Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!

Mesazh nga Geri prej Sun 3 May 2009 - 3:18

Duhani (Nicotiana) eshte nje bime e famiiljes Solanaceae. Te njejtes familje i takojne edhe domatja dhe patatja.
Duhani,
nenkupton bimen e familjes Nicotiniana te llojeve dhe tipeve te
ndryshme te modifikuar apo jo te modifikuar gjenetikisht, me gjithe
pjeset e saj.

Demet e Duhanit
Duhani gjate djegies çliron 4
mije lende, qe nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pergjegjes
kryesor per vrasesin nga duhani dhe demtimet e aparatit kardiovaskular)
dhe deri te katranet, substancat me perberje benzopireni, kobalti
radioaktiv, qe jane nder shkaktaret e kancerit te mushkerive. Ne qofte
se do te bejme nje liste te demeve qe shkaktohen drejtperdrejt nga
duhani, ato qe influencohen apo rendohen prej tij, ajo do te jete teper
e gjate, por le te perqendrohemi mbi demet kryesore.
Duhani eshte
pergjegjes per te ashtuquajturen “epidemi” te kancerit te mushkrive,
sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit XX-te, duke çuar kete kancer ne
numrin nje te vdekshmerise se kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i
mushkerive nuk ka rol paresor ne vdekshmerine, por rreziku prej tij,
eshte rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e perdorimit te tij prej femrave.
Eshte
vertetuar se per çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te
piresit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit eshte rreth
50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund te perfundoje edhe ne nje
nderhyrje te mundshme kirurgjike. Por, siç e thame edhe me siper duhani
shkakton nje liste te gjate demesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik
shpeshhere e ka pikenisjen nga duhani. Personat, qe kur gdhihen ne
mengjes, puna e pare qe bejne fillojne te kolliten dhe nxjerrin nga
goja gelbaze ne sasia mesatare. Te personat qe nuk pijne duhan
mushkerite me ane te sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vete
pastrohet gjate gjithe dites, gje qe duhanpiresit nuk munden ta bejne
kur sistemi i tyre ciliar ka dale jashte funksionit dhe mushkerite nuk
jane ne gjendje ta nxjerrin gelbazen. Jane keta persona qe semuren me
shpesh nga infeksionet pulmonare.
Por, demet me te medha shkaktohen
ne sistemin kardiovaskular te gjakut. Duhani mbahet si nje nga faktoret
kryesore ne demet Arterioskleroze te vazove (ngushtimi i eneve te
gjakut) qe ne vetvete shkakton semundje iskemike te zemres, infraktin e
zemres demtimin e sistemit nervor, si dhe te shume organeve te tjera.
Eshte vertetuar se semundjet ishemike jane te pranishme 3.4 per mije,
tek ata qe nuk pine duhan dhe 7.4 mije tek ata qe pine duhan. Tek ata
qe pine 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepert i duhanit
shton rrezikun per vdekje te papritur. Monooksidi i duhanit, nje nga
perberesit e tymit, pakeson oksigjenin ne gjak, nderkohe qe nikotina
nje nga perberesit e duhanit shton punen e zemres dhe te dyja shpetojne
formimin e trombit (mpiksje gjaku) qe ngushton dhe bllokon anet e
gjoksit. Ata qe jane konsumatore te duhanit, referojne qe e kane te
pamundur per ta lene ate. Kjo eshte pjeserisht e vertete. Nikotina nje
nga perberesit e duhanit zevendeson Acetin-Klinen, nje perberes qe ka
rolin percjelles te impulsit nervor ne sinops (pjese e sistemit nervor
qendror dhe atij periferik).
Organizmit, pas lenies se duhanit i
duhet nje periudhe prej 40 ditesh qe te prodhoje sasine e duhur te
Acetil-Kolines. Gjate kesaj kohe ish-duhanpiresve i eshte stresuar,
nevrikosen edhe nga zhurma me e vogel, kane pergjumesi etj. Por, te
gjitha keto veshtiresi kalohen me pak vullnet dhe kembengulje. Pirja e
duhanit i shkakton deme edhe aparatit tretes. Keshtu duhani jep rrezik
te larte per karcinomen e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit
ky rrezik shkon 150/1ne raport me popullsine jo-duhanpirese. Duhani,
duke kontribuar ne vazokonstruksionin (ngushtimin) e eneve te gjakut te
stomakut rrit perqindjen per ulcerin e stomakut, nderkohe qe rritet 2,7
here rreziku per kancer-stomakun.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi