Fotografitë e profetit Muhamed, shkak për tërheqjen e librit "Shoqëria”

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fotografitë e profetit Muhamed, shkak për tërheqjen e librit "Shoqëria”

Mesazh nga Dewil prej Wed 18 Aug 2010 - 4:28



Paraqitja e fotografisë së profetit Muhamed në librin tani më të tërhequr nga botimi Shoqëria për klasat e pesta ka qenë një nga arsyet kryesore që ministri Todorov të merr një vendim të tillë . Kështu ka deklaruar vetë ministri Todorov sot para gazetarëve. Në gabimet e shumta të paraqitura në këtë libër në faqen 43 ku prezantohen religjionet e Maqedonisë, shkruan se vetëm 19 % e popullatës në vend janë myslimanë ndërkohë që 1 % I takojnë besimeve tjera. Skandali të jetë edhe më i madh kur flitet për besimtarët mysliman është paraqitur edhe fotografia e profetit Muhamed që në fakt është rreptësisht e ndaluar bazuar në parimet fetare islame.
“Kjo ishte edhe një nga arsyet më serioze për shkak të së cilës dhe sollëm vendim që ky libër të tërhiqet…Jam i sigurt se nuk do përsëriten gabimet pasi që kemi të formuar ekip serioz të recensentëve, i cili plotësisht i është dedikuar punës në fjalë”, tha Nikolla Todorov, ministër I arsimit
Ndërkohë Skender Hasani anëtarë i ekipit të ri të recensentëve gabimet e librit i ka vlerësuar si trashanike. Ai thotë se që në parathënien e tij librit i jepet orientim një nacional dhe i dedikohet vetëm nxënësve maqedonas duke mos përfill fare faktin se libri duhet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë lidhur me faktet e prezantuara për religjionet në Maqedoni Hasani thotë se gjithçka është kontradiktore.
“Kur jemi te religjionet aty paraqiteshin numra kontradiktor për numrin e popullsisë me përkatësi muslimane dhe pikërisht ishte edhe ai moment ku u pa se nuk ka rrugëdalje për këtë libër dhe u vendos që të tërhiqet ky libër dhe më eklatante ishin fotografitë të cilat gjendeshin të plasuar në këtë libër, një fotografi e profetit Muhamed që dihet fortë mirë se në fenë islame ose myslimane nuk lejohet fotografi të ketë në libra apo në veprat e ndryshme”, deklaroi Skender Hasani, recensent për librin e ri.
Paraqitja e fotografive të profetit Muhamed në Danimarkë vite më parë shkaktoi revoltë të madhe në tërë botën islame. U protestua gjithë andej mes tjerash edhe në Shkup.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi