Pesë filma shqiptarë shfaqen në Çeki

Shko poshtë

Pesë filma shqiptarë shfaqen në Çeki

Mesazh nga Elisi prej Tue 18 May 2010 - 11:17

Filmit shqiptar i kushtohet një javë e posaçme në Çeki. Prej datës
27 janar, në kinemanë “Ponrepo” të Arkivit çek të Filmit po shfaqen
pesë filma shqiptarë, mes të cilëve vetëm “Koncert në vitin ‘36” i
regjisorit Saimir Kumbaro është prodhim i para viteve ’90. “Trishtimi i
Zonjës Shnajder” i regjisorit Piro Milkani, “Parullat” i Gjergj
Xhuvanit, “Mao Ce Duni” i Besnik Bishës (shfaqet nesër në mbrëmje) dhe
“Gjallë” i Artan Minarollit kanë qenë filmat e tjerë të shfaqur në Çeki.

Piro
Milkani, i pranishëm në këtë aktivitet, shprehet se realizimi u
mundësua falë bashkëpunimit mes dy arkivave të filmit dhe ambasadës
shqiptare në Çeki. Një katalog i përgatitur me këtë rast, veç sinopsit
për secilin nga filmat, përmban edhe një historik të shkurtër të
kinemasë shqiptare, shkruar nga Milkani. Filmat, kryesisht prodhime të
pas ‘90-s, janë ndjekur nga kritikë të filmit, mes të cilëve edhe emra
të njohur.

Sipas Milkanit, pas çdo shfaqje ka pasur një seancë
pyetjesh, ku më së shumti kanë qenë të interesuar për mënyrën e
realizimit të filmave nën komunizëm dhe gjendja sot e kinemasë
shqiptare. Më parë, këto filma kanë prekur një pjesë të publikut çek,
pasi janë shfaqur në festivalin e rëndësishëm “Karlovy Vary”. Me këtë
rast, para shfaqjes së filmave është bërë një spot publicitar për
turizmin shqiptar, me pamje të realizuara nga ajri prej Alket Islamit.

Materialet
filmike janë shkëmbyer mes arkivave të dy vendeve, ndërsa Milkani
shprehet se nga bashkëbisedimet gjatë aktivitetit, filmat shqiptarë do
të shfaqen për një publik më të gjerë. Veç prodhimeve të
sipërpërmendura, “Syri magjik” i kujtim Çashkut dhe dokumentari
“Romancë joniane” i Virgjil Kulit në formatin dvd do të shfaqen në
auditorët e universiteteve. Deri më tani universitetet e Pragës
“Bërno”, “Ollomouc”, “Çeske Bugjejovice” i janë përgjigjur kësaj nisme.
Sipas Milkanit, në të ardhmen Arkivi Qendror i Filmit mund të
organizojë në kinemanë e rikonstruktuar edhe javën e filmit çek në
Tiranë.
avatar
Elisi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 131
 <b>Piket</b> Piket : 180
Regjistruar : 10/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Sa me larg forumit..

http://www.vloraweb.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi