Vetel shpallet kampion bote

Shko poshtë

Vetel shpallet kampion bote

Mesazh nga Geri prej Sun 14 Nov 2010 - 4:22

Sebastian Vetel, piloti gjerman i Red Bull është kampioni i ri i botës në Formula 1. 23 vjeçari zbriti nga froni britanikun Xhenson Baton dhe fitoi duelin ndaj rivalit Fernando Alonso që u rendit i 7-ti, në garën e fundit të Formula 1 në Abu Dhabi.
Vetel, falë edhe strategjisë së gabuar të Ferrarit që futi në pit stop Alonson që në xhirot e para, dominoi garën në “Yas Marina” në Abu Dhabi dhe kaloi vijën e finishit i pari duke lënë pas tij Hamilton dhe të tretin Xhenson Baton.

Vendi i parë i siguroi gjermanit 25 pikë të cilat e ngjitën në kuotën e 256 pikëve duke lënë pas tij Alonson që mbante kryesimin me 252 dhe Mark Veberin me 242.

Shpallja kampion bote e bën Vetel, 23 vjeç pilotin më të ri që fiton titullin kampion bote dhe e rradhit atë mes 29 emrave të tjerë të shpallur kampionë në historinë e Formula 1.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

https://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vetel shpallet kampion bote

Mesazh nga Dewil prej Sun 14 Nov 2010 - 5:21

Alonsooo Sad me nerva me nerva
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi