Lulzim Zeqja, plejada e aktoreve te rinj

Shko poshtë

Lulzim Zeqja, plejada e aktoreve te rinj

Mesazh nga Elisi prej Tue 18 May 2010 - 11:19

Teater, film, dublim. Keto jane impenjimet e momentit per Lulzim Zeqjan.

Ka mbaruar Akademine e Arteve ne 2001, me shfaqjen “Endrra e nje nate vere” ai hyn ne kategorine e aktoreve profesioniste.

Ne
2005-en interpreton ne filmin “L’orizzonte degli eventi” me te cilin
ishte edhe pjesemarres ne Festivalin e Kanes ne seksionin e “javes se
kritikes”.

Sot e gjejme ne mjediset e Teatrit te Metropolit, i
perzgjedhur per rolin kryesor ne pjesen e “Playboy i trojeve tona” te
dramaturgut irlandez John Millington Synge.

Kico Londo, regjisor i shfaqjes thote se “pritshmerite per Beqjan jane te medha”.

“Te
punosh me Lulin nuk eshte e lehte, por ajo qe te ben per vete eshte
kreativiteti i tij, pasioni i tij. Ai jeton me pune dhe per kete duhet
mbeshtetur dhe vleresuar”, theksoi Kico.

Ndersa pjesa e pare e
dites eshte e zene me shfaqjen ne fjale, Lulzim Zeqja prej 5 vjetesh
eshte pjese e trupes se dublimit ne Top Channel. Me Sokol Bllacen, kete
pasdite jane duke diskutuar ndarjen e roleve per “filmin e radhes” te
animuar.

Njerin prej personazheve e dublon Zeqja, pas cdo
“pasazhi te regjistruar” pyetja qe te ben pershtypje eshte kjo:
“Dublimi eshte i veshtire dhe jo te gjithe aktoret arrijne ta bejne”,
shprehet Sokoli.

Pjesemarres aktive ne filmat e fundit te
xhiruar nga regjisoret shqiptare, “Nata pa hene” e Artan Minarollit,
apo “Letra e re” i Edmond Budines.

“Lindje-perendim-lindje” me regji te Gjergj Xhuvanit dhe serialit “Komuna e Parisit”, jane rolet e tij me te fundit.

Dhe
ne kete angazhim miqte jane ata qe perjetojne stresin e tij. “Te cmend
se sa e merr nje rol, fillon me emocionet dhe pastaj ndihet i frikesuar
dhe keshtu kalon gjysmen e provave”, shprehet Sokoli.

Olta Dakun e pyetem per Lulin si mik. Nga aktorja e “situatave te humorit” morrem kete histori.

“Ka
qene nje film qe kemi bere ne Itali, ne jeten time nuk kam qeshur aq
shume sa kam qeshur ato dite. Me bileta, pa bileta, humbnim valixhet,
ka qene nje udhetim shume i bukur dhe shume i kendshem”, rrefen Olta.

Ambicioz,
stresant, emotive dhe “i pandregjshem” me keto cilesi dhe punen e tij
te palodhur, Lulzim Zeqja eshte ne procesin e krijimit te “profilit te
tij artistik”
.
avatar
Elisi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 131
 <b>Piket</b> Piket : 180
Regjistruar : 10/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Sa me larg forumit..

http://www.vloraweb.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi