Mish viçi me spinaq ...

Shko poshtë

Mish viçi me spinaq ...

Mesazh nga Elisi prej Tue 18 May 2010 - 11:24

Mish viçi me spinaq

Nevojiten:

? 1 kg mish viçi (shpatull) e ndarë në pjesë
? 3 domate të grira
? 1 kg spinaq
? ½ filxhan çaji me vaj ulliri
? kripë
? piper

Përgatitja:


një tenxhere e nxehim vajin dhe skuqim mishin nga të dy anët sa të
marrë ngjyrë. Hedhim domatet e grira, kripën, piperin dhe 2-3 gota ujë.
E lëmë gjellën të ziejë ngadalë për rreth një orë, derisa të ziejë
mishi. Në vazhdim e hedhim spinaqin dhe e lëmë gjellën të ziejë për 30
minuta akoma.

Shënim: Spinaqin, para se ta hedhim në tenxhere e
lajmë mirë dhe e grimë në copa të vogla. Pastaj e hedhim në një legen
apo enë tjetër me ujë të ngrohtë për 3-5 minuta që të mblidhet pak dhe
e kullojmë.
avatar
Elisi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 131
 <b>Piket</b> Piket : 180
Regjistruar : 10/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Sa me larg forumit..

http://www.vloraweb.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mish viçi me spinaq ...

Mesazh nga Foveros prej Wed 19 May 2010 - 5:20

mmmmmmm like like
avatar
Foveros
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 118
 <b>Piket</b> Piket : 128
Regjistruar : 28/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mish viçi me spinaq ...

Mesazh nga Burrelsja prej Sat 15 Jun 2013 - 19:12

Mish vici me qepe të ferguara
Receta
500 gr tul vici
300 gr qepë të njoma
4 Luge gjelle salcë soje
1 Te bardhe veze
1 Luge gjelle miell misri
10 gr sheqer
2 Luge gjelle konjak ose liker
6 Luge gjelle vaj
Përgatitja
E vendosim mishin në një pjatë dhe e spërkatim me 2 lugë gjelle salcë soje dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Ndërkohë në një tas rrahim të bardhën e vezës me miellin e misrit, i trazojmë dhe ia hedhim mishit.
Në një tas tjetër përziejmë salcën e sojës së mbetur, sheqerin dhe likerin. Nxehim gjysmën e sasisë së vajit në temperaturë të lartë, shtojmë mishin dhe e skuqim për 3 minuta deri sa të marrë një faqe të lehtë. E heqim dhe e vendosim në një enë ku mishi të ruajë temperaturën e ngrohtë. Hedhim vajin e mbetur dhe trazojmë qepët për 3-4 minuta derisa të zbuten. Kthejmë mishin sërish në tiganin ku kemi qepët, i trazojmë mirë, shtojmë salcën me liker që përgatitëm dhe e lëmë të marrë valë për 2-3 minuta. E shërbejmë të ngrohtë.
avatar
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 22
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mish viçi me spinaq ...

Mesazh nga Burrelsja prej Sat 15 Jun 2013 - 19:13

Si te gatuajme supë me mish viçi dhe perime?
Nevojiten:
•1 kg mish e 5 patate të prera në kubikë ,
•2 karota të prera në feta ,
•2-3 degë selino të prera trashë ,
•5 lugë salcë domatesh ,
•1 filxhan çaji makarona të vogla (yje apo forma tjera) ,
•3 lugë vaj ulliri ,
•kripë e piper.
Pergaditja:
1. Presim mishin në copa të vogla dhe e vëmë të ziejë në një tenxhere të madhe. Zierja bëhet në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati. Nga mesi i zierjes shtojmë kripë sipas dëshirës.
2. Në vazhdim hedhim në tenxhere patatet, selinon, karotat dhe vajin. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten. Pasi të jenë pothuajse gati, i nxjerrim perimet dhe mishin nga tenxherja me ndihmën e një luge të madhe me vrima.
3. Hedhim në ujë makaronat dhe i lëmë të ziejmë për 1/2 e kohës që shkruhet në paketë. E rregullojmë me kripë e piper dhe hedhim salcën.
4. Shtojmë mishin dhe perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të bëhen gati makaronat. Gjatë zierjes shtojmë pak ujë të nxehtë nëse konsiderohet e nevojshme.
avatar
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 22
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mish viçi me spinaq ...

Mesazh nga Burrelsja prej Sat 15 Jun 2013 - 19:13

Mish viçi me domate
Për 4 persona: 
* 1/2 kg mish
* 800 g domate
* 2 lugë gjelle gjalpë
* 2 lugë gjelle miell
* 1/2 gotë verë
* kripë, piper dhe pak majdanoz

Përgatitja:
E presim mishin në racione, e kripim, e lyejmë me miell, e fërgojmë, pastaj e vendosim në tenxhere të përshtatshme. Në një tigan hedhim një lugë e gjysmë deri në dy lugë miell, e vëmë në zjarr duke e përzier atë vazhdimisht deri sa të marrë një ngjyrë gështenjë. Hedhim pastaj verën, ujin e punojmë me tel ose me lugë druri.
Pasi të marrë valë e heqim nga zjarri dhe e kalojmë nëpërmjet një kullese direkt me mishin.
Ndërkohë marrim domatet të cilat të jenë të forta, gjysmat e tyre d.m.th. 400 g i presim në copa të vogla e ia hedhim mishit së bashku me kripën, piperin dhe pak sheqer (një lugë kafeje). Këto duhet të ziejnë për 20-30 minuta. Pastaj nxjerrim thelat e mishit me pirun dhe i futim në një tenxhere tjetër në të cilën do të hedhim pjesën tjetër të domateve në formë salce, e cila kalohet në kullesë. Në qoftë se salca bëhet e trashë i shtojmë ujë ose pak verë.
Pas kësaj e vëmë tenxheren në zjarr përsëri dhe ndërmjet thelave të mishit vëmë domatet e paprera në madhësi të barabartë. Hedhim pak majdanoz të grirë hollë përsipër.
E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gjellën të ziejë me nxehtësi të vogël derisa të ketë zier mishi me domatet si dhe të jetë trashur salca.
E servirim duke vendosur mishin në mes të pjatës ndërsa domatet rreth mishit dhe salcën sipër tyre.
/Telegrafi/
avatar
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 22
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mish viçi me spinaq ...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi