Për BDI-në më të rëndësishme zgjedhjet në Kosovë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Për BDI-në më të rëndësishme zgjedhjet në Kosovë

Mesazh nga Dewil prej Mon 22 Nov 2010 - 10:28




Pas dështimit të Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Lisbonë, me ç’rast vendi sërish nuk arriti të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë, partia shqiptare në pushtet me qëndrimin se nuk do të përkrahë rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski, transmeton Koha.
Derisa një ditë më parë, zv/kryeministri Abdilaqim Ademi kishte paralajmëruar se BDI do të shqyrtojë pjesëmarrjen në qeveri dhe për një afat të shkurtër do të marrë vendim përfundimtarë nëse do ta braktisë pushtetin ekzekutiv, ai të hënën paralajmëroi se nuk do ta përkrahë nismën e LSDM-së për votëbesim të qeverisë.
“BDI-ja nuk e përkrahë iniciativën e LSDM-së për rrëzimin e qeverisë. Ne së shpeti do të mbajmë mbledhje të kryesisë ku do të vendosim për hapat e mëtejmë”, tha Ademi. Madje, zyrtarë të BDI-së me kusht anonimiteti kanë liferuar të hënën informacionin se kah mesi i muajit dhjetor BDI-ja do të braktis koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, duke shtuar se atëherë do të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë. “Që të mos krijohen turbulenca brenda shtetit dhe për shkak zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, si afat apo si periudhë më e përshtatshme është mesi i dhjetorit për një vendim të tillë. Por, gjithçka do të varet nga mbledhja e kryesisë partiake e cila brenda dhjetë ditëve do të dalë me qëndrime të prerë”, thanë burime partiake nga BDI-ja. Ndryshe, ky është afati i katërt i dhënë nga funksionarë të BDI-së për dalje nga qeveria që nga viti 2008, kur kjo parti u bë pjesë e koalicionit qeverisës.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se zyrtarisht nuk kanë marrë ndonjë informacion të këtillë nga partneri i koalicionit duke shtuar se raportet mes partnerëve të koalicionit janë të mira dhe ata funksionojnë në bazë të marrëveshjes për partneritet.
Ndërkohë, opozita në krye me LSDM-në e Branko Cërvenkovskit ka filluar ofensivën për rrëzimin e qeverisë nëpërmjet votëbesimit, me ç’rast do hapej rruga për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Më 16 dhjetor pranë Parlamentit do të dorëzojmë kërkesën për largimin e këtij pushteti jopopullor që ka sjellë Maqedoninë në varfëri, izolim dhe bllokim të proceseve euro-integruese. Të gjithë përreth nesh përparuan dhe vetëm ne kemi ngelur në vend dhe po rrënohemi”, theksoi Cërvenkovski. Nga kabineti i kryeparlamentarit Veljanovski shprehen se janë të gatshëm të caktojnë seancë të re pasi që LSDM-ja ta paraqes kërkesën për zgjedhjet e parakohshme. Gjitha këto zhvillime do të varen nga partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të cilat edhe kanë numrin e nevojshëm se për cilin opcion do të përcaktohen. Partitë opozitare maqedonase dhe shqiptare tani më hapur shprehin shqetësimet tyre për mosanëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Ata si zgjidhje alternative për tejkalim të kësaj situate kërkojnë zgjedhje të parakohshme, pasi që vërejnë një mungesë të vullnetit të shumicës parlamentare për të debllokuar procesin eurointegrues të vendit, ku drejtpërdrejtë akuzojnë partinë e kryeministrit Gruvskit VMRO-DPMNE-në. Kalkulimet më të shumta që përfliten janë minimi i qeverisë së Gruevskit nga brenda, konkretisht mbështetja e votëbesimit ndaj qeverisë nga deputetët e BDI-së dhe nga partitë e komuniteteve më të vogla si të turqve, serbëve dhe romëve, si dhe disa deputet të koalicionit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi