Kur duhet të jepen antibiotikë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kur duhet të jepen antibiotikë?

Mesazh nga Dewil prej Mon 13 Dec 2010 - 7:38



Nëse mjeku juaj ka përshkruar antibiotikun, ia jepni fëmijës saktësisht ashtu siç është përshkruar nga mjeku - në dozën e caktuar dhe periudhat kohore të caktuara për t’u arritur efekti maksimal.

Ndalja e parakohshme e dhënies së antibiotikut para kohës së përshkruar është kundërproduktive, bile edhe nëse fëmija ndjehet dukshëm më mirë. Ndërprerja e terapisë para kohe mund të çojë në atë situatë që fëmijës tuaj do t’iu duhet antibiotikë shumë më të fuqishëm për të mjekuar infeksionin e caktuar, çka do të thotë se zhvillohet rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve.

Gjithmonë tregoni mjekut ose farmacistit për barnat tjera eventuale që fëmija i juaj merr, mos shfrytëzoni suspenzionin e antibiotikut më parë të hapur, por edhe vërtetojeni afatin e përdorimit, Nëse përdorni suspenzion, tunde mirë para përdorimit.

Ikni dhënies së antibiotikut pasi fëmija të ketë ngrënë, sepse mund të ngadalësohet përthithja e antibiotikut, si dhe mos i merrni me qumësht ose me antacid antibiotikët e grupit të tetraciklinave.

Vështroni të gjitha reaksionet e pazakonshme derisa fëmija është në terapi me antibiotikë dhe nëse urina e fëmija ndërron ngjyrën (bëhet e mbyllët), ka kruarje ose ka të ënjtur (edema), menjëherë drejtojuni mjekut.

Shumë antibiotikë në mesin e të cilëve janë edhe ampicilinat, amoksicilina etj, mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara siç janë: mundimi në lukth dhe barkqitja e herëpashershme, por që nuk janë arsye për ndërprerje të terapisë. /Telegrafi/
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi