Largohet flamuri kombëtar me urdhër të ambasadës amerikane

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Largohet flamuri kombëtar me urdhër të ambasadës amerikane

Mesazh nga Dewil prej Tue 12 Oct 2010 - 5:58

Prishtinë. Flamuri kombëtar shqiptar, i cili ishtevendosur pranë flamujve shtetërorë të Republikës së Kosovës dheShteteve të Bashkuara të Amerikës, është hequr sot gjatë orëve tëpasdites nga rrugët e Prishtinës, raporton Zëri.Flamuri kuqezi ishte vendosur nëpër të gjitha rrugët kryesore tëkryeqytetit kosovar për nder të vizitës së Sekretares amerikane tëShtetit, Hillary Clinton.Dhe ky veprim ndodh vetëm një ditë përpara mbërritjes së shefesamerikane të diplomacisë. Nuk ka ende një shpjegim se përse flamurikombëtar i shqiptarëve u hoq nga rrugët. Zyrtarisht komuna distancohetnga ky urdhër, ndërsa as ambasades amerikane dhe as Ministria e Jashtmee Kosovës nuk janë në gjendje të japin një sqarim për mediet.
Ndërkohë që punonjësit e një kompanie private po zbatojnë një urdhërqë thonë se nuk e dinë nga kush vjen. Burime nga komuna ndërkaq bëjnëtë ditur për mediet shqiptare se ky është një urdhër që është dhënë“nga lart”.Protokolli për vizitën e sekretares amerikane po bëhet nga ambasadaamerikane dhe sipas burimeve jo zyrtare thuhet se, ambasada ka kërkuarqë të hiqet flamuri kombëtar shqiptar me arsyetimin se mbajtja eflamurit të një “shteti fqinj nuk është e preferueshme”.Ky veprim është dënuar ashpër nga qytetarët që ndodheshin në rrugë në momentin e heqjes së flamurit kuqezi.Qyteti i Prishtinës është zbukuruar gjithandej me flamuj shtetërorëtë Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – mesazhe këtomirëseardhjeje për Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, ecila të mërkurën arrin në Kosovë.Qytetarët e anketuar në Prishtinë thonë se janë të nderuar mevizitën e zonjës Clinton dhe bëjnë thirrje për një pritje madhështorenë emër të saj.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Largohet flamuri kombëtar me urdhër të ambasadës amerikane

Mesazh nga Vizitor prej Tue 12 Oct 2010 - 6:04

Mad QFARE SPO NDODHE PO LUAJNE ME SHQIPTARET SIKUR MACE ME MIUN: Crying or Very sad
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Largohet flamuri kombëtar me urdhër të ambasadës amerikane

Mesazh nga Vizitor prej Tue 12 Oct 2010 - 6:06

Ehh kjo ndodh kur dikush tjeter udheheq ne vendin tend
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Largohet flamuri kombëtar me urdhër të ambasadës amerikane

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Tue 12 Oct 2010 - 6:59

Flamuri yne mbeti gjithnje nen hije duke filluar nga pushtimi turk,serb dhe keshtu dhe sot.Dikur kishte burra qe e paguanin me gjak.
avatar
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Largohet flamuri kombëtar me urdhër të ambasadës amerikane

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi