Fjal te mencura

Shko poshtë

Fjal te mencura

Mesazh nga engjell a djall prej Fri 1 May 2009 - 12:30

Inflacioni eshte nje nga format e kamufluara te taksimit qe imponohet pa ligj.

****

Per nje vend,te kete nje shkrimtar te madh,do te thote te kete nje qeveri tjeter.

****

Bota ka plot njerez,kuptimi i te cileve per nje bote te kendeshme,eshte ne fakt nje kthim tek e kaluara e idealizuar.

****

Asnjeri nuk perpiqet sinqerisht te ndihmoje tjetrin,pa ndihmuar me pare veten.

****

Po u kthye fati kunder jush,edhe nga llokumet te thyhen dhembet.

****

Njerezit priren tu falen shenjtoreve te vdekur dhe te persekutojne ata qe rrojne.

****

Ai qe perdor imagjinaten pa patur njohuri eshte budalla; ai qe perdor njohurite pa imagjinate eshte pedant.

****

Asnje ushtri nuk mund ti rezistoje forces se nje ideje te re qe i ka ardhur koha.
avatar
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

http://hapesira.forumotions.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi-n

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fjal te mencura

Mesazh nga engjell a djall prej Fri 1 May 2009 - 12:30

Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, burrështeti për gjeneratën e ardhshme.

****

Lajmi i keq nuk është si vera. Ai nuk përmirësohet me kalimin e kohës.

****

Është e domosdoshme që të jesh për një kohë i papunë nëse dëshiron të bësh diçka të rëndësishme.

****

Mendjet e forta shpeshherë janë ato të cilat bota e zhurmshme i dëgjon të fundit.

****

Jeta është sikur një kanal. Atë që e nxjerr nga ajo varet nga ajo që e vendos në të.

****

Pesimisti është njeriu që mendon se të gjitha femrat janë të këqija. Optimisti është ai që shpreson të jetë kështu.

****

Njeriu është i lirë, por jo nëse ai nuk e beson këtë.

****

Nëse mendoni se arsimimi është i shtrenjtë, provojeni injorancën.

****

Në një botë të çmendur vetëm të çmendurit janë normalë.

****

Po të rriteshin fëmijët sipas indikacioneve të hershme, ne do të kishim vetëm gjeni.

****

Ne jemi afër zgjimit kur ëndërrojmë se jemi duke ëndërruar.

****

Arsyeja e vetme përse njerëzit humbin në mendime është se ky është një territor i panjohur.

****

Nisu për në hënë. Edhe nëse nuk arrin, do të përfundosh në mesin e yjeve.

****
avatar
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

http://hapesira.forumotions.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi-n

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fjal te mencura

Mesazh nga engjell a djall prej Fri 1 May 2009 - 12:30

Gjuha është tepër e rëndësishme për t'ua lënë vetëm gjuhëtarëve”
Heidegger

“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.
Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”
Holger Pedersen

“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”
Filip Shiroka

“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”
Eqrem Çabej

“Shenjat e civilizimit të një populli janë:

1. si kujdeset ai për drunjtë e tij,
2. si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë
3. si sillet ai me gjuhën e tij.

Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff

“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”
Mit’hat Frashëri

“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”
N. Frashëri

“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”
I. Kadare

“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”
Gj. Fishta

“Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare”
I. Ajeti

“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”
E. Çabej

“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia”
N. Jokl

“Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar”
Q. Murati

“Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”
Gj. Shkurtaj

“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”
S. Frashëri

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”
Populli

“E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!”
T. Zavalani

“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”
N. Bulka

“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë”
Volter

“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet”
Një mendimtar i lashtë

“Gjuha e keqe sjell shumë të këqija”
Latine

“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet”
Heidegger

“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”
E. Çabej
avatar
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

http://hapesira.forumotions.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi-n

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fjal te mencura

Mesazh nga engjell a djall prej Fri 1 May 2009 - 12:31

1.Guri i rèndè nè vend tè vet
2.uji fle armiku nuk fle
3.erès tregoji gjoksin dhe jo gunèn
4.shikoji punèn jo gunèn
5.besa e Shqiptarit si purteka e arit
6.uji i mirè nè shishe tè pastèr ( apo edhe uji i mirè nga kroi i pastèr - qè ka kuptimin qè njè njeriu kur i ndotet zemra apo shpirti nga gjuha do nxjerri fjalè tè pahijshme, tè rrejshme )
7.Shtriji kèmbèt sa ke jorganin
avatar
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

http://hapesira.forumotions.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi-n

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fjal te mencura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi