LSHAKSH MBAJTI MANIFESTIMIN LETRAR KUSHTUAR TE MADHIT AZEM SHKRELIT

Shko poshtë

LSHAKSH MBAJTI MANIFESTIMIN LETRAR KUSHTUAR TE MADHIT AZEM SHKRELIT

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Tue 25 May 2010 - 7:08

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTAR NË
GJERMANI(LSHAKSH)MBAJTI MANIFESTIM LETRAR PËR POETIN E MADH AZEM
SHKRELIN


shkruan:Shaban cakolli



Në Gjermani manifestim i këtij lloj mbahet për herë të parë i cili tani
e tutje do të jetë tradicional që do të mbahet çdo vit.Krijuesit tanë
mërgimtarë këtë manifestim e shquajnë njërin ndër manifestimet më të
rëndësishëm,i cili i kushtohet njeriut të madh që me veprat e tij u
ngjit në majë të letrave shqipe dhe vetës i krijoi pavdeksinë.Natyrisht
Azem Shkreli iku si çdo udhëtar tjetër që ikën në botën tjetër,por iku
para kohe,në kohën kur na u desht më së tepërmi,u nda fizikisht nga
ne,por vepra e tij do të jetoj në të gjitha brezat.Ditë më parë Lidhja
e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar në Gjermani organizoi një Orë të
madhe

letrare kushtuar jetës dhe veprimtarisë letrare të madhit të letrave shqipe Azem Shkrelit.Ky

manifestim u mbajt në Ennepetal Haus,dhe salla eishte e mbushur me krijues dhe dashamirë të fjalës

së bukur artistike shqipe.Ky manifestim u mbajt nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës z.Hashim

Thaqit.



Përveq shumë krijuesve shqipatrë në Gjermani dhe dashamirëve të shumtë të krijimtarisë artistike në

këtë manifestim morën pjesë edhe:Sekretari i Ambasadës së Kosovës në Republikën Federale të

Gjermanisë z.Islam Spahiu,Ismail Syla këshilltar i kryeministrit të Kosovës z.Hashim Thaqit,Sabit

Rustemi këshilltar i zëvendës-kryeministrit të Kosovës z.Sabit Rristemi dhe Ymer Lladrovci

vice-konzull i Republikës së Kosovës në Gjermani.


Pas intonimit të Hymnit kombëtar dhe pas një minute heshtjeje për nderim të të rënëve për lirinë e

Kosovës,filloi ky manifestim i madh letrar.
Manifestimin në emër të kryeministrit të Kosovës e përshëndeti z.Ismali Syla,këshilltar i

kryeministrit,dhe njëherit edhe vet krijues.





Këtë manifestim e pershëndeti edhe z.Sabit Rustemi,këshulltar i zëvendeskryeministrit z: Ramë

Manaj.

Sabit Rustemi përshëndeti manifestimin dhe duke folur për punën e
LSHAKSH dhe figurën e Shkrelit në emrin e Ministrisë së Kulturës
premtoi mbështetëje për LSHAKSH.


Pas fjalës përshëndetëse të këshilltarit të kryeministrit z.Ismali Syla filloi ky manifesti mletrar.Një

fjalë rasti për jetën dhe krijimtarinë letrare të Azem Shkrelit para të pranishmëve e mbajti Vehbi

Musa,profesor i letërsisë shqipe dhe njëherit edhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së shkrimtarëve dhe

artistëve shqiptarë në Gjermani.Ai për jetën dhe veprimtarinë letrare të Azem Shkrelit në mes të

tjersah tha:

Vehbi Musa profesor dhe antarë i jurisë për këtë manifestim,foli rreth
organizimit të LSHAKSH dhe gjërë e gjatë për figurën e shkrimtarit të
madh Azem Shkreli.



Pastaj fjalën e morën krijuesit letrar,anëterë të Lidhjes në fjalë dhe lexuan poezitë e tyre kushtuar

Azem Shkrelit.

Lorika Shkreli në gjermanisht
Dibran Demaku
Valin Shkreli
Alma Papamihali
Pal Sokoli
Hasan Qyqalla

...

Për jetën dhe krijimtarinë letrare recituan poetët,kënduan edhe këngëtarët.Këngëtari i mirënjohur i

mërgatës shqiptare z.Agim Gashi këndoi kështu për Azem Shkrelin:






Në mesin e pjesëmarrësve tkishte edhe qytetar gjermanë.Dhe jo vetëm qytetarë,por edhe

zyrtarë.Ishte kjo z.Renate Fuest e shoqëruar nga z.Shukrije Ismajli që të dyja enëtare të SPD-për

Nordrherein Westfalinë.

Duhet të theksohet se madhështinë e këtij manifestimi e shtuan prania e familjes të të madhit Azem Shkreli




Për manifestimin në fjalë familja e Shkrelit u shprehen

znj.Shkreli
Valon Shkreli( ibiri i poetit )
Lorika Shkreli

Ndërkaq disa nga pjesëmarrësit e tjerë:

Ymer Lladrovci
Martin Çuni
Nikollë Gjoni
Sabit Geci
Bashkim Kajtazi
Autorët dhe veprat që kanë fituar çmimet letrare dallohen për kontributin letrar në pasurimin e

procesit kulturor-letrar gjate periudhës së përmendur, duke sjellë vizione origjinale artistike dhe vlera

që dallohen këtë periudhë.



Në vazhdim të kësaj Ore letrare kushtuar Azem Shkrelit(e cila tash e tutje do të jetë tradicionale

dhe do të organizohet për çdo vit)u dhanë edhe shpërblimet për veprat më të mira letrare të

botuara gjatë dy viteve të fundit të krijuesëve në mërgatë.Juria e përbër nga Adem Gashi-shkrimtar

nga Kosova dhe ish kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës,Shaban Cakolli-poet dhe Vehbi

Musa-profesor letërsie kishte ndarë këto shpërblime:

E vërtetë është se klane letrare, pohime dhe mohime të pambështetura e të paqëndrueshme ka

pasur dhe do të ketë si te ne, ashtu edhe në letërsitë e mbarë rruzullit. Sepse, fundja, kjo është

vetë
natyra e artit.Ne juria e vlerësimit të këtyre konkuruesëve për çmimin
letrar Shkreli,kishim kohë të mjaftueshme të mendojmë për një vlerësim
real dhe këtë u munduam
me çdo çenje tonën të e vlersojmë drejt pa i
ikur asnjë milimetër realitetit.Kishim shumë punë dhe mundi,por kjo po
shpërblehej në njëfarë forme nga se po lexonim libra shumë të
mirë,libra të cilët asnjë prej tyre nuk mund të i hedhnim,andaj për të
peshuar mirë vlerësimin u desh të lexojmë çdo libër dy dhe tri herë.Nuk
deshëm të futemi as në mjerimin e dijes dhe mjerimin e vlerësimit ,nga
se në këtë mjerim krijuesi futet kur krijuesit që kanë nivele të
ndryshme letrare futën në të njejtin rang edhe pse njohuritë e tyre nuk
puqen askund.Këtë nuk e bëmë,por u munduam mishërisht të ndajmë secilit
vendin aty ku i takon.Ajo më e çiltërta,më e rëndësishmja për mua është
se që te tre anëtarët e jurisë ndanim të njejtin mendim,kjo tregonte se
është vlerësuar ashtu si duhej vler•suar dhe për këtë ndihem krenar.Me
një keqardhëje që edhe libra tjerë të mirë nuk mundëm kësaj radhe të i
shpërblejmë,por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të shpërblehen në
njëmanifestim të këtij lloji,apo manifestime tjera që mendoj që ne do
ti organizojmë gjatë radhës në emër të të madhit Shkreli.Askund dhe
asnjëherë nuk mund të shpërblehen të gjithë,por librat në konkurim
ishin të gjitha për të i shpërblyar:Nganjëherë është kështu organizimi
ka rregullore përtej numrave të rregulloreve nuk mund të dilet,duhet të
pranojmë të pritim organizime tjera.Sidoqoftë isha unë i pari që me
shpalljen e konkursit Shkreli konfirmova pjesëmarrjen me librin tim,por
kur shoqëria vendosi që unë të jem në juri,unë tërhoqa konkurencën nga
se të dyja bashkë nuk do të bënin.Unë ndihem shumë mirë që në emër të
të madhit Shkreli,çmimi për veprën jetësore është ndarë real në vendin
ku i takon,mendoj se kështu do të vendoste qfarëdo jurie që do të
zgjidhej,nga se ndryshe nuk ka se si.:Arif Molliqi,ky krijues që unë e
kam lexuar shpesh,por para syve për herë të parë e pash dje në takimin
tonë Shkreli,,ka krijuar individualitetin e tij krijues ne shkallën
kombëtare në poezi dhe prozë,puna e të cilit ka fituar një vlerë dhe
peshë artistike që tërhjek vemendjen e lexuesit:Romani i tij "Gruaja e
vizatuar nudo" që ishte konkurent në këtë manifestim,hyn ndër grupin e
veprave më të realizuara,roman i realizimit të sukseshëm dhe një
arritje cilësore në prozën bashkëkohore shqipe,si e i tillë romani i
siguron Molliqit vendin e parë.




Alma
Papamihali është poetja e cila më së miri e shprishë heshtjen përmes
poezisë,pezinë e ka mjet të përsosur për ti dhënë fjalëve aftësinë e
tyre,për të plotësuar tërësinë e gjërave,dritën e tyre,jetën e tyre,mes
vargjeve ia del mbanë të bëhet një trup unik me vendin dhe me qastin e
ekzistencës sonë,të gjitha këto i gjejmë për atdheun,mërgimin,shkollën,poetin... te përmbledhja Shtegtim Pulëbardhe,e cila me plot meritë merr vendin e dytë të këtij konkursi.


Vendin
e dytë e merr edhe poeti ynë tani i dëshmuar Sadik Krasniqi,i cili nga
shumë konkurse letrare ka dalur i shpërblyar me vargjet e tij plotë
vlerë.Kësaj radhe në konkursin tanë ai vjen me poezi ofshame me librin
e tij"OFSHAMË NË URNË",i cili mes vargjeve ka arritur një çiltëri të
ringjall kujtesën historike për data dhe të bëme që historinë e një
kombi e bëjnë më të kujtueshme dhe më shumë të pranueshme.Duke
gërshetuar mirë vlerat në këto përshkrime Sadik Krasniqi meriton këtë
çmim.


Dibran
Demaku vjen si konkurues në konkursin tonë me dy libra:"DARDHA KA
BISHT" dhe"SHPIRTËRA TË SHITUR",ne muarëm në konsideratë këtë të dytën
për këtë konkurs.Autori me penden e tij na paraqet fate të ndryshme
njerëzish nëpër situata të ndryshme njerëzore,motivet janë nga më të
ndryshmet pa i lënë pas dorës edhe ato të dhimbjes mërgim.Demaku
rrëfehet me formë dhe stil tradicional,një formë e drejtëpërdrejtë
gjatë përshkrimit i bënë këto rrëfime më të dashura dhe të afërta me
lexuesin,kjo i sjell Demakut çmimin e tretë të këtij konkursi.


UNAZË
GJAKU,kjo përmbledhje e krijuesit tonë Pal Sokoli është e
rrumbullaksuar me poezi të dhimbjeve të mëdha.Këto dhimbje i ka sjellur
pushtuesi para dhe gjatë luftës së Kosovës,e cila përgjaku Kosovën duke
pasur qëllim përfundimtarë,vrasjet ,djegëjet dhe pastrimin etnik të
shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre.Pali shpreh dhimbjen
individuale dhe ate kolektive të popullit,dashurinë për atdheun që
ndjenë ai nga mërgimi,dhimbjet e shkaktuara i merr me një protestë pa
përdorur urrejtëjen as ndaj vrasësit më të egër,ai përmes vlerës
përshkruan pasojat që na i sollën ata,gjeste të tilla bëjnë vetëm
poetët e mëdhenj,të cilët dashurinë ndaj njerëzimit e kanë shumëfish më
të fuqishme se urrejtëjen.L<ibri i Pal Sokolit,meritoj vendin e
tretë në këtë konkurs.


Lidhja e shkrimtarëve dhe artisëve shqiptarë në Gjermani me këtë rast ndau edhe tri mirënjohje:Një

mirënjohje ju dha dëshmorit të kombit-Jashar Jashari-Strovci-postmortum,Mjekut kardiolog të njohur

shqiptar në Gjermani-Fatmir Dalladakut dhe një mirënjohje këngëtarit të mirënjohur në mërgatën

shqiptare Agim Gashit.
avatar
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi