Xhaferi dhe Veliu: 'Nuk jemi spiunë'

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Xhaferi dhe Veliu: 'Nuk jemi spiunë'

Mesazh nga Dewil prej Fri 15 Oct 2010 - 5:53


Musa Xhaferi, Ministër - Fazli Veliu,deputeti i BDI-së

Dosjet e tre funksionarëve të lartë të BDI-së, që u dorëzuan dje nëkomisionin për lustrim, kanë ngjallur reagime të shumta në partinë eAhmetit. Dy, prej tre funksionarëve të BDI-së që dje u apostrofuan sibashkëpunëtor të mundshëm të shërbimeve serbe, sot reaguan ashpër dukei vlerësuar dosjet e tillë si shantazh dhe shpifje nga ana e PDSH-sëpër diskreditimin e personaliteteve të tyre. Ministri që u përmend sibashkëpunëtor me nofkën “Mama” është Musa Xhaferi. Ndërsa deputeti mepseudonimin “Daja” dhe “Drim” është Fazli Veliu. “Ajo është një dosjenga shërbimet e PDSH-së, nuk di me ndihmën e kujt, të cilët janë tëtrilluara gjana, faktikisht unë jam i fundit që kam marrë atë përmesgazetarëve. Keqpërdorimi i personave publik nëpërmjet kësaj forme tërrallë të jashtëzakonshme, që për fat të keq profesori ynë i nderuar qëska turp para nxënësve edhe publikut, të luajë të aktrojë një përrallëtë atillë se rastësisht atij dikush i ka dhënë dosje të atilla, dhe dotë kishte një kuptim logjik nëse ai dosjet do ti dorëzonte tekkomisioni. Unë do të angazhojë avokatë të cilët do të kërkojnë tëmbrojnë veten në kuptimin e komprometimit personal në një formë shumëtë paskrupullte të skenarit që ata e kanë përgatitur” tha Musa Xhaferi,Ministër i BDI-së. Ndërsa Fazli Veliu ka reaguar përmes një letredrejtuar opinionit. “Në asnjë kohë e situatë, në burgje, mërgim, luftëe paqe, përballë armiqve e mashave të zgjatura të tyre, nuk e kamhumbur vetëdijen dhe forcën e dhënë nga Zoti, që të bëj ndonjë veprimtë pamatur në dëm të popullit e Atdheut tim, përkundrazi, kam qëndruarnë këmbë dhe kam vepruar me logjikë të shëndoshë e me përkushtim përçështjen e shenjtë mbarëkombëtare e mbarënjerëzore“ thotë në reagimin etij, deputeti Veliu. Ai thotë se drejtësinë për këtë rast do të kërkojënë Institucionet kombëtare dhe Ndërkombëtare. Deputetja e BDI-së ErmiraMehmeti Devaja tha se bëhet fjalë për fushatë që ka për qëllim tëdiskreditojë personalitete, të shantazhojë dhe të shkatërrojë familjedhe në fund të shkatërrojë jetë njerëzish.“Si ka mundësi vallë që dosjekaq të rëndësishme, kaq dosje kaq të besueshme, dosje me informacionekaq diskredituese për zyrtar të një shteti, deputet, ministrafunksionar e kështu me rradhë të kenë fluturuar në oborrin e njëindividi dhe që ai pastaj me këto dosje të kryej obligimin e tijqytetar siç e quajti dje” tha zëdhënësja e BDI-së Ermira MehmetiDevaja. Nga BDI-ja thonë se do të presin fillimisht prononcimin eKomisionit për Lustrim dhe më pas do të ndërmarrin të gjitha masat ndajsiç thonë “qytetarit të ndershëm që kryente obligimin e tij qytetar”dhe ndaj atyre për të cilët kanë indikacione se janë të përfshirë nëskenarët me dosjet e tre funksionarëve BDI-së.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi