Shkodër, rritet sipërfaqja e përmbytur

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkodër, rritet sipërfaqja e përmbytur

Mesazh nga Geri prej Sun 5 Dec 2010 - 9:30


Edhe pse gjatë ditës së sotme nuk pati reshje shiu, situata mbrëmjen e sotme në Shkodër paraqitej disi më e rënduar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, sipërfaqja e tokës që ndodhet nën pushtetin e ujit ka shkuar në 14.130 hektarë ndërsa numri i personave të evakuuar shkon në më shumë se 12.100 persona.Shkak i përhapjes së zonës së përmbytur është bërë prurja e lumenjve, përkatësisht Bunës dhe Drinit të cilët vazhdojnë të kenë prurje të mëdha. Gjithashtu edhe shkarkimet në Kaskadën e Drinit, ndonëse kanë pësuar ulje, vazhdojnë të jenë me intensitet të lartë.

Velipoja, është rrethuar nga të gjitha anët nga uji, duke krijuar një ishull të vogël ku strehohen rreth 12 mijë banorë, bashkë me të evakuuarit nga Dajçi dhe Oboti. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre personave të izoluar me ushqime e ndihma të tjera, ushtria po përdor anijet e nisura nga porti i Shëngjinit për në plazhin e Velipojës, nga ku transporti kryhet me makinat e ushtrisë. Në dispozicion të ushtrisë ndodhen edhe 12
helikopterë, mes të cilëve edhe 3 të ardhur nga Turqia e një nga Greqia në kuadër të ndihmës së ofruar nga NATO.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi