Historia e Tiranes

Shko poshtë

Historia e Tiranes

Mesazh nga Geri prej Sat 8 May 2010 - 9:49

Tirana u themelua në 1614 nga Sylejman Pasha nga fshati Mullet.
Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam
.• Qyteti i Tiranës kufizohet në veri nga Kodër-Kamëz me
lartësi 112 m mbi nivelin e detit; në jug nga Selita me lartësi 303 m
mbi nivelin e detit; në perëndim nga Universiteti Bujqësor dhe në
lindje nga Kodra e Surelit me lartësi 418 m mbi nivelin e detit
• Temperatura mesatare vjetore është 16°C.
• Sasia mesatare e rreshjeve është 1,297
mm

• Tirana përshkohet nga 2 lumenj kryesorë: Lumi i Lanës, me gjatësi
15.3 km dhe Lumi i Tiranës me gjatësi 10.25 km.

Tirana kryeqytet

Tirana u shpall kryeqytet i
përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe
pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920.
Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga
Asambleja Kushtutetuese.

Në Historinë e Popullit Shqiptar , “Periudha e Pavarësisë (28
Nëntor 1912 – 7 Prill 1939), në faqen 249 përmendet shpallja e
Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit
apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet përfundimisht
kryeqytet i Shqipërisë.

“Në Tiranë, përkundrazi kundërshtimi i Esat Pashë Toptanit,
hëpërhë ishte eleminuar, për sa kohë ai ishte kundërshtar i qeverisë së
Durrësit. Veç kësaj Tirana ndonëse kishte një popullsi të barabartë me
atë të Elbasanit, kishte kushte më të mira për organet qeveritare.Këtu
kishte më tepër ndërtesa të mëdha, më tepër lokale publike, më tepër
rrugë të gjera, më tepër hotele.Duke marrë parasysh këto faktorë,
qeveria e Lushnjës mori vendim më 9 shkurt 1920, që ta vendoste
kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur
çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e
para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të
Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me
pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920
në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga
qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziasëm
hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të
Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli
përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i
Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920”.

Fragment nga “Historia e Tiranës” Prof.Kristo Frashëri
Faq.417


Tri hipotezat për prejardhjen e emrit të Tiranës

1-
“Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e
lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha
ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga
malet përreth.

2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në
shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e
kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para
Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin
Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.

3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë
bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej
tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.

Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet
në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman
në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000
shtëpi dhe 7300 banorë.
Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti,
Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.
Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me
110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.
Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me
origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre
dhe një hamam.
Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani
nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e
Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe Rrugës së
Elbasanit, në të dy anët e Lanës.
Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.
Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut
2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë.
Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.
Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë
ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.
Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.
Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë. Xhamia në qendër të Tiranës, e
quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla
Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla
Beut, Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan
mjeshtrit më të mirë të Shqipërisë. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi
Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve
të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928
u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u
ngrit në lartësine 35 metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u
dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.
Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1865 me
shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakëve dhe
Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugës së Elbasanit), datojnë në fillim
të shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit “Ushtari i
Panjohur”), është ndërtuar në vitin 1816.
Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.
Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin
IV, para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën
sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 9 Shkurt 1920 nga
Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor
1925.
Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti
1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe përzunë nga Turqia.
Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga
Estref Frashëri. Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga
“Nana Mbretneshë”. Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e kopshte.
Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka
shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu
shpalli monarkinë.
Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur
italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando
Brasini.
Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e
Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930 me
emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi
“Skënderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.
Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe
Bibloteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e
Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik
Nikita Hrushov më 1959.
Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e
Odhise Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u
vendos me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i lartë, u përurua në
varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” më 1971.
Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të
përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën
ballore të tij titullohet “Shqipëria”.
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u
përurua më 1988. “Piramida” u projektua nga një grup arkitektësh nën
drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht,
dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt
kryeqytetit, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.
Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i
Universitetit dhe deri te Sheshi “Skënderbej”, u shpall Ansambël
Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë
zonë filloi një proces restaurimi i quajtur “Kthim në Identitet”


Pellgu i Tiranës

Bazelikë
Bazelikë
Kalaja e Petrelës

Shqipëria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore të
saj ofron një pasuri të ndjeshme në fushën e historisë, administrimit,
etnografisë e trashëgimisë kulturore. Tipologjia e përgjithshme e
zhvillimit të tyre është reale edhe për pellgun e Tiranës.
Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u
ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi.
Gjurmë të lashta banimi në pellgun e Tiranës

Stacion
paliolitik në verilindje rrëzë malit të Dajtit. Shpella e Zezë ose
ndryshe Shpella e Pëllumbasit vendbanim i hershëm që dëshmon mbi gjurmët
e hershme të banimit në këtë pellg.
Kjo dëshmi i takon zonës perëndimore të qendrës të qytetit. Ajo
paraqitet si një ndërtim me aks gjatësor, me drejtim perëndim-lindje dhe
përbëhet nga naosi (salla) në perëndim. Ndërsa narteksi (parasalla) dhe
mjediset e tjera janë të vendosur në anën veriore.
Me interes për të gjykuar mbi zhvillimin e kësaj treve, në
veçanti për këtë qendër banimi fshatare në rrugët që lidh Dyrrahin me
Skampën, janë dy mozaikët, ai i naosit dhe norteksit.
Mendohet se godina është rrënuar në periudhën e antikitetit të
vonë. Kemi të bëjmë me një ndërtesë banimi të shek. II-III të erës sonë
të kthyer në kishë gjatë shekullit të IV-V, në ndërtesë kulti.
Kalaja e Petrelës

Kalaja e Petrelës nga zbulimet e
bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit
Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej
kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është
kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana
jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë
të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e
cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u
ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte
rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte
rëndësi të veçantë.
Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë
zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe
emblema e parë e Topiajve.
Kalaja e Prezës

Barleti përmend Prezën si qyteza e
Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë
ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në
fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone.
Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i
biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të
tjerave u ndërtua edhe një xhami.
Nivelet e zhvillimit urban të qytetit të Tiranës


Banesa
Vendbanimi i familjes



Kompleks banimi
Vendbanimi i
vëllazërisë



Lagje ose Mëhallë
Vendbanimi i
fisit


Harta e Tiranës
Harta e
Tiranës në vitin 1930


Edituar për herë të fundit nga Geri në Sat 8 May 2010 - 9:52, edituar 2 herë gjithsej

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia e Tiranes

Mesazh nga Geri prej Sat 8 May 2010 - 9:49

ryetarët e Bashkisë 1913-në vazhdim


Zyber Hallulli 1913-1914
Shef
i komunitetit fetar
dominues


Servet Libohova 1915-1916





Ismail Ndroqi 1917-1922
Nga
komuniteti fetar
dominues


Ali Begeja 1922-1923





Ali Derhemi 1923-1924




Xhemal Kondi 1924-1925





Fuat Toptani 1925-1927




Izet Dibra 1927-1928





Rasim Kalakulla 1928-1930




Qazim Mulleti 1939-1940
Emëruar
nga administrata
ushtarake italiane



Rexhep Jella 1930-1933
Emëruar
nga administrata
ushtarake italiane


Abedin Nepravishta 1933-35
dhe 37-39





Qemal Butka 1936-1937




Ali
Jashar Erebara 1940-1942





Omer Fortuzi 1940-1943




Halil Meniku 1943-1944
Emëruar
nga administrata
ushtarake gjermane



Rifat
Dedja 1958-1960 &
1962-64-66



Rexhep
Guma 1960-1961





Tomor Malasi 1991-1992




Sali Kelmendi 1992-1996.





Albert Brokaj 1996-2000




Edi Rama 2000-në vazhdim

Kronologjia e
pronësisë dhe e administrimit të Tiranës


Deri

në shekullin e XV
Sundimtarët e Pellgut të Tiranës


Familja e Topiajve
deri në shekullin e XIV
• Familja e
Kastriotëve deri në shekullin e XV
Me vdekien e Skënderbeut,
territoret e sundimit të tij me qendër
Krujën u tkurrën u
shpopulluan e deri u braktisën duke rimarë format e
niveleve të
fshatrave. Në këto rrethana fillon e i hapet rrugë një
qendre
tjetër, pesha e së cilës është shkallëzisht në rritje. Fjala
është
për Tiranën.
Sundimtarë të Tiranës

Sundim
familjar i familjes
Bargjini nga viti 1614 - 1800)
• Sulejman
BARGJINI -- PASHA
• Ahmet Myftar BARGJINI -- PASHA (I biri i
Sulejmanit)
• Ibrahim BARGJINI -- BEJ (I biri i Ahmetit)
• Ahmet
BARGJINI -- PASHA (I biri i Ibrahimit)
Ndërpritet sundimi familjar i
Bargjinëve pasi Ahmet BARGJINI nuk
kishte djalë. Sundimin e merr
Kapllan TOPTANI - PASHA. Katër vajzat e
Bargjinëve martohen me katër
djemtë e Kapllan PASHËS.
Qëndra e Nën-prefekturës Krujë-Tiranë
kalon në Tiranë më 1807
Sundim i fituar me martesë më 1807
Kapllan
TOPTANI--PASHA (Sundimtar i Krujës) (vdes më 1816 )
Sundimin e merr
përkohësisht
• Haxhi Et'hem BARGJINI --BEJ
(nga fisi i Bargjinëve
por jo trashëgimtar)
(Sundon nga viti 1817-1822 kur Toptanët rimarin
pushtetin)
• Abdurrahman TOPTANI -- BEJ
(Sundon nga viti
1822-1837)
• Ahmed TOPTANI -- BEJ
(I biri i Abdurrahman TOPTANIT)
(Sundon
nga viti 1837-1865)
Merr fund administrimi nga SHEFI i familjes
sunduese
Rritet roli qytetar i PARISË
Në vitin 1865 u reformua
administrata e Turqisë duke u organizuar
vilajetet,
Vilajeti i
Shkodrës -- ekujvalent -- Qarku i Shkodrës
Sanxhaku i Durësit --
ekuivalent -- Prefektura e Durrësit
Nënprefektura e Tiranës
Ky
administrim vazhdon deri në vitin 1912 me shpalljen e
Pavarësisë
Nga
viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas duke
mbushur
këtë vit, 90 vjet të vendosjes së administratës lokale shqiptare

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi