Aksident i rende ne rrugen Fier Tepelene

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Aksident i rende ne rrugen Fier Tepelene

Mesazh nga Erisa1 prej Mon 8 Nov 2010 - 10:09



Janë të paktën 6 personat që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Ballsh, ku një autobus ra në një greminë 250 metra të thellë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Shtetit, e cila ka bërë të ditur se forcat e policisë të mbledhura në vendin e ngjarjes kanë arritur të nxjerrin deri tani 20 të mbijetuar.

Sipas zëdhënëses, këta persona kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimet e duhura.

Sipas burimit, për menaxhimin e situatës është ngritur një grup i posacëm pune, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë dërguar 100 efektivë të FNSH-së dhe RENEA-s, zjarrëfikës dhe njësi të policisë së Gjirokastrës dhe Fierit.

Burimi shton më tej se autobusi ishte i linjës Tiranë-Athinë, me targë “IGN 9900” dhe drejtohej nga një shtetas greke, Thomas Covas.

Ndërkohë, është bërë i mundur identifikimi i një prej viktimave, shtetasi Alfred Guma, ndërsa po punohet për nxjerrjen e të mbijetuarve të tjerë.

Hetime të mëtejshme pritet të zbardhin me saktësi shkaqet e aksidentit, që nga mbikëqyrjet paraprake ka rezultuar se ka ndodhur për shkak të terrenit të rrëshqitshëm.

avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aksident i rende ne rrugen Fier Tepelene

Mesazh nga Geri prej Mon 8 Nov 2010 - 10:18

Sa gjynaf , po i marin njerzit ne qaf kta shoferet qe ecin si te cmendur , kam kohe qe si ndiek lajmet por vertet keq , dhe rruge s'ka dhe ska per te pas noi her Shqiperia.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aksident i rende ne rrugen Fier Tepelene

Mesazh nga Erisa1 prej Mon 8 Nov 2010 - 10:51

Aksidentit, spitali i Fierit apel për dhurim gjaku
08/11/2010 22:20


Spitali i rrethit të Fierit i ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve të aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në Ziaj të Ballshit.


Ky spital ka edhe numrin më të madh të të lënduarve nga aksidenti. Mësohet se 10 autoambulanca me të plagosur janë nisur drejt këtij spitali. Ndërkohë që të plagosur të tjerë ka edhe në spitalin e Tepelenës dhe atë të Gjirokastrës.

Nga 20 personat e mbijetuar deri më tani, shumica e tyre kanë marrë plagë të lehta ndërkohë që disa të tjerë paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia konfirmon shtetasin Eduard Prençi nga Lushnja dhe shtetasen Daniela Papadhaqi nga fshati Bulo, si dy personat e plagosur që ndodhen të shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Gjirokastrës.
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aksident i rende ne rrugen Fier Tepelene

Mesazh nga Erisa1 prej Mon 8 Nov 2010 - 12:00

08/11/2010 23:30


Përkeqësohet bilanci i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në fshatin Ziaj të komunës Fratër në Ballsh ku një autobus i linjës Tiranë-Athinë ra nga një lartësi prej 100 metrash.

Autoritetet policore njoftojnë se numri i viktimave ka arritur në 8 pasi 2 prej personave të shoqëruar në gjendje të rëndë shëndetësore për në spital kanë humbur jetën.

Ndërkohë nga vendngjarja ka përfunduar operacioni i shpëtimit, ndërsa grupi hetimor vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas disa të plagosurve në momentin e aksidentit shoferi ka qenë duke folur në telefon
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aksident i rende ne rrugen Fier Tepelene

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi