Transportonin ndihma drejt Gaza-s. Izraeli sulm flotes turke, 20 viktima

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Transportonin ndihma drejt Gaza-s. Izraeli sulm flotes turke, 20 viktima

Mesazh nga Dewil prej Mon 31 May 2010 - 4:41

Te pakten 15 persona kane humur jeten dhe rreth tridhjete te tjere
kane mbetur te plagosur, kur njesi te marines izraelite kane sulmuar
nje embarkacion turk te «Freedom Flotilla», misione te organizatave jo
qeveritare nderkombetare te nisura nje dite me pare nga porti i Qipros
me ndihma humanitare per palestinezet ne Gaza, ka bere te ditur
keshtu televizioni izraelit.



Sipas burimeve turke sulmet kunder flotes turke kane qene te shumte ne
numer. Nder te plagosurit, shumica e te cileve jane trasportuar ne
spital per te marre ndihmen e shpejte eshte dhe komandanti i flotes.

Nderkohe qe ne Siri, tete grupe palestinezesh me baze ne Damasco i kane
kerkuar shteteve arabe dhe muslimane tI japin mbeshtetje nismes se
flotes dhe kane paralajmeruar Izraelin te shmange cdo veprim per ta
penguar ate.

Per te arritur ne bazen e palestinezeve, 6 anijet, me ne
bord 700 persona, duhet me pare te kalojne bllokaden e Izraeliteve.
Sipas qeverise se shtetit hebre, imbarkacionet e «Freedom Flotilla», te
drejtuara drejt rripit te Gazes nuk jane gje tjeter vecse nje provokim
nga ana e tyre. «Kemi synimin per te arritur ne rripin e Gazes,
pavaresisht kercenbimeve me dhune qe kemi marre nga ana e Izraelit», ka
bere te ditur nje prej organizatoreve te «Freedom Flotilla».

Me heret Izraeli kishte kërcënuar vazhdimisht që anijet do të ndalohen
në rast nevoje më dhunë. Në bord janë rreth 10.000 tonë mallra, në mesin
e të cilave materiale për shtëpi si dhe 500 karrike me rrota për
invalidë si dhe pajisje të tjera mjeksore.

Qysh prej marrjes së
pushtetit nga Hamasi në 2007 në Rripin e Gazës, Izraeli mban në fuqi një
bllokadë të ashpër të territorit.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi