Klodi i “Big Brother 3” lajmërohet në polici

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Klodi i “Big Brother 3” lajmërohet në polici

Mesazh nga Vizitor prej Mon 21 Jun 2010 - 1:34

Klodi i “Big Brother 3” lajmërohet në polici
Klodian Çela, pjesëmarrës i spektaklit “Big Brother 3”, është ankuar në policinë e Tiranës me arsyetimin se ai ndihet i kërcënuar.

Klodi u bë personazh mediatik për shkak të pohimit publikisht të prirjeve homoseksuale. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, mësohet se ai është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku ka kontaktuar oficerët e seksionit të krimeve të rënda për të denoncuar disa kërcënime dhe fyerje që kishte marrë në telefonin e tij celular. Veç tjerash ai kishte treguar në polici se edhe në rrugë ndihet i kërcënuar dhe se qytetarë të shumtë e injorojnë apo fyejnë pa shkak.Pasi kanë marrë denoncimin e Klodian Çelës, oficerët e policisë kanë shikuar telefonin e tij për të verifikuar numrat nga të cilat ishin dërguar thirrjet telefonike si dhe bisedat që ai kishte bërë. Kjo për faktin se kontaktet e tij në celular ishin konsideruar si fyerje dhe jo kërcënime të mirëfillta.Sipas policisë, dyshohet se këto kishin ardhur për shkak të prirjeve
homoseksuale të Çelës, të cilat nuk mbështeten lehtë nga ambienti shqiptar.
/PanoramaPlus/Postuar: 11:50 / 21.06.2010
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi