Tetova kaloi një natë në errësirë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tetova kaloi një natë në errësirë

Mesazh nga Dewil prej Wed 27 Oct 2010 - 4:09



Një defekt në sistemin mbrojtës nga rrufeja në largpërçuesin Vrutok, ka shkaktuar havari në rrjetin elektrik në Tetovë dhe rrethinë me ç`rast, nga ora 22.00 mbreme , deri në orën 03.30 të mëngjesit të ditës së martë, kanë ngelur pa rrymë elektrike. Miëpo edhe pas kësaj ore, një pjesë e qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime përreth kanë ngelur pa rrymë elektrike edhe gjatë ditës së martë, njofton tv Koha.

Nga EVN-ja kanë njoftuar se nga rrjeti kryesor bartës nuk ka arrdhur furnizim deri në rrjetin distributiv. Nga Mepso, njoftuan se bëhet fjalë për një defekt në largpërçuesin “Vrutok-Pollog-Tetovë”.

Mbrëmë si pasojë e rënies në largpërçuesin, “Vrutok Pollog-Tetovë”, apo në largpërcuesin 110 kilovat “Vrutok, pa rrymë elektrike ka ngelur qyteti i Tetovës dhe rajoni përreth. Arsyet e këtij defekti kanë qenë mekanike pasi që është këputur litari mbrojtës nga rrufeja, me ç`rast është dashur të intervenohet në vendgjarje mënjëherë, ka deklaruar zëdhënësi i MEPSO-së, Nikolla Stojanov
.“Ekipet tona kanë qenë në teren në orën 22, 30 dhe akoma vazhdojnë të punojnë në trasën largpërçuese. MEPSO brenda mundësive të saja bën gjithçka që të furnizojë këtë rajon me rrymë elektrike. Ju vetë e dini se Tetova është një nga konsumuesit më të mëdhënj me rrymë elektrike dhe për këtë MEPSO ndërton një largpërcues të ri 110 kilovatësh që është me dy sisteme. Dhe kur i njejti do të jetë gati që do të ketë kapacitete edhe dy herë më të mëdha se tani, atëherë ky rajon nuk do të ketë problem për furnizim me energji elektrike.

Ne kemi përfunduar një të tretën e punëve, por dua të informoj se ne kemi probleme me zgjidhjen e çështjeve pronësoro juridike me personat nëpër pronën e të cilëve duhet të kalon ai largpërçues i ri dhe unë apeloj deri tek qytetarët e Tetovës që të na lejojnë të kryejmë punën tonë sa më shpejt dhe Tetova mos ketë problem me furnizim me energji elektrike”, tha deklaroi Stojanov.

Sipas tij, ekipet punojnë ende në teren, kanë punuar në shi gjatë natës dhe ka ndërprerje në katër apo pesë vende por shpresojmë se gjatë ditës e tërë Tetova do të ketë rrymë. “Largpërçuesi aktual është ndërtuar gjatë viteve të 50-ta të shekullit të kaluar dhe deri tani ka punuar rregullisht por tash më është vjetëruar shumë dhe ne jemi duke ndërtuar largpërçuesin e ri me dy sisteme i cili do të zëvendësojë këtë të vjetrin.

Dua të them se ky është një defekt i paparashikuar, ekipet tona janë në teren dhe I eliminojnë të gjitha defektet që mund të shkaktojnë probleme, por nuk mund të parashikojmë këputjen e një litari mbrojtës nga rrufeja, dhe në këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët e Tetovës”, tha ai.

Në nëntorin e vitit 2008, për shkak të një defekti, rajoni i Tetovës mbeti pa rrymë më shumë se 20 orë.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetova kaloi një natë në errësirë

Mesazh nga Vizitor prej Wed 27 Oct 2010 - 4:10

Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked

ju thavfsin durt jarabi kush ma ka lan vellan ne terr Crying or Very sad
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetova kaloi një natë në errësirë

Mesazh nga Dewil prej Wed 27 Oct 2010 - 4:13

Princcesha shkruajti:Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked Shocked

ju thavfsin durt jarabi kush ma ka lan vellan ne terr Crying or Very sad
po pra gjith qyteti ngeli ne Eresir njejt si ne kohen e gurit pffffffffff ma keq skisha ku ta mbushi celularin pelqesh
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetova kaloi një natë në errësirë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi