Uji i ftohte - Tepelene

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Uji i ftohte - Tepelene

Mesazh nga Arla prej Sun 9 May 2010 - 9:50











Te gjithe qe e kane kaluar
femijerine ne Tepelene mbajne mend ate cope toke qe
Tepelenasit e quajne Uji i Ftohte. Eshte nje oaz i vertete ne
mes te maleve dhe grykave te Jugut te vendit. Uji i burimeve
eshte i ftohte ne cdo stine dhe pemet e larta dhe te gjelberta i
shtojne hijeshine dhe bukurine kesaj mrekullie qe ndodhet vetem 8km
jashte Tepelenes.



Dikur qe nje pike turistike qe ndalonin te gjithe udhetaret e huaj
dhe vendas qe udhetonin ne aksin rrugor Tirane-Kakavi. Lumi
Drino me bukurine e tij dhe freskia e vete kesaj toke bente qe
lokalet e Ujit te Ftohte te ishin gjithmone te mbushura me njerez.
Menuja e tyre nuk ishte magjike. Kishte ushqime Shqiptare te
bera mire dhe me shije, por gurgellima e ujit, hija e rrapit, dhe
harmonia midis natyres dhe njeriut e benin qe dhe pilafi me i keq te
shijonte si mish i pjekur ne hell.


Deri diku mire mbahej dhe Tepelenasit e frekuentonin per te bere
plazhin aty. Si plazhi ne det nuk mund te ishte sigurisht, por
ishte nje alternative e mire ne ditet e nxehta te Korrikut.
Hija e pemeve ne Uje te Ftohte te kenaqnin shpirtin teksa uji i
Drinos gurgellonte aty afer duke te qetesuar shpirtin. Dukej
sikur hallet te hiqeshin ne ate oaz mrekullie. Por dicka
ndodhi, midis tranzicionit te vitit 1997 dhe vitit aktual 2005.


Uji i Ftohte eshte ne nje gjedje tejet te mjerueshme. Nuk kam
fjale te pershkruaj shkterrimin ekologjik dhe turistik te bere ndaj
kesaj pasurie kombetare. Po e pershkruaj pakez atmosferen e
sotcme ne Uje te Ftohte. Nuk ka aq levizje sa kishte dikur dhe
vendi ka nje pamje te merzitur. Dikur rruga merrte poshte dhe
kthehej tek lokali mes pemeve ku te conte ne nje rruge te asfaltuar
ku mund te parkoje makinen. Sot, e gjithe ajo pjese eshte
mbushur me plehra te peshtira. Rruga pervec se eshte felliqur
nga plehrat eshte e permbytur nga nje burim uji qe ka marre rrjedhe
ne mes te rruges.


Lokali qe dikur ishte i bukur dhe i rehatshem eshte shkaterruar,
muret jane hedhur poshte dhe felliqur me grafite, xhamat
jane thyer dhe duken jashteshqitjet e njerzve neper cepa. E gjithe
skena perballe eshte nje katastrofe ekologjike. Nga nje ane ke
natyren qe Zoti ka bekuar Shqiptaret, nga ana tjeter ke doren e
njeriut qe ka shperfytyruar kete krijim dhe e ka kthyer ne nje kosh
plehrash.


Skena e pranishme te ben te ndihesh i pafuqishem, i merzitur, i
pashprese, dhe i inatosur me kedo qe vuri dore mbi kete perle. Dikur
aty uji buronte paster, bukur i organizuar. Ura e drunjte te
shkonte afer nje burimi te vinte vrullshem eshte prishur dhe eshte
mbuluar me plehra.
avatar
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi