Udhëtim në Antigone

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Udhëtim në Antigone

Mesazh nga Geri prej Sat 4 Dec 2010 - 9:29


Lugina e Drinos, në Gjirokastër, është një nga zonat me numrin më të madh të siteve arkeologjike.
Por, Antigonea është kryeqendra e gjithë qytetërimit të lashtë në këtë zonë. E vendosur në një pikë dominuese, përballë Gjirokastrës, qyteti antik po bëhet këtë herë destinacioni i Pasdites në Top Channel.

Për të shkuar në Antigone, duhet të përshkosh një rrugë automobilistike prej 9 kilometra, fshatrat e para që ndesh ndërsa rruga gjarpëron drejt Antigonesë janë: Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, lokalitete karakteristike e të ndërtuara në kohën e ish-sistemit komunist.

Thuhet se qyteti që u ndërtua me një “urdhër-dekret” të mbretit te Mollosëve, Pirro, 295 vjet para krishtit, në nderim të bashkëshortes se tij Antigona, si një sfidë dashurie. Në luftën e saj rritëse, për t`u bërë një qendër e rëndësishme tregtare në Shqipërinë e Jugut, Antigonea kaloi një ekzistencë të trazuar, por 150 vjet pas themelimit, ajo u dogj brenda një nate, me urdhër të gjeneralit romak Paul Emilit, në shënjë hakmarrjeje si sfidë urrejtjeje, kështu qyteti nuk arriti të mbushte as dy shekuj jetë.

Parku Arkeologjik, mbulon një sipërfaqe prej 92 hektarësh. Edhe pse nuk kemi mundësi ta shohim nga lart, ai ka pamjen e një delfini, pasi gjendet mes dy kreshtave. Akropoli, me murin rrethues, zona e Agoresë, varri monumental, bazilika paleo-kristiane dhe mozaiku shumë-ngjyrësh janë pjesët e rëndësishme të kësaj sipërfaqeje që shohim ne sot, pasi arkeologët janë në kërkim të shtresave të tjera kulturore të panjohura deri më sot:

“Në Antigone mungon teatri, mungojnë tempujt dhe mungon nekropoli, i cili të pasuron sepse në një varr mund të gjehen rreth 60 objekte, sidomos në varret e njerëzve të pasur”, shprehet arkeologu Dhimitraq Condi.

Qytet antik me planimetri kuadratike ka qenë i organizuar në katrorë ndërtimi.

“Këtë vit kemi dalë me slloganin “Antigonea, një destinacion i ri turistik”, thotë Engjëll Seriani, drejtor i Parkut Arkeologjik të Antigonesë.

Thonë se Antigonenë më mirë është ta vizitosh në pranverë, sepse jo vetëm historia e Pirros e bën këtë vend kaq atraktive, por natyra e bukur dhe eventet kulturore e bëjnë këtë vend nga të rrallët në Shqipëri:

“Në maj dhe qershor, në Antigone organizohet Festivali i Riteve dhe i Lojërave, zgjidhet kjo periudhë sepse lidhet me largimin e bagëtive për në kullotat që ndodhen në lartësitë e maleve”, vazhdon Seriani.

Dhe në këtë sfond të trashëgimisë popullore, në qendër të komunës së Antigonesë, prej 5 vjetësh funksionon Qendra e Artizaneve, ku gratë me duart e tyre endin sixhade dhe qilima, një pjesë e tyre për shitje.

“Në Antigone jetojnë tre kultura: lebërit e ardhur nga viset e Kurveleshit, lunxhiotët autoktonë dhe një komunitet vllehërish. Të tre këto komunitete jetojnë në harmoni dhe të bësh një muze për to është shumë pak”, tregon Ylli Muho.

Në këtë punishte ku vegja, deneku i barit dhe fotot në mure tërheqin më shumë vëmendjen, zakonisht punojnë 20 gra, por ne gjejmë vetëm 2, Vojsava Muhon dhe Myrvete Cakaj, e para merret me administrimin e qendrës, ndërsa tjetra është endëse.
“Zakonisht prodhojme qilima, mbulesa dhe rrugica dhe i shesim. Kemi dy pika shitjeje: një në Sarandë dhe një në Gjirokastër”, sqaron Myrvete Cakaj.

Kjo vizitë e shkurtër në Antigone, një përzierje e pastër e historisë së rajonit dhe bukurive natyrore, ku historia dhe tradita shkrihen në një, për kameran e Pasdites në Top Channel, ka edhe një dedikim: “Për Pasdite në Top Channel, gratë artizane bejne dhuratë këtë rrugicë me motive nga tradita e zonës.”






_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtim në Antigone

Mesazh nga Bani prej Sat 4 Dec 2010 - 9:38

o malok po kur do shkojme atje te dy me makin ere ee?
avatar
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtim në Antigone

Mesazh nga Geri prej Sat 4 Dec 2010 - 9:40

Kur te piqen fiqt..! Smile

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtim në Antigone

Mesazh nga Bani prej Sat 4 Dec 2010 - 9:41

une se di kur bohen , nga qershori eee/ ?
avatar
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtim në Antigone

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi