Aksidenti tragjik, Shqipëria sot në zi

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Aksidenti tragjik, Shqipëria sot në zi

Mesazh nga Dewil prej Sat 17 Jul 2010 - 21:41

Shqipëra është sot në zi kombëtare, pas aksidentit të pasdites
së shkuar në Rrëshen, ku humbën jetën 14 persona dhe 10 të tjerë kanë
mbetur të lënduar.
Flamujt do të ngrihen në gjysmë shtizë në
të gjitha institucionet publike në vend. Ceremonia e varrimit të
viktimave do të bëhet nga shteti.
“Qeveria ka shpallur 18 korrikun ditë zije për viktimat e aksidentit
dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për varrimin e tyre”, ka pohuar
pasditen e shkuar zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.
Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e shkuar rreth orës 17:00 në aksin
Rrëshen-Fushë Arrëz. Autobusi ka përfunduar në ujërat e Lumit Fan, duke
rënë në një lartësi prej 400-500 metra.
Kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme14 shtetas, përkatësisht:
1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini
4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë
5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras
6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,
8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë
9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,
10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan
11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë
12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë
13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë
14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë


Edituar për herë të fundit nga Dewil në Sun 18 Jul 2010 - 4:31, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aksidenti tragjik, Shqipëria sot në zi

Mesazh nga Arla prej Sun 18 Jul 2010 - 4:30

Ngushellime familjeve, bashkohemi me dhimbjen e tyre.
avatar
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aksidenti tragjik, Shqipëria sot në zi

Mesazh nga Jona prej Sun 18 Jul 2010 - 4:57

ngushellime dhe nga ana ime Familjarve te viktimave shum qynaf
avatar
Jona
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 257
 <b>Piket</b> Piket : 262
Regjistruar : 06/06/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aksidenti tragjik, Shqipëria sot në zi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi