Eros Ramazzotti më 30 korrik në Prishtinë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Eros Ramazzotti më 30 korrik në Prishtinë

Mesazh nga Vizitor prej Mon 12 Jul 2010 - 1:36




TIRANE - Në agjendën e turneut veror të këngëtarit Eros Ramazzotti, për herë të parë është edhe shteti më i ri në botë Kosova. Këngëtari italian ka rezervuar datën 30 korrik për koncertin e tij në Prishtinë që është parashikuar të zgjasë 2 orë e gjysmë.
Ramazzotti do të mbërrijë në Kosovë vetëm tre ditë pas koncertit në Palermo, për të “fluturuar më pas” drejt Cagliarit. Data e koncertit në Prishtinë tashmë është publikuar edhe në ueb - faqen zyrtare të këngëtarit.

Produksioni “Live Nation” i cili njihet për organizimin e koncerteve të këngëtarëve të famshëm, do të sjellë 48 kamionë me të gjitha pajisjet. Rreth 400 anëtarë të “Live Nation” do të përkujdesen për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me koncertin.

Koncerti në Kosovë i Eros Ramazzottit, i cili është organizuar nga kompania e biznesit UBBOSS, është pjesë e turneut që këngëtari ka nisur vitin e kaluar.
Mësohet se 35 mijë bileta (që nuk do të kushtojnë më shumë se 15 euro) do të dalin në shitje në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke nisur nga data 9 korrik.

Eros Ramazzotti është kantautor italian i cili gjatë karrierës së tij 25-vjeçare ka realizuar 14 albume. Albumet e Ramazzottit janë shitur në mbi 50 milionë kopje. Ramazzotti është i njohur për bashkëpunimet e tij me këngëtarë si Tina Turner, Anastacia, Luciano Pavarotti, Laura Pausini, Ricky Martin etj.
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi