Si te dobesosh partnerin tend!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si te dobesosh partnerin tend!

Mesazh nga Vizitor prej Fri 16 Jul 2010 - 5:21

Meshkujt nuk shëndoshen për të njëjtat arsye dhe në të njëjtën mënyrë siç shëndoshen femrat. E njëjta gjë vlen edhe për humbjen e peshës. Ja disa këshilla dhe rregulla për linjën mashkullore.
Ku është e lokalizuar pesha e tij?
Zakonisht meshkujt e grumbullojnë sasinë e dhjamit në pjesë të ndryshme të trupit: bark, krahë, kraharor, qafë, fytyrë, shpatulla. Bëhet fjalë për peshën që quhet "androide" që do të thotë në pjesën e sipërme të trupit. Kjo lloj mbipeshe mund të shkaktojë komplikacione metabolike si hipertension, diabet, nivele të larta. të kolesterolit, etj. Por mund të shkaktojë edhe probleme kardiovaskulare si infarkt.

Përse ai dobësohet më parë se ti?
Në një grua, pesha dhjamore është më e madhe se tek meshkujt. Tek femrat kjo peshë zë rreth 18-25 % të peshës së përgjithshme trupore, kurse tek meshkujt zë 10-15 %. Pjesa e dobët tek një mashkull (organet, muskujt) është më e madhe se tek femrat, duke marrë parasysh faktin që për të ruajtur një masë të tillë organizmit i duhet të djegë më shumë kalori sesa për të konservuar masën e shëndoshë. Pra është më se e kuptueshme se përse burrat dobësohen më shpejt se ne femrat.
Të dobësosh shpejt partnerin
Pjesa më e madhe meshkujve me probleme linjash kanë mbipeshë androide, që do të thotë në pjesën e sipërme të trupit. Ana më pozitive është që grumbullimi i dhjamërave në pjesën e barkut mund të eliminohet shumë shpejt në rastin e mbajtjes së një regjimi. Në fakt qelizat dhjamore janë plot me yndyrë, por nuk janë të shumta në numër siç ndodh në rastin e mbipeshës ginoide, në pjesën e poshtme të trupit. Kur mashkulli fillon të mbajë dietë, në përgjithësi dobësohet shpejt dhe mirë sepse nuk është mësuar, ashtu siç ndodh shpesh në rastin e grave, me ndryshime të shpeshta të peshës, nga efekti i famshëm yo-yo që krijon rezistencë në humbjen e peshës.
Disa këshilla për meshkujt
Pothuajse të gjithë meshkujt i çmojnë armiqtë e betuar të linjave të rregullta: pjatat e yndyrshme, djathërat e yndyrshëm, pijet alkoolike. Duke qenë se dieta nuk është sinonim i asgjësimit të të ngrënit, (mënyra më e mirë për të bërë të dështojë një dietë është të fillosh të hash në mënyrë të çekuilibruar), është e nevojshme të jesh i kujdesshëm ndaj kënaqësive që të jep e ngrëna me shumicë, lejoi vetes vetëm disa gëzime të vogla: të hash vetëm një fetë bukë në vend të katër fetave për çdo vakt, pi një gotë me verë në vend të katër gotave uiski, të hash pjata më të lehta, dhe të dish të mbash një ekuilibër ushqi­mor edhe pas dietës.
Të mos hash mëngjes është një zakon shumë i keq. Por edhe të pish një kafe të shoqëruar vetëm me briosh nuk është shumë mirë! Pas disa orësh aktivitet organizmi ka nevojë për energji, por çifti kafe/briosh është shumë i yndyrshëm dhe shumë i sheqerosur. Ja disa shembuj për një mëngjes të këndshëm dhe të ekuilibruar për t’ia këshilluar partnerit tënd .
E rëndësishme është që të humbësh peshën pa i ndryshuar zakonet e ushqimit. Ja tetë rregulla për të buzëqeshur përsëri kur je mbi peshore:

1. Mëngjesin haje të bollshëm.
2. Në rast se vëren se ka një vrimë në stomak, bëje zgjedhjen e duhur.
3. Kujdes me sheqerin në pijet e nxehta.
4. Paninet: ndrysho përbërësit e tyre.
5. Zgjidh mënyrat duhura të pjekjes.
6. Kujdes me alkoolin.
7. Evitoni djathin në çdo vakt.
8. Kufizoni konsumimin bukës.

MËNGJESI
Meny klasike
Një lëng frutash pa i shtuar sheqer
Një fetë bukë 10 g gjalpë
Një lugë të vogël mjaltë ose marmelatë
1 kos frutash
Një pije të nxehtë pa sheqer
Meny tonike
Një portokall ose një lëng frutash
2 feta bukë të zezë
1 fetë djathë pa yndyrë
Një pije të nxehtë pa sheqer
Meny fibre
Drithëra me copa frutash
150 ml qumësht të skremuar
Pije, e nxehtë pa sheqer
Meny ekzotike
Disa feta ananas të freskët, një mango, ose një kivi
1 fetë bukë e zezë
1 fetë proshutë
1 fetë djathë
Pije e nxehtë pa sheqer
DREKA
Në zyrë
Panine
Ton
2 gjethe sallate
Disa feta domate
1 frutë
1 kos frutash
Ujë sipas dëshirës
Në mensë
Drithëra (oriz) pa salcë
Peshk
Një fetë bukë
Sallatë frutash të stinës
Ujë sipas dëshirës
Në restorant
Ushqime të skuqura
Perime jeshile
1 kos
Ujë sipas dëshirës
Në shtëpi
Fruta deti në avull dhe oriz
1 fetë djathë
1 fetë bukë
1 fryt i stinës
Ujë sipas dëshirës
DARKA
Meny tradicionale
Sallatë
Mish i bardhë gjeli
Një fetë djathë
Një fetë bukë e zezë
Ujë sipas dëshirës
Meny klasike
Supë me perime
1 fetë rosto pa dhjamë
1 fetë bukë e zezë
Një fryt i stinës
Ujë sipas dëshirës
Meny produktesh deti
Mish i bardhë gjeli
Një fetë djathë
Një fetë bukë e zezë
Ujë sipas dëshirës


Suksese..!
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi