Me rastin e 18 gushtit ditës së ARM-së, nuk u avancua asnjë shqiptarë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Me rastin e 18 gushtit ditës së ARM-së, nuk u avancua asnjë shqiptarë

Mesazh nga Dewil prej Wed 18 Aug 2010 - 4:30

Asnjë epror shqiptar nuk u avancua sot me rastin e shënimit të Ditës së ARM-së 18 gushtit. Të gjithë nëntë nënkolonelët që morën gradën kolonel, ishin maqedonas. Nga Ministria e Mbrojtjes dhe ARM-ja, askush nuk i tregoi shkaqet e kësaj ndasie. Ndërkohë sa për ilustrim, (tabela) Ministri i mbrojtjes Zoran Konjanovski është maqedonas, zv/ ministri Emil Dimitriev maqedonas, sekretari shtetëror Petar Esmerov gjithashtu maqedonas.
Megjithatë edhe përkundër këtij fakti për mospërmbushjen e parimit të përfaqësimit adekuat siç e kërkon Marrëveshja e Ohrit, Komandanti suprem i forcave të armatosura dhe njëherit presidenti i shtetit Gjorge Ivanov dhe ministri i mbrojtjes së Republikës ë Maqedonisë Zoran Konjanovski me rastin e kësaj dite theksuan angazhimin dhe përcaktimin e Armatës drejtë rrugës për integrim në NATO.
“ARM-ja i ka realizuar reformat dhe ka përmbushur kriteret për në NATO. Por duhet ët mbetet e përkushtuar dhe të vazhdoj edhe më tej drejtë kësaj rruge. Armata e Maqedonisë i plotësoi kriteret për anëtarësim në Aleancë. Por, ne nuk ndalemi këtu. Me krenari ecim para drejtë realizimit të misonit tonë të madh , drejtë një armate profesioniste, teknikisht bashkëkohore e cila do ta mbroj lirinë maqedonase”, tha Gjorge Ivanov, president I Maqedonisë
“Integrimi në NATO dhe Bashkimi Evropian janë prioriteti ynë kryesorë nga i cili nuk heqim dorë. Ne jemi fortë të përkushtuar në realizimin e këtij qëllimi dhe për këtë shkak vazhdojmë me punën tonë”, deklaroi Zoran Konjanovski, ministër I mbrojtjes
Gjatë manifestimit që u shënua me rastin e ditës së ARM-së morën pjesë edhe një sërë personalitetesh nga jeta politike, si kryeministri Gruevski, kryeparlamenatri Veljanovski, ish presidenti i Maqedonisë dhe njëherit lider i opozitës Branko Cërvenkovski si dhe përfaqësues të shumtë nga kori diplomatik.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi