Afganistan, ditë e zezë për ISAF, 10 të vrarë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Afganistan, ditë e zezë për ISAF, 10 të vrarë

Mesazh nga Geri prej Mon 7 Jun 2010 - 9:45


Dita e sotme ka qenë
një ndër më të zezat e vitit në Afganistan për forcat ndërkombëtare të
asistencës, të cilat kanë humbur 10 ushtarë në radhët e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ISAF
përmes një komunikate për shtyp, në të cilën saktësohet se 5 ushtarë
humbën jetën nga shpërthimi i një bombe në lindje të vendit.

Ndërsa
në një operacion tjetër, një ushtar vdiq për shkak të plagëve të marra
pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa një tjetër u vra nga një shpërthim
në jug.

Po në këtë zonë humbën jetën tre ushtarë të tjerë, në dy
episode të ndryshme. Ndërkohë, lufta në Afganistan ka arritur në 104
muaj gjatësi dhe për Shtetet e Bashkuara bëhet lufta më e gjatë në
histori.

Konflikti në Vietnam zgjati 103 muaj, Lufta e Dytë
Botërore 44, Lufta Civile 48 dhe revolucioni amerikan 81 muaj.

Ajo
në Irak ka arritur në 86 muaj, por është drejt fundit. Presidenti
Barack Obama ka premtuar se tërheqja e trupave do të fillojë në korrik
të vitit 2011, por nuk është e thënë që kjo datë të respektohet.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi