SORKADHJA SHQIPTARE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Adem Berisha prej Sun 19 Sep 2010 - 10:16

SORKADHJA SHQIPTARE

Është si molla e rremit
që pemën zbukuron,
si Shota është e Azemit
gjithë kombin që nderon.

Kjo është një krenari
me virtyte të larta,
të bëj punë të mbara di
me duart që i ka të arta.

Shikohet me shumë simpati
në skenë kur debuton,
shpirtit e zemrës i dhuron qetësi
me gojë kur të flet, me sy kur të shikon.

Si pëllumb i bardhë fluturon
lartë, atje mbi re të bardha
në vend dhe jashtë kur qëndron
shkëlqen e jona sorkadhja.

Bashkndien metë vjetrit,
ndihmon të sëmurët rëndë,
kurrë të keqen nuk ia bën tjetrit
mish e shpirt kjo i ka human.

I do e ndihmon të tjerët
që dhimbja i ka kapluar,
di të ngushëllojë të mjerët
dhimbjen për të iu lehtësuar.

Di të vlerësojë të mirat
zoti që i ka dhuruar,
nuk e do terrin, i do dritat
së tepërmi në terr ka jetuar.


Edituar për herë të fundit nga Adem Berisha në Thu 23 Sep 2010 - 0:21, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Adem Berisha
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 11
 <b>Piket</b> Piket : 14
Regjistruar : 19/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Wed 22 Sep 2010 - 23:52

e bukur shume baca Adem,te lumte
avatar
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Adem Berisha prej Thu 23 Sep 2010 - 0:19

Falemnderit i dashur Shaban, komentet dhe përkrahja jote më japin forcë e vullnet, nderimet e mia.
avatar
Adem Berisha
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 11
 <b>Piket</b> Piket : 14
Regjistruar : 19/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Vizitor prej Thu 23 Sep 2010 - 1:29

Te pergezoj per poezit me plot vler, te lumt xhaxhi Adem, prano komplimentet e mia.
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Vizitor prej Thu 23 Sep 2010 - 3:40

Babush urime per poezin,uroj qe gjithnje te na pasurosh forumin me poezi!
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Arla prej Thu 23 Sep 2010 - 8:45

Perlat radhiten si nje gjerdan per te zbukuruar letersine shqiptare nga nje emer i madh qe qe te gjithe e njohim nepermjet punes se tij te pareshtur.Dhe pse jeta nuk eshte treguar e mire me te ai vazhdon te na embelsoj dhe te coj para vlerat e poezise shqiptare.
avatar
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Adem Berisha prej Tue 12 Oct 2010 - 9:38

Viola, Engjëllushja, arla . . . Nga zemra JU falënderoj që më lexoni, komentoni dhe kaq lartë më vlerësoni. Kam kënaqësinë e veçantë që gjindem në mesin tuaj dhe përkundër gjithë vrazhdësisë së jetës, ndjej se me JUVE rinohem edhe unë. Shpresoj që sadopak do të ju kënaq dhe relaksoj me shkrimet e mia modeste të kohë pas kohëshme.
Ju dua shumë, jeni tepër të veçanta.
avatar
Adem Berisha
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 11
 <b>Piket</b> Piket : 14
Regjistruar : 19/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sa më shumë të dashuroni, që të jeni të lumtur prore"

Mesazh nga Adem Berisha prej Tue 12 Oct 2010 - 9:57

Për kënaqësinë tuaj lexues të dashur të forumit hapesirajonë.com, po vendos sot një poezi me motiv paksa më të ndryshëm nga ai që zakonisht më frymëzon por ja që shpirti e zemra çuditërisht nuk po pranuakan dot pleqërinë duke konkluduar se zemrën dhe shpirtin nuk e pushtuakan dot tanket as avionet por këtë e bëka e vetmja d a sh u r i a.

PUSHTIM PA TANKE E AVIONË

Diku larg po afër kam një zemër
me rrënjë të forta thellë në shpirtin tim
s’e fsheh, është më e mira e të mirave femër
jetën që mëzgjatë e i jep shumë kuptim.

Një yll polar midis yjesh në gjithësi
shumë male e dete që ndriçon
ka pushtuar universin në gjithë poret e tij
me shenjtërinë, fisnikërinë, dashurinë... që dhuron.

Është një Dora d’Istri tjetër por asaj i ngjanë
me gjithë tiparet që e karakterizojnë,
nuk e dini, është zoti im qe të gjallë më mbanë
mirësia, njerëzorja, madhështia ... kurrë nuk i shterojnë.

Eh, të habitur shumë nga ju do të pyesin:
vërtetë njeriu në jetë dy herë po u bëka fëmi ?!!!
Jo, nuk e fsheh edhe po të më mbysin
njeriu vdes kur në shpirt nuk ndjenë më dashuri.
avatar
Adem Berisha
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 11
 <b>Piket</b> Piket : 14
Regjistruar : 19/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Vizitor prej Tue 12 Oct 2010 - 21:02

Te lumt! S'kam fjal tjeter
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Vizitor prej Thu 16 Dec 2010 - 3:21

Motrushja ime Diellza

Ikin ditet dhe muajt me nxitim
Mungesa jote vret shpirtin tim
Ike ti o engjell i bekuar
Na le me lot dhe zemer te vetmuar.!

Shoket dhe shoqet kudo te kerkojn
Te luash e vallezosh me ta ata enderrojn!
Librat dhe fletoret,te presin ne bankat e shkolles!
Ti shfletoj dora jote e bute,e syri yt i bukur ti lexoj!

Te dua dhe te kujtoj gjithmone
E bukura Diellzushe,lule e njom!
Princesh e bukuris,zemra ime vogel.!
Mbiyll i gjithesis,drite e botes,engjell i dashuris..!


Keto pak vargje,i kushtoj motres time te vogel Diellza Berishes(Pajtime Ahmeti-Voglushja)


Edituar për herë të fundit nga Engjellushja në Thu 23 Dec 2010 - 6:05, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk thuhet kot: "Miku i mirë në ditë të vështirë"

Mesazh nga Adem Berisha prej Thu 16 Dec 2010 - 11:52

Engjellushe e dashur dhe respektuar, çfarëdo qe të them për të falënderuar, më duket sikur thash pak ose aspak prandaj vetëm dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë me lutjet e mia më të sinqerta që këtë ndjesi, këtë solidaritet dhe këtë respekt të kem rastin dhe mundësinë ta shpërblej vetëm me të mira dhe në gëzimet tuaja personale e familjare.
Unë si gjysh i Diellzes por që mund të jem edhe gjysh i yti, përjetësisht do të jem mirënjohës ty dhe gjithë motrave e vëllazërve që u solidarizuan me dhimbjen tonë dhe në çfarëdo mënyre na shprehen ngushëllimet e tyre të sinqerta. Edhe këto vargje do ti marr e ruaj në dosjen e veçantë të Diellzes pasiqë më iku mundësia për t'i vendosur në ciklin e dytë "Zemërbardhët për Diellzen" të librit tim "Lulja la lulishten" kushtuar kësaj luleje të përjetësisë. Me respekt e dashamirësi, i yti gjyshi Adem.
avatar
Adem Berisha
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 11
 <b>Piket</b> Piket : 14
Regjistruar : 19/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SORKADHJA SHQIPTARE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi