Cfare eshte infarkti dhe si ta parandalojme ate

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Cfare eshte infarkti dhe si ta parandalojme ate

Mesazh nga Geri prej Sat 26 Jun 2010 - 5:44



Zemra eshte e mbeshtjelle me 3 arterie, te cilat bejne te mundur furnizimin e saj me gjak dhe oksigjen. Nese nje
tromboze gjaku zhvillohet ne nje nga keto arterie, furnizimi me gjak ne
muskujt e kesaj pjese te zemres do te ndaloje, kjo eshte e njohur si
ataku ne zemer. Ne te shumten e rasteve, ataku i zemres shkakton dhimbje
te vazhdueshme te kraharorit. Pjesa e muskulit, e cila nuk furnizohet
totalisht me gjak apo oksigjen pushon se funksionuari ne menyren e duhur
nese tromboza e gjakut nuk shperndahet me shpejtesi. Kjo semundje
shfaqet tek njerezit mbi moshen 20-vjecare. Meshkujt jane gjinia me e
prekur.

Simptomat
Dhimbje e kraharorit kryesisht ne pjesen e majte te tij.
Perhapje e dhimbjes ne krahun e
majte. Dhimbja mund te perhapet gjithashtu dhe ne dore, vesh ose ne
krahun e djathte dhe gjithashtu ne stomak. Veshtiresi ne frymemarrje me
ose pa dhimbje si dhe marrje mendjeje ose te fiket e shoqeruar me
dhimbje. Nese ndjeni dhimbje te vazhdueshme te kraharorit apo nese
ndonje nga simptomat e mesiperme ndodhin papritur, mund te jete shfaqur
kjo semundje. Nese ju keni dyshime per atakun ne zemer, duhet te pini
menjehere nje aspirine, pasi ajo do t’u qetesoje pak dhimbjen deri ne
mberritjen ne spital, por pa ju kapur paniku, pasi kjo do te mund te
perkeqesonte gjendjen tuaj.

Kurimi Ne fillim pihet nje aspirine, tablete 300 mg, nese nuk eshte pire me perpara nga vete
pacienti. Aspirina ndalon pllakezat e gjakut (qeliza te vogla te gjakut)
te ngjiten me njera-tjetren ne tromboze. Mjekimi per shperndarjen e
trombozes eshte forma e pare e rekomandueshme nga mjeku, e futur
drejtperdrejt ne venen e krahut. Nje forme tjeter kurimi eshte edhe
perhapja e menjehershme e venave te fshehura, duke perdorur aerostat
(balone), e cila kryhet tek ata paciente qe kane tension te ulet te
gjakut. Identifikimi i shpejte i semundjes ben te mundur kurimin me te
shpejt dhe me me shume rezultat.

Aspirine

Aspirina rekomandohet tek te gjithe pacientet, pervec atyre konsumimi i te
cileve u shkakton efekte te renda anesore. Ajo ben te mundur hollimin e
gjakut dhe parandalimin e perparimit te semundjes. Pacientet duhet te
pine aspirinen gjate gjithe jetes se tyre.

Kalciumi
Bllokuesit e kalciumit ulin tensionin e muskujve te gjakut ne arterie, duke i
shperndare dhe mundesojne ne kete menyre nje rrjedhje me te madhe te
gjakut. Kalciumi gjithashtu qeteson muskujt e zemres dhe pakeson nevojen
per oksigjen.

Pasojat fizike
Nese jeni
prekur nga semundje e atakut ne zemer, nje plage (scar) do te zhvillohet
ne muskujt e zemres dhe kjo pjese e muskulit nuk do te kryeje
funksionin e duhur, pra do te funksionoje jo mire. Nje pjese e mire
muskulit bashkues indesh dhe mekanizmi pompues humbet. Ky demtim i
zemres shkakton humbjen e aftesive fizike tek pacienti. Ndjesia e te
qenit gjithmone i lodhur dhe i pergjumur eshte gjithashtu nje pasoje.

Pasojat psikike
Depresioni eshte nje nga pasojat me te renda qe i shkaktohen nje njeriu pasi ai
eshte prekur nga kjo tromboze, me ndjesine e te qenit te lodhur
psikologjikisht. Shume njerez tremben se mund te kene nje rikthim te
semundjes, gje qe ndikon ndjeshem me gjendjen e tyre shpirterore.

Gjysme ore seks ne te mire te zemres
Ka rezultuar e sakte shprehja e paraardhesve se “nuk ka diete me te mire se sa seksi”. Ushtrimi fizik
30 minuta ne dite 5 here ne jave eshte kunderpergjigjja me e mire per
shqetesime kardiake ne pergjithesi. Mesazhi u dergohet ne pergjithesi
njerezve qe jane mbi 50 vjec, qe per shkak te moshes dhe peshes nuk i
“kane mire punet” me zemren e tyre. Studimi ka treguar se raporti
seksual eshte nje nga shume aktivitetet qe sherben per te vene larg
zemren nga semundjet dhe ataku, duke qene se 20% e goditjeve ne zemer
ndodh tek personat qe nuk kane nje jete seksuale shume ritmike.
Sigurisht per t’i ardhur ne ndihme kesaj menyre shume te kenaqshme per
t’u ruajtur nga kjo dobesi, duhet nje diete shume e mire, kujdes per
veten dhe mbi te gjitha ushtrime fizike.

Vaji i ullirit parandalon atakun ne zemer
Nje stil mesdhetar i dietes se larte te vajit te ullirit dhe ushqime te tjera vajore eshte dieta
klasike per me se 8 milione amerikane qe kane vuajtur nga ataku ne zemer
dhe kerkojne te evitojne perseritjen e tij. Njerezit ne cfaredo diete
kane rrezik me te larte per te pasur nje atak te dyte ne zemer, nje
goditje, apo probleme te tjera me zemren krahasuar me persona te tjere
qe hane ne menyre te zakonshme. Mjeket jane shprehur se zgjidhja me e
mire per te parandaluar nje tjeter problem me zemren eshte konsumimi sa
me i tepert i ushqimeve qe shoqerohen me vaj ulliri. “Duhet te ndjekim
shembullin e mesdhetareve qe konsumojne 40% kalori ne dite, kjo do ta
ulte numrin e te semureve me zemer”, eshte ka perfunduar studiuesi Eric Melean.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cfare eshte infarkti dhe si ta parandalojme ate

Mesazh nga Shpejtimi prej Wed 7 Jul 2010 - 22:43

mos e pafsha askend nje her babit tim i ka ndodh edhe shum keq e ka pesuar vjen pa prit pa kujtu shkaktaret kryesore jan nikotina kofeina e mbi te gjitha kryesorja eshte nervoza nervoza(inati mllefi nervozizmi)....kur behen keto te 3 bashk......
avatar
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi