Permbytjet, zgjerohet harta

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Permbytjet, zgjerohet harta

Mesazh nga Erisa1 prej Sun 5 Dec 2010 - 3:17

Reshjet e shiut që nuk kanë ndalur për disa ditë kanë zgjeruar hartën e përmbytjeve pothuaj në të gjithë vendin.
Zona me problematike mbetet qyteti i Shkodres dhe fusha e Nenshkodres. Sipas te dhenave me te fundit nga Grupi i Emergjences deri tani jane evakuuar nga kjo zone rreth 9000 mije persona. Nderkohe qe eshte arritur qe ne cdo fshat ku ka ende njerez te stacionohet nga nje mjek dhe nje infermier.

Operacionet e evakuimit dhe te banoreve dhe dhenia e ndihmes emergjente shendetesore dhe ajo me ushqime nuk eshte nderprere nga forcat e ushtrise. Autoritetet thone ne ne Shkoder ka ende hapesira per te strehuar banoret e shperngulur.

Por edhe me emergjente eshte bere situata ne zonen e Torovices ne Lezhe. Kryeministri Berisha ka kerkuar evakuimin e banoreve ne kete zone, pasi uji rrezikon te kapercejë priten. Vershim ujerash ka edhe ne Bulqizë.

Nga hapja e digave ne liqenin e Ohrit ne Maqedoni i cili uji shkarkon ujin e hidrocentralit te e Spiles në Dibër të Madhe, dhjetëra shtepi ne komunen e Gjorices jane vene nen rrezik pasi prurjet e medha te ujit kane arritur te mposhtin nje pjese te argjinatures duke e kaluar siper saj rreth 50 centimetra.

E papermiresuar duket situata edhe ne Durres. Niveli i ujit ne disa komuna dhe zone e plazhit nuk eshte ulur qe nga dje.

Mesohet se uji ka permbytur serisht fushen e Maliqit ne Korce. Ende nuk ka informacione per siperfaqen e zene nen uje por situata duket e veshtire. Nderkohe disa akse rrugore kete zone jane bllokuara teresisht.

Raportime per bllokime rrugesh vijne nga Ministria e Transportit ne disa zona te ndryshme te vendit. Veshtiresi qarkullimi ka me se shumti ne veri te vendit, por edhe disa akse rrugore eshte bere e veshtire levizja edhe ne jug te vendit
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi