Gjuha maqedone që nga klasa e I, Kushtetuesja rrëzon vendimin

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjuha maqedone që nga klasa e I, Kushtetuesja rrëzon vendimin

Mesazh nga Dewil prej Fri 16 Jul 2010 - 5:56

Gjykata Kushtetuese ne Shkup rrëzoi vendimin e ministrisë së Arsimit
për mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë nga ana e nxënësve të
bashkësive etnike joshumicë në Maqedoni. Gjykata Kushtetuese ka
konstatuar se ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, me vendimin e tillë
ka hyrë në kompetencat e Kuvendit, pasi sipas Ligjit për arsim fillor
që është në fuqi, mësimi i gjuhës maqedonase për nxënësit joshumicë
duhet të fillojë nga klasa e katërt dhe kjo me ndihmë të një arsimtari
te lëndes.


Nga ana tjetër ministri Todorov tha se është i çuditur nga vendimi i
gjykatës, ndërsa në një takim me gazetarët tha se ministria do ta
respektojë vendimin. Sipas Todorovit, Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur
kompetencë që të vendosë rreth kësaj ceshtje. Iniciativa për shfuqizimin
e vendimit u morë nga Rinia Demokratike Shqiptare dhe organizata
joqeveritare ‘Realiteti’ që nga janar të këtij viti.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi