Soja parandalon kancerin, diabetin, ndihmon frytshmërinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Soja parandalon kancerin, diabetin, ndihmon frytshmërinë

Mesazh nga Dewil prej Sat 23 Oct 2010 - 22:18



Shumë ekipe shkencore në pjesë të ndryshme të botës po studiojnë ndikimin e sojës te tumoret në forma të ndryshme. Mendimet e profesionistëve janë të ndara sepse hulumtimet kanë dhënë rezultate të ndryshme.

Megjithatë, në saje të rezultateve të disa hulumtimeve, mund të thuhet se soja ndihmon në parandalimin e kancerit të prostatës dhe të gjinjve, dy sëmundje të rënda të cilat në vendet perëndimore po marrin numër të madh jetësh.

Studimet më të reja tregojnë për ndikimin pozitiv të sojës në plleshmërinë e grave, sidomos të atyre që po provojnë frytshmërinë in vitro. Profesionistët thonë se izoflavonet e sojës lehtësojnë bartjen e embrionit në barkun e nënës dhe rrisin mundësinë e rrjedhjes normale të shtatzënësisë.

Disa studime kanë vërtetuar ndikimin e sojës në sëmundjen e sheqeri: të tipit 2, sipas rezultateve të hulumtimeve. Soja zmadhon ndjeshmërinë e indit në ndikimin e insulinës. Veç kësaj, disa shkencëtarë dëshmojnë se soja ndihmon shërimin e veshkës së sëmurë dhe të ndezjes së prostatës.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi