Shqiptarët diskriminohen edhe me fushat sportive

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqiptarët diskriminohen edhe me fushat sportive

Mesazh nga Dewil prej Sun 26 Sep 2010 - 2:29

Në kuadër të projektit “50 fusha ndihmëse sportive” realizuar ngaAgjencia për Rini dhe Sport, në komunat shqiptare janë paraparë që tëndërtohen vetëm nëntë fusha sportive. Fevzi Mani, zëvendës drejtor iAgjencisë për Rini dhe Sport bëri të ditur se me këtë projekt në fillimjanë paraparë të ndërtohen vetëm 5 fusha në komunat shqiptare, por meshumë vështirësi u arrit që ky numër të rritet në nëntë. “Ky projektQeveritar nëpërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport në fillim kishteparaparë që vetëm pesë fusha të futbollit të ndërtohen në komunatshqiptare por ne disi arritëm që këtë numër ta rrisim në nëntë meqëllim që të rritet përqindja në komunat shqiptare”, tha Mani. Ai bëritë ditur se këto nëntë fusha do të ndërtohen në komunat: Vrapçishtë,Strugë, Gostivar, Tetovë, Zajaz, Zhelin, Tearcë dhe dy në komunën eSarajit. “Në fillim të këtij projekti janë njoftuar 84 komunat e Maqedonisëtë cilat është dashur të aplikojnë për të fituar fushë sportive. Disaprej komuna shqiptare nuk plotësonin kushtet juridike andaj në Saraj dotë ndërtohet dy fusha pasi që më mirë të ndërtohen dy sesa një”,theksoi Mani. Sipas tij komunat shqiptare dhe disa maqedonase janërefuzuar pasi që kishin probleme me prona juridike. Ndërkaq projektiQeveritar i cili fillori të realizohet ne vitin 2008 është afërpërfundimit pas që 24 fusha të futbollit tani më janë lëshuar nëpërdorim kurse 26 tjerat janë përfunduar por pritet të rregullohet edhebari i tyre, i cili duhet të merr formën e duhur. 50 fushat efutbollit, Qeverisë i kushtuan 600 milion denarë dhe gjatë vitit tëardhshëm pritet që të gjitha të lëshohen në përdorim.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi