Tiranë, PS rinis protestën në bulevard

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tiranë, PS rinis protestën në bulevard

Mesazh nga Geri prej Mon 3 May 2010 - 5:39

Tiranë,PS rinis protestën në bulevard
03/05/2010 18:30


Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet ka rinisur para pak minutash protesta e
opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.


Deputeti i PS, Fatmir Toci, gjatë fjalës së tij ka akuzuar qeverinë Berisha se po grabit xhepat dhe pronat
e familjeve shqiptare dhe ka theksuar se protesta nuk do të ndalet.

“Po grabiten tokat dhe pronat. Ndaj sot, 4 ditë pas fillimit të protestës
së pandalshme, nuk kemi një protestë vetëm në Tiranë, por kemi një
popull të tërë të revoltuar. Edhe emigrantët tanë kanë ardhur për të na
mbështetur në këtë protestë dhe këtë grevë. Ne i falenderojmë vëllezërit
tanë grevistë dhe dëshira e tyre për të qenë brenda cadrave ngre
moralin tonë”, ka pohuar Toci.

Më tej deputeti socialist i është drejtuar kryeministrit Berisha, duke u shprehur se qeveria e dalë nga
votat e vjedhura të Ruzhdies nuk do ta pengojë apelin e opozitës.

“Na mungon vetëm një njeri, një palo burrë, kryeministri i Ruzhdies. Dritat
e zyrës së tij janë të fikura, xhamat e dritares të blinduara, por
asgjë nuk e pengon apelin tonë, zgjidh situatën ose ik”, ka shtuar Toci.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi