Vrasja në Radushë, OJQ-të: Ekspertizë ndërkombëtare

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vrasja në Radushë, OJQ-të: Ekspertizë ndërkombëtare

Mesazh nga Dewil prej Sun 16 May 2010 - 6:42

Vrasja e katërfishtë në Radushë të Shkupit edhe më tutje është një nga temat qendrore, që ka ngjallë reagime të vazhdueshme.“Vrasja
makabre në një pritë të organizuar dhe të montuar e katër shqiptarëve
afër kufirit me Kosovën, është një indikacion i qartë i vazhdimit të
politikës represive të shtetit maqedonas karshi shqiptarëve”, ka
vlerësuar Forumi IGFM me seli në Gjermani, duke kërkuar ekspertizë
ligjore ndërkombëtare.
Organizata “Illyricum Libertas” ka vlerësuar se bëhet fjalë për
eliminim klasik dhe një atentat i përgatitur nga shteti ndaj kryetarit
të AK-së, Harun Aliu dhe bashkëveprimtarëve të afërt. Kjo organizatë
dënon aktin e shëmtuar të bastisjeve në fshatin Novo Sellë të Tetovës,
në të cilin policia maqedonase ka traumatizuar familje të shumta
shqiptare dhe ka arrestuar qytetarë të pafajshëm. Të njëjtin vlerësim
jep edhe Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane
(OBREI).
“Dhuna policore që po ushtrohet ndaj popullatës shqiptare në vend, i
ngjanë regjimeve diktatoriale si atij të Slobodan Milosevicit, kur
shqiptarëve vriteshin, burgoseshin e persekutoheshin. Është absurde, se
kjo po ndodhë në kohën kur ky vend po synon të bëhet pjesë e familjes
evropiane dhe aleancës së NATO-s”, ka theksuar kryetari i OBREI,
Muhamer Pajaziti.
Lidhur me vrasjen e katërfishtë nga ana e forcave policore
maqedonase në afërsi të Radushës kanë reaguar edhe shoqatat e
veteranëve të luftës në Maqedoni, Kosovë dhe trevat tjera.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi