Alzheimer - 7 shenjat paralajmëruese të sëmundjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Alzheimer - 7 shenjat paralajmëruese të sëmundjes

Mesazh nga Merisa prej Sun 3 Oct 2010 - 22:17

Qëllimi i kësaj liste është që të njoftohet opinioni rreth shenjave të hershme paralajmëruese të një prej sëmundjeve më shkatërruese që i prek njerëzit e moshuar – sëmundja Alzheimer.
Nëse dikush ka disa ose madje shumicën nga simptomat e mëposhtme, kjo nuk do të thotë se ata kanë këtë sëmundje. Në këtë rast, ata duhet të bëjnë një kontroll të detajuar tek një specialist i trajnuar për sëmundjet e lidhura me humbjen e memories (harresën), siç është neurologu ose psikiatri, ose të kontrollet në klinikën e sëmundjeve mendore, me një ekip të zgjeruar ekspertësh, njohës të problemeve me memorien.

Shtatë shenja paralajmëruese të sëmundjes Alzheimer janë, kur personi:
* pyet të njëjtën pyetje disa herë pa pushim.
* përsërit të njëjtën ngjarje, fjalë për fjalë, vazhdimisht.
* harron të gatuajë, ose të bëj riparime të ndryshme, ose të luajë letra – aktivitete tjera të cilat më herët kanë qenë të kryera me lehtësi dhe shumë në rregull.
* kur humb aftësinë për të paguar faturat ose të nxjerr llogarinë nga një grup vlerash të dhëna.
* harron ose humbet në mesin e familjarëve të afërm, ose i vë gabim pajisjet shtëpiake.
* heq dorë nga larja e trupit, ose vesh të njëjtat rroba vazhdimisht, derisa insiston se ata janë pastruar ose rrobat e tij janë ende të pastra.
* mbështetet tek dikush tjetër, siç është bashkëshorti ose të afërmit, për të marrë vendime rreth tij ose për t’u përgjigjur në pyetjet drejtuar tij, të cilat më herët i ka zotëruar vetë
avatar
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi