Skandali: Shqiptarët me prejardhje rome, turke…

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Skandali: Shqiptarët me prejardhje rome, turke…

Mesazh nga Dewil prej Mon 23 Aug 2010 - 11:46

Shkup – “Vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë. Se ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome”. Kështu, me këtë përmbajtje skandaloze, nxënësit e vitit të II të shkollave të mesme, tashmë 7 vite nga libri i gjeografisë, mësojnë për historinë dhe prejardhjen e shqiptarëve në Maqedoni, raporton Alsat-m.
Ndër të tjera në këtë libër, botim i vitit 2003, autorë i të cilit janë 5 doktorë shkencash edhe atë Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski shkruan:
“Vendosja e paraardhësve prej ku rrjedh popullsia shqiptare në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, gjegjësisht kah fundi i shekullit të XVIII. Në fillim kishte numër të vogël të tyre. Në shekullin XIX, fillon valë e re e vendosjes së shqiptarëve në Maqedoni, atëherë janë vendosur numri më i madh i shqiptarëve. Theksojmë se vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot, në fillim të shekullit të XXI. Vendosja e këtillë, në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme, mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë”.
“Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”.
Sipas Shefqet Zekollit, udhëheqës i sektorit të arsimit në komunën e Çairit, i cili dhe ka evidentuar gabimet në librin e gjeografisë, libri menjëherë duhet të tërhiqet nga përdorimi, kurse për këtë përgjegjësi duhet të mbajnë edhe arsimtarët që ligjërojnë këtë lëndë.
“Libri i gjeografisë për shembull i vitit 2003 autorë i të cilët janë 5 profesorë doktor ka aq gabime aq sajesa aq falsifikime aq lëshime aq tendenca, saqë është tepër i dëmshëm për nxënësit dhe nuk guxon të lëshohet para nxënësve. Edhe vetë arsimtarët tonë shqiptarë në disa raste nuk janë në nivelin e detyrës dhe nuk janë aq sy çel që këto gjëra t’i luftojnë”, deklaroi Shefqet Zekolli, udhëheqës i sektorit të arsimit në komunën e Çairit.
Nga ana tjetër historiani Muzafer Bislimi thotë se Ministria e Arsimit, por edhe Lidhja e Historianëve shqiptarë dhe lidhja e arsimtarëve duhet ta mbajnë përgjegjësinë për këtë skandal.
“Nuk kam hasur deri më tani ndonjë historian maqedonas i mirëfilltë e jo kuazihistorian ti ketë këto teza që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën dhe përgjegjësinë kryesore në këtë drejtim duhet ta ketë Ministria e Arsimit dhe vetë politika në arsimin e Maqedonisë, kuptohet nëse është tendenca që ky shtet të jetë multi-etnik dhe i barabartë i gjithë qytetarëve të Maqedonisë, sepse me teza të tilla të pavërteta,vetëm se gryejnë më tepër themelet e këtij shteti” , shprehet Muzafer Bislimi, historian.
Edhe pse me një përmbajtje të këtillë skandaloze, libri i gjeografisë, nuk është i parashikuar për rishikim pasi në të përfshihen vetëm librat e shkollës fillore.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi