Tre vjet nga aksioni policor ‘Stuhia Malore’ në Brodec

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tre vjet nga aksioni policor ‘Stuhia Malore’ në Brodec

Mesazh nga Dewil prej Mon 8 Nov 2010 - 11:42




Të burgosurit e rastit ‘Brodeci’ janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Alarmin e japin familjarët e tyre, tre vjet pas burgosjes. Familjarët i tremben faktit se Nadi dhe Rametulla Dauti, do përfundojnë si bashkëfshatari i tyre Hanif Dervishi, i cili për shkaqe shëndetësore ndërroi jetë në burg. Të vizituar nga ALSAT-M, familjet u ankuan se të burgosurit trajtohen si terroristë, ndërsa partitë shqiptare nuk janë interesuar asnjëherë për fatin e tyre.
“Burri i sëmurë, djali i sëmurë duke ndenjur nëpër burgje. Ata mjek iu çojnë por nuk janë mirë sërish. Burri ka probleme me tensionin, këmbët i dhëmbin nga të këqijat e burgut, ata s’kanë gajle, i trajtojnë si terrorist dhe mundë t’iu ndodh si ai i burgosuri tjetër që shkoi. Prej partive askush s’na ka vizitua, vetëm gazetarët. Ne nuk duam as para, as ndonjë gjë tjetër, njerëzit duam, djalin dhe burrin tim e dua”, u shpreh Elmaze Dauti, familjare.
“Ata fajtorët ikën, këta të pafajshmit i burgosën dhe i dënuan nga 10 vjet burg”, u shpreh Shamiran Dauti, familjar.
Kryetari i Bashkësisë Lokale shpreh zhgënjimin nga partitë politike. Gjendja ekonomike e familjes Dauti është e rëndë, ndërsa edhe vetë fshati është i varfër për t’u ofruar ndihmë. As shoqatat apo institucionet nuk janë kujdesur për këto familje.
“Ende askush nuk ka ardh të na pyes se çfarë u bë. I kam dy kërkesa që ua kam drejtuar partive, s’na kanë pranuar. Ata janë në hall, të shkoj deri në Shkup apo Prilep i kushton 100 euro, ndërsa ata nuk kanë bukë të hanë”, deklaroi Bektesh Mustafa, Kryetar i Bashkësisë Lokale Brodec.
Më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor ‘Stuhia malore’ mbetën të vrarë 6 persona. 13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë dënimin me gjithsej 109 vjet burg.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi