Pogradeci turistik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pogradeci turistik

Mesazh nga Geri prej Mon 2 Aug 2010 - 9:22


Qetësi, freski dhe shplodhje. Janë këto elementët bazë që të injektojnë atmosfera dhe
peisazhet në Pogradec e rrethina, aty ku liqeni i Ohrit është atraksioni
parësor për të kaluar pushimet.


Në brigjet e Ohrit, liqenit më të thellë të gadishullit të Ballkanit, ndër pikat kryesore turistike
shtrihen Pogradeci dhe Tushemishti, të cilat janë edhe ndalesat e
udhëtimit tonë të radhës.

Në këto dy vende ka rreth 30 hotele, pjesa më e madhe në Pogradec. Në qytet cmimet përgjithësisht për dhoma
dyshe lëvizin nga 2000-5000 lekë për natë, përfshirë edhe mëngjesi.

Një pjesë e mirë e tyre janë përgjatë bregut të liqenit. Plazhet janë
ranore dhe një cadër me dy shezlonge kushton sipas vendeve, kryesisht
nga 200-400 lekë në ato private, ku ofrohen edhe shëtitje me varkë. Të
tjera janë të lira.

Sipas banorëve vendas, pushuesit në Pogradec e pranë tij preferojnë të shkojnë kryesisht gjatë fundjavës, c’ka con
në mbushje të hoteleve gjatë verës, por shpesh edhe në muajt e ftohtë. Ajo që vlerësohet më shumë është qetësia.

“Na pëlqen këto, vijmë për fundjavë. Koha ishte e mirë dhe vendosëm të vijmë edhe sot”,
shprehet një grua që ka ardhur bashkë me familjen.

Restorantet, shumë prej të cilave përgjatë Ohrit, kanë për bazë kryesisht gatime tradicionale, përgjithësisht peshq nga liqeni dhe kryesisht simbolin e këtij liqeni, koranin.

Pas plazhit, kur mbërrin pasditja dhe temperaturat nisin të bien ndjeshëm, shëtitorja pranë liqenit nis të popullohet.

Në krahët e saj shitës ambulantë tregtojnë misra të pjekur, apo prodhime mishi ku nuk mungojnë edhe kërnackat tradicinale.

Ushqime që mund të shijohen duke ecur, apo për ata që duan komoditet, të ulur në lokalet përgjatë shëtitores. Më pas, në orët e mbrëmjes, në qyetet ka lokale dhe restorante ku luhet muzikë live.

Tushemishti, për shkak të afërsisë me qyetin e Pogradecit, afro 6 km, ofron të njëjtat plazhe dhe thuajse të njëjtat cmime si këtu dhe në hotele. Tek këto të fundit, kjo zonë ka edhe suita që kushtojnë 8000 lekë.

Edhe këtu restorantet kanë të njëjtin stil me ato të Pogradecit. Këto zona, përpos qetësisë, pushuesit i vlerësojnë edhe për cmimet më të arsyeshme.


“Më pëlqen tradita e shqiptarëve, që janë njerëz mikëpritës. Uji është pastruar mjaft dhe ka qetësi. Cmimet janë të arsyeshme”,
shprehet një vizitor.

Në Tushemisht, pranë doganës, gjendet edhe një kishë e vogel e ndërtuar me gur. Brenda saj kalon një përrua i
vogël dhe nga dritarja e saj duket Pogradeci.

Edhe për vendin ku gjëndet, një kishë e bukur po aq sa e lënë pas dore, për të cilën më pak ndoshta do të bëhej shumë.

Në zonat e Pogradecit gjëndet një tjetër vend për t’u vizituar. Një nga pikat më interesante të Pogradecit dhe zonave rreth tij është Driloni.

Këtu ka gjelbërim, ujë, ajër të pastër, panorama të bukura dhe relaksuese. Driloni përgjithësisht vizitohet nga mëngjesi deri në pasdite.

Dikush shëtit, dikush luan. Këtu ka edhe restorante. Përpos pushimit, shumë njetëz vijnë për të shijuar peisazhet. Një mënyrë më e mirë është shëtitja me barkë.

Thuhet se në kontakt me natyrën dhe ajrin e pastër ka më shumë gjasa që trupi të ripërtërihet e mendja të shplodhet.
Vendet këtu i ofrojnë

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi