Policia shënon të paktën tri incidente në zgjedhje

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Policia shënon të paktën tri incidente në zgjedhje

Mesazh nga Dewil prej Sun 12 Dec 2010 - 1:42


Albin Kurti duke votuar. Foto AP
Policia e Kosovës ka regjistruar deri më tani të paktën tri incidente që kanë të bëjnë me zgjedhjet e sotme parlamentare.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i tha Radios Evropa e Lirë se rasti i parë ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në Zubin Potok ku është sulmuar me armë zjarri, Zyra Ndërlidhëse e Monitorimit, e cila funksionon në kuadër të KFOR-it.

Zëdhënësi Baki Kelani tha se përveç dëmeve materiale, në vendin e ngjarjes është vendosur edhe një letër kërcënuese nga, siç ka thënë ai, një organizatë terroriste serbe në të cilën bëhet thirrje të mos dilet ne votime si dhe kërcënohen zyrtarët policorë.

Në Biti të Shtëprcës ka ndodhur një sulm fizik, ku është rrahur një vëzhgues i Partisë Social-Demokrate Serbe nga një person i komunitetit serb.

Mediat kosovare njoftojnë se sulmuesi është kryetari i komunës së Shtërpcës, por Kelani nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ndërkohë, pesë persona janë shoqëruar për në polici për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Ata, sipas Kelanit, janë rrahur mes vete ne fshatin Ponorc të Malishevës, përkatësisht në vendvotimin nr 3013.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për qytetarë të Kosovës, por nuk ka saktësuar nëse ata ishin zyrtarë të zgjedhjeve apo votues.

Kelani tha se procesi i votimit po vazhdon në rregull këtë qendër votimi.

Isa Mustafa duke fotuar, Foto AP

Mitrovicë, “Shqiponjat e bardha” letër kërcënuese për votimet
Në Mitrovicë kanë nisur të votohet nën masa të rrepta policie. Në një raport direkt nga Mitrovica, gazetarja e ABC News, Silvi Bardhi njofton se në lagjen e boshnjakëve ka filluar procesi i votimeve dhe pjesëmarrja është vetëm nga shqiptarë dhe boshnjakë.

Ndërsa serbët duket se nuk i janë përgjigjur thirrjes për të marrë pjesë në votime. Gazetarja Bardhi njofton se Mitrovicë ka forca të shumta të policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX.

Një letër kërcënuese mësohet se është dërguar në adresë së forcave të policisë KFOR-it dhe EULEX, nga një organizatë serbe që quhet
“Shqiponjat e bardha”.

Në letër kërkohet që të mos bëhen zgjedhje në veri të Mitrovicës, aty ku banojnë popullsi serbe, në të kundërt kërcënohet se kjo organizatë do të vërë në vështirësi jetën e banorëve të Mitrovicës.

Letra është gjetur në bazë të sulmuar një natë më parë. Në Mitrovicë, janë tre shtabe stabël për votime dhe 13 shtabe lëvizëse, që i ofrojnë shërbim për të votuar më shumë qytetarëve serbë.

Sipas gazetares Bardhi mësohet se një na këto ekipe lëvizëse është bllokuar nga serbët që të mos lejohet votomi.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi