Vritet deputeti i PS Fatmir Xhindi

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vritet deputeti i PS Fatmir Xhindi

Mesazh nga Geri prej Sat 2 May 2009 - 23:47


Deputeti
socialist i Kuvendit te Shqiperise, Fatmir Xhindi eshte ekzekutuar
mbremjen e sotme ne Roskovec, pak metra larg baneses se tij.

Burime
konfidenciale te policise bejne te ditur se deputeti eshte qelluar me 6
plumba Kallashnikovi, ndersa po parkonte makinen ne oborrin e shtepise
se tij dhe ka nderruar jete ne vend.Policia deklaron se per
momentin nuk ka asnje piste per ngjarjen, nderkohe qe po merren ne
pyetje banore te shtepive prane vendit te ngjarjes, ne kerkim te
deshmitareve te mundshem. Shtepine e te ndjerit e kane vizituar pak ore pas ngjarjes kreu socialist Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Deputeti Xhindi, 49 vjec, ishte i martuar dhe kishte tre femije.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vritet deputeti i PS Fatmir Xhindi

Mesazh nga Geri prej Sat 2 May 2009 - 23:47

Ekzekutimi i deputetit, ekspertet hetojne cdo cm terren


Rinisin
hetimet e eksperteve dhe prokuroreve ne vendin e ngjarjes ku dje ne
mbremje u ekzekutua deputeti socialist, Fatmir Xhindi.

Ekspertet
e kriminalistikes po kerkojne me imtesi ne drejtimin nga mendohet se
kane ikur autoret e ekzekutimit qe tronditi vendin dhe politiken. Sipas
te dhenave, ekspertet dhe prokuroret qe ndodhen ne Roskovec, po
kontrollojne me imtesi terrenin per te gjetur prova te mundshme, te
cilat do te mundesonin zbardhjen qe deri ne keto momente eshte mbuluar
me mister. Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Xhindi, u
ekzekutua ne afersi te baneses se tij rreth ores 21:15 minuta te se
shtunes, ne momentin qe do te hynte ne banesen e tij ne qytezen e
Roskovecit ne Fier. Deputeti socialist eshte qelluar me arme
kallashnikov nga nje afersi prej pak metrash, nga te pakten dy persona
qe ishin duke e pritur ate duke njohur edhe levizjet e tij. Ai eshte
qelluar pas shpine me disa plumba. Edhe pas deshmive te para te
marra, nga policia, vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, mbetet ende pa
nje motiv se per cfare u krye, ndersa rrethanat dhe menyra se si ndodhi
perkon me nje vrasje me paramendim, pasi vrasesit jo vetem qe kishin
kohe qe e prisnin deputetin Xhindi, por zgjodhen edhe momentin me te
pershtatshem per ta kryer kete vrasje. Ata kane levizur ne
qytet pa u pare nga askush per shkak se pjesa me e madhe e banoreve te
Roskovecit, ose kane qene ne banesen e tyre ose ne bare dhe lokale per
te ndjekur ndeshjen Real Madrid-Barcelona. Kjo nuk eshte e para vrasje
e kryer me paramendim pikerisht ne momentet e ndeshjeve qe paraqesin
interes per publikun, dhe eshte kohe e pershtatshme per te mos u vene
re dhe per te levizur me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Hetimi per
vrasjen e deputetit Xhindi do te ndiqet nga nje grup i Prokuroreve te
Krimeve te Renda. Ketij grupi i eshte bashkuar per te ndihmuar
ne hetime edhe nje pjese e drejtuesve kryesore te Policise se Shtetit
te drejtuar nga Ahmet Prenci i cili ne nje prononcim per Top Channel
tha se po punohet per gjetjen e autoreve po nuk dha ndonje informacion
per dyshimet e ngritura nga policia. Drejtori i Pergjithshem i
Policise se Shtetit, Ahmet Prenci ka dhene gatishmeri per gjithe
efektivat e tij, ku eshte i perfshire i gjithe vendi. Postbolloqet
kryesore jane ngritur pothuajse ne te gjitha rruget hyrese dhe dalese
te Roskovecit por edhe ne qytetet fqinje, Berat dhe Fier.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi