektrike, është mirë që t'i menjanohëmi në të dy rastet, përdorimin e pjatëve të plastikës, qofshin ato ushqime te ftohta apo të nxehta. Gjithashtu mënjanimi nga të gjitha llojet e shishave të plastikës të frigorifer te ftohte

Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime: 8930
 <b>Piket</b> Piket: 9170
Regjistruar : 27/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha: 24
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi: Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta zbulojme semundjen e kancerit

Mesazh nga Merisa prej Tue 28 Apr 2009 - 15:18

Kuruesi i ri kundër kancerit gjendet te domatja

"Nuk ka mendim më të shëndoshë sesa të shijosh ushqimin duke e zgjedhur atë në mënyrë që ta mbani sa më larg kancerin. Kështu është shumë e nevojshme që të bëhet një administrim i mënyrës së të ushqyerit...

Sipas një lajmi të nxjerrë pas një studimi mbi ushqimet dhe administrimin e tyre, është konstatuar se domatet, të cilat janë shumë të pasura me antioksidantë dhe përbërës të tjerë shumë të nevojshëm për organizmin, siç është beta karoteni, mund të ndihmojnë në shmangien e disa tipave të kancerit.
Kërkimet
Agjencia e Kërkimeve ndaj Kancerit ka treguar se, jo vetëm domatja, por edhe produktet që vijnë prej saj ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Pas studimeve të bëra mbi ndikimin që kishin në organizëm përbërësit e domates, u zbulua se konsumimi i saj arrinte të reduktonte rrezikun e kancerit të prostatës, kancerit të mushkërive apo atij të pankreasit. Efekti antikanceroz vjen nga veprimi i likopenit, përbërës i cili gjendet te domatja dhe është një çelës i ri në luftën kundër kancerit. Në fillim është dukur si e pamundur të mendoje se ky përbërës kimik mund të reduktojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës, mushkërive, mëlçisë, zorrës së trashë, të gjirit, vezoreve dhe pankreasit. Por rezultatet e arritura treguan se domatja dhe produktet e saj mund të ndalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Rezultatet e arritura u publikuan për herë të parë në gazetën e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe qe një zbulim me rëndësi veçanërisht për ata burra që rrezikonin kancerin e prostatës.
Zbulimet
Zbulimi i parë për efektin antikanceroz të domates është bërë në vitin 1989 dhe u zbulua se, burrat të cilët konsumonin një ose më shumë produkte domatesh në javë reduktojnë rrezikun e kancerit të prostatës në më tepër se 60 për qind. Pas 12 vjet të tjera studimesh, mbi 47 000 meshkuj arritën përmirësim në gjendjen e tyre shëndetësore nën terapitë analizuese me përbërësit e domates nga Qendra Kërkimore. Studiuesit theksojnë se, konsumimi i domates është qenësor për organizmin. Shumë mjekë mendojnë se domatja dhe likopeni nuk mund të shkatërrojnë kancerin e prostatës, por ndikojnë në ngadalësimin e zhvillimit të tij. Shoqëria Amerikane e Kancerit ka theksuar se, domatet kane shumë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin. "Ato nuk mund të ndryshojnë sëmundjen te ata që vuajnë nga kanceri, por ato mund të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Pacientët që hanë çdo ditë fruta dhe perime gëzojnë një gjendje më të lehtësuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i përshpejtuar i sëmundjes", shprehet Marji Mc Cullough, drejtor i Epidemiologjisë së Përbërësve Ushqimorë në këtë shoqatë. "Ne duam t'i inkurajojmë njerëzit të hanë domate dhe produkte të ndërtuara prej saj, sepse ato mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por ne e rekomandojmë këtë si bashkëngjitje të një diete të pasur në varietete të ndryshe perimesh dhe frutash. Për vetë përbërësit shumë të rëndësishëm që përmban domatja, duhet të përfshihet në dietë", përfundon Mc Cullogh. Për momentin kjo është një shpresë më tepër në gjetjen e një çelësi për të ecur në botën e luftës kundër kancerit. Marrë nga “The Time”
Simptomat me të cilat shfaqet kanceri
Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Në mushkëri ai mund të shkaktojë kollë, bllokim frymëmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndërsa kanceri i zorrës së trashë zakonisht shkakton diarre apo rrjedhje gjaku gjatë jashtëqitjes. Disa forma të kancerit mund të mos shfaqin ndonjë simptomë të dukshme. Në disa raste simptomat shfaqen në stadet ku tumori ka evoluar. Këto forma janë të vështira për t'u kuruar. Përgjithësisht simptomat e shfaqura janë të njëjta për disa forma të shfaqjes së kancerit, si: ethe, temperaturë, të dridhura, djersitje gjatë natës, humbje peshe që shoqërohet me ulje të oreksit, dobësi dhe lodhje. Pavarësisht nga simptomat, kanceri diagnostikohet nga analizat.
Organet ku prek kanceri
Kanceri është shtimi i pakontrolluar i qelizave jonormale të cilat ndryshojnë nga indi normal. Ky shtim i parregullt i këtyre qelizave mund të çojë drejt vdekjes kur këto qeliza pengojnë funksionimin normal të organeve të trupit të njeriut ose përhapen në të gjithë trupin duke dëmtuar sistemin qendror. E shohim të emërtuar më disa forma si tumor kanceroz; tumor malinjit; tumor; kancer etj. Në ditët e sotme vihet re se të sëmurët me kancer janë të prekur nga forma të ndryshme në të cilat ai shfaqet. Kanceri mund të prekë inde të ndryshme të trupit ose organe si mushkërinë, zorrën e trashë, gjirin, lëkurën, indet nervore etj. Kanceri nuk është një sëmundje e lehtë dhe shanset për të mbijetuar ndryshojnë në varësi të llojit të sëmundjes.
Kanceri i gjirit dhe përhapja e tij
Çdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishëm në më shumë se 1 milion gra në botë dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin nga çdo vit nga kjo sëmundje. Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit thotë se, numri i grave që diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Por si përhapet ky kancer dhe cilat janë mundësitë e kurimit të tij? Kanceri mund të fillojë në çdo organ apo ind të trupit. Por qelizat mund të përhapen nga tumori fillestar dhe të lëvizin përmes rrjedhjes së gjakut në pjesë të tjera. Gjatë viteve të fundit, studiuesit kanë krijuar ilaçe që përmirësojnë shanset e grave me kancer në gji. Ka disa lloje të kancerit të gjirit. Studiuesit thonë se trajtimi varet gjerësisht nga terapia e përdorur, përdorimi i ilaçeve që reagojnë mbi qelizat specifike të kancerit.
Kanceri i prostatit, pse shfaqet
Kanceri i prostatit është mes kancereve më të zakonshëm tek burrat në vendet e zhvilluara. Rreth 400 mijë raste të tilla shfaqen çdo vit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, dhe afro 90 mijë burra pritet të vdesin nga kjo sëmundje. Parashikohet që ndërsa burrat në vendet e zhvilluara jetojnë më gjatë, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostatës të rritet, nëse këtu nuk merren parasysh përparimet shkencore. Në fakt, shkencëtarët vazhdimisht përpiqen për trajtime të reja më të suksesshme. Mjekët u bëjnë thirrje burrave mbi moshën 50 vjeç që çdo vit të kryejnë analiza të gjakut për antigjenin e veçantë të prostatit. Kjo analizë ndryshe quhet PSA. Niveli i lartë ose rritja e nivelit të këtij antigjeni është shenjë paralajmëruese për kancer në prostatë.

Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime: 8930
 <b>Piket</b> Piket: 9170
Regjistruar : 27/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha: 24
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi: Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta zbulojme semundjen e kancerit

Mesazh nga Merisa prej Tue 28 Apr 2009 - 15:22


Sëmundja e kancerit të gjirit nuk njeh kufij, ajo prek si nënën, motrën, miken tuaj, prandaj edhe duhet bërë të pamundurën që kjo sëmundje të jetë larg familjes dhe vendit tuaj",
Me një ecje simbolike dhe me moton Ecja e parë - në përkrahje të luftës kundër kancerit të gjirit në Kosovë, përgjatë sheshit "Nënë Tereza", përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare i shpallën luftë të hapur kancerit të gjirit në Kosovë.
Më këtë rast, ambasadorja e amerikane në Kosovë, Tina Kaidanov, tha se muaji tetor është muaji i fushatës kundër kancerit të gjirit në të gjithë botën, dhe një fushatë e tillë po bëhet edhe në Kosovë. "Sëmundja e kancerit të gjirit nuk njeh kufij, ajo prek gjithçka, si nënën, motrën, miken tuaj, prandaj edhe duhet bërë të pamundurën që kjo sëmundje të jetë larg familjes dhe vendit tuaj", tha z. Kaidanov.

Gratë, zemra e familjes
"Nuk thuhet rastësisht se gratë janë zemra e një familje dhe kjo sëmundje nuk prek vetëm një familje, por edhe një shoqëri të terë", theksoi ajo.
Iniciativa Ballkanike e Kancerit të gjirit, e cila ishte edhe organizatore e kësaj fushate, është themeluar më 21 dhjetor 2007, në kuadër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, dhe si e tillë është një partneritet për ngritjen e vetëdijes lidhur me kancerin e gjirit në Kosovë, Ballkan dhe rajon, nënvizon Kaidanov.
Ambasadorja amerikane tha se kjo iniciativë ka për qëllim reduktimin e botëkuptimeve kulturore që e bëjnë këtë çështje tabu, por edhe të nxisë, në njëfarë forme, edhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, në mënyrë që të zvogëlohet edhe rrezikshmëria. Kaidanov tha që para një muaji e ka sjell në Kosovë aktoren e famshme, si pjesë e misionit të saj, Fran Drescher, ku ajo e ka pasqyruar qartë gjendjen e sëmundjes së kancerit të gjirit këtu, duke vizituar shumë familje, nëna dhe shumë institucione që e kanë mbështetur në misionin e saj human.

Zbulimi i hershëm, fitore ndaj kancerit
Kurse, ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, tha se zbulimi i hershëm i kancerit është fundi për të gjithë, por edhe zbulimi i hershëm është fitore ndaj kancerit.
"Objektiva e parë në shëndetësinë kosovare është shëndeti i nenës dhe fëmijës, kurse si objektivë e katërt është kanceri dhe parandalimi i tij, andaj në të ardhmen ne do të bëjmë të pamundurën që të pesëfishojmë specializantët e mjekësisë, në mënyrë që së bashku e me kohë ta ekzaminojmë dhe parandalojmë kancerin në Kosovë", tha ministri Gashi. Ai i bëri lutje të gjithëve që duhanin dhe duhanpirësit të jenë larg shtëpisë dhe familjes së tyre, por në veçanti tek gratë shtatzëna, ngase pikërisht duhani është helmi që shkakton sëmundjen e kancerit në të gjitha rastet. Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, deklaroi që Prishtina është e gatshme që si kryeqendër t'i shpallë luftë kancerit të gjirit, duke krijuar kushte për një preventivë, që familjet tona të jenë më të sigurta kudo. "Angazhimi ynë është angazhim për gjithë shoqërinë tonë, që jo vetëm si individë, por si një familje e gjerë të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë për nënat, motrat dhe fëmijët tanë", tha kryetari Mustafa. Ndërsa, Nafije Latifi nga OJQ-ja "Jeta-Vita", tha se Kosova ende nuk ka një statistikë të saktë në lidhje me të prekurit e sëmundjes së kancerit të gjirit, por në vendet rajonale nga kanceri i gjirit sëmuren çdo e 10-ta femër, dhe në këtë mes edhe Kosova nuk duket së është larg tyre. " Informacioni i vogël mbi këtë sëmundje, diagnostifikimi dhe fondi i vogël bëjnë që tek ne lufta kundër kancerit të mos jetë shumë efektive, dhe në këtë qasje edhe institucionet e vendit duhet të luftojnë këtë sëmundje me më shumë seriozitet", tha ajo.
Në kuadër të një mbështetje dhe solidarizimi në luftën kundër kancerit të gjirit u shpërndanë shumë fanella të bardha. Me logon e motos dhe në pika kyçe shiteshin edhe pullat postare nga një euro, si një ndihmë ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit në Kosovë. A. VELIQI

Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime: 8930
 <b>Piket</b> Piket: 9170
Regjistruar : 27/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha: 24
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi: Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi