Rikthehet 'Enciklopedia', BDI hesht

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rikthehet 'Enciklopedia', BDI hesht

Mesazh nga Dewil prej Thu 9 Dec 2010 - 5:34


Partia shqiptare në qeveri BDI, nuk ka komentuar vendimin për rikthimin e Enciklopedisë maqedonase në treg me një lloj plotësimi sqarues. Edhe përkundër përpjekjeve të televizionit Alsat-M, për të mësuar qëndrimin e tyre, BDI sot mbeti e heshtur ndaj rishfaqjes së këtij teksti të Akademisë maqedonase të Shkencave dhe Arteve, që skandalizoi opinionin vendor dhe ndërkombëtar.
Rreth kësaj problematikë ka reaguar lëvizja qytetare ‘Zgjohu’.
“Çdo përpjekje për ta rikthyer Enciklopedinë e vjetër, qoftë edhe me kritika të përngjitura, është absolutisht e papranueshme për të gjithë shqiptarët dhe do të konsiderohet si akt i qëllimshëm provokues me synim të krijimit të ndasive midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo është edhe një tendencë e qarqeve destruktive maqedonase në ASHAM për t’i provokuar rëndë shqiptarët duke krijuar tensione të mëdha dhe të pariparueshme ndëretnike në mënyrë që të defokusohet opinioni publik nga urgjenca e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë” thuhet në reagimin e ‘Zgjohu’-t.
Një ditë më parë redaktori i ri njoftoi se redaksia ka marrë vendimin që Enciklopedia maqedonase të rishfaqet në opinion, por këtë herë më një kaptinë sqarimesh të bashkangjitura me të.
“Dhamë mendimin që enciklopedia ekzistuese të zhbllokohet dhe të bëhet një libër i plotë në bazë të të gjitha materialeve që kemi në të, që të dihet se cili është qëndrimi i Akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve lidhur me problematikën, dhe me librin të shkoj një rezyme kritikash për të gjitha materialet dhe kështu të përfundoj kjo punë”, tha Mitko Maxhunkov, redaktor i Enciklopedisë maqedonase
Ndërkohë siç mësoi Alsat-M një ditë më parë edhe anëtari i vetëm shqiptar i redaksisë së Enciklopedisë, akademiku Alajdin Abazi u largua nga redaksia. Një muaj më parë nga kjo redaksi u largua historiani Ramiz Abdyli. Ai kishte kërkuar që Enciklopedia maqedonase të mos distribuohet dhe të mbetet nën embargo, Enciklopedia e Re të quhet Enciklopedia e Maqedonisë, e jo Enciklopedia maqedonase, mini-redaksia për gjuhën dhe kulturën e shqiptarëve të jetë në kuadër të Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, etj. Encilopedia maqedonase për herë të parë në opinion u paraqit në shtator të vitit të kaluar.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi