Vala e re e azilkërkuesve, alarmon institucionet shtetërore

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vala e re e azilkërkuesve, alarmon institucionet shtetërore

Mesazh nga Dewil prej Sat 23 Oct 2010 - 0:20



Të gjithë personave që do të vazhdojnë të keqpërdorin liberalizimin e vizave do t’u merren dokumentet e udhëtimit, deklaruan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme. Kjo dhe masa të tjera sanksionuese do të ndërmerren nëse vjen deri te eskalimi i situatës ndërsa për momentin do të vazhdojnë me fushatat informative për pengimin e migrimit të jashtëligjshëm, kësaj rradhe drejt Gjermanisë. Sipas analizave të këtij Ministrisë së Jashtme, azilkërkuesit i dinë pasojat nga keqpërdorimi i liberalizimit të vizave, por, këtë e bëjnë për shkaqe financiare. Por, tani azilkërkuesit nuk do të kenë asnjë përfitim financiar pasi shtetet si Holanda, Austria dhe Gjermania kanë ndërprerë edhe benefitet financiare që iu janë dhënë azilkërkuesve gjatë zhvillimit të procedurës.
“Në këtë fazë ende vlerësojmë se nuk ka nevojë për sanksionimin apo pengimin e të drejtës për dalje në çfarë do baze, sepse qëllimin do ta arrijmë përmes informimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët, gjegjësisht do tu tregohet se nuk ka asnjë gjasë për marrjen e azilit në cilin do shtet të Evropës perëndimore”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.
Edhe nga Qendra ndërkombëtare për zhvillimin e politikave migruese në takimin e sotëm me ministren e brendshme thanë se do të ndihmojnë Maqedoninë në luftën për të parandaluar fenomenin e azilkërkuesve në shtetet e BE-së.
“Ajo që do ta bëjmë ne është t’i mbështesim përpjekjet e vendit tuaj, pra Maqedonisë, gjithashtu do ta mbështesim këtë kampanjë informative që e keni filluar apo do ta filloni gjithashtu do të bashkëpunojmë me shtetet që janë si pikë destinacioni sepse kjo nuk vlen vetëm për qytetarët e Maqedonisë për është politikë e rajonit”, deklaroi Piter Viderman, Qendra ndërkombëtare për zhvillimin e politikave migruese.
Ndërkohë nga MPJ nuk deshën të komentojnë letrën e Komisioneres evropiane për çështjet e brendshme, Cecilia Malmstrom se regjimi i vizave mund të rivendoset nëse nuk ndërmerren masa konkrete, me arsyetimin se letra akoma nuk ka arritur tek ata. Sipas MPJ-së, numri i azilkërkuesve është rritur nga fillimi i vjeshtës. Vetëm në Gjermani në muajin shtator janë paraqitur 521 azilkërkues, 146 në Suedi ndërsa 82 në Belgjikë. Gjatë muajin tetor ky numër është rritur në 206.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi