Katër persona të plagosur në Mitrovicë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Katër persona të plagosur në Mitrovicë

Mesazh nga Dewil prej Sun 12 Sep 2010 - 3:23

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë vonë pas përfundimit tëndeshjes së basketbollit ndërmjet Turqisë dhe Serbisë, në urën e lumitIbër në Mitrovicë kanë ndodhur incidente, në të cilat kanë marrë pjesëdisa qindra persona nga të dy anët e urës, bën të ditur Rel.Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka thënë sepjesëmarrësit e incidenteve nga të dyja anët kanë hedhur gurë ndajnjëri-tjetrit.“Nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet pjesëmarrësve tëincidentit. Njësitet policore dhe ato të EULEX-it, kanë dalë në vendine ngjarjes dhe nuk kanë lejuar përshkallëzim të incidenteve”, ka thënëHoti dhe ka shtuar se “situata tash është nën kontroll”.Agjencitë e lajmeve thonë se incidentet kanë shpërthyer pasi qëshqiptarët kishin dalë për të festuar fitoren e Turqisë ndaj Serbisë.Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Lindal, ka deklaruar se një polic iFrancës është lënduar, pasi që është goditur në këmbë, por është jashtërrezikut për jetë.Zyrtarët e Qendrës spitalore që ndodhet në pjesën veriore të qytetitu kanë thënë mediave serbe se në këto incidente janë lënduar katërpersona. Tre prej tyre janë lëshuar nga spitali, ndërsa për shërim kambetur vetëm Millosh Radovanoviq , që tash ndihet mirë.Mediat në Beograd thonë se të lënduarit janë pjesëtarë tënacionalitetit serb. Ende nuk dihet nëse të lënduar ka edhe në mesin eshqiptarëve. Lajm i orës, 23:30 – Fitorja në gjysmëfinale e Turqisë ndaj Serbisë si shkas i incidentit
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit Turqi – Serbi,qindra persona ( shqiptarë në një anë dhe serb në anën tjetër ) janëtubuar nga të dyja anët e lumit Ibër pranë urës kryesore në Mitrovicë,me ç’rast kanë gjuajtur gurrë. Veç kësaj, rreth orës 23.00 ështëdëgjuar alarmi në pjesën veriore, që ka shtuar numrin e serbëve matanëurës në rreth 400 veta, ndërkohë që janë dëgjuar edhe të shtëna me armëzjarri dhe shpërthim i një granate. Siç ka lajmeruar Tanjugu katërpersona janë lënduar ku njeri prej tyre më rëndë. Për me shumeinformacione gjate orëve në vazhdim…
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi