Tetova qytet i paqes

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tetova qytet i paqes

Mesazh nga Dewil prej Tue 21 Dec 2010 - 10:31



Përmes një konference për media të mbajtur në komunën e Tetovës, të martën është shënuar përfundimi i projektit “Fitoje të pa njohurën, njoftoi të tjerët”, që u realizua në bashkëpunim me forumin civil për Paqe ZFD.

Projekti përfshiu trajnime dhe seminare me nxënës me përbërje të përzier etnike që pati për synim futjen e bashkëpunimit dhe tejkalimin e barrierave etnike në mes fëmijëve.
Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se kjo është tregues i vendosmërisë dhe seriozitetit tonë që qyteti i Tetovës të njihet si shembull i bashkëjetesës dhe si qytet i paqes dhe mirëkuptimit. Këto aktivitete janë vetëm një fillim i kampanjës sonë për ta shpallur Tetovën “Qytet të Paqes” në nivel nacional dhe ndërkombëtar.

“Ne jemi të bindur se kjo nismë e komunës së Tetovës do të mbështet edhe nga ana e Organizatat joqeveritare që funksionojnë në komunën e Tetovës, organizatat ndërkombëtare në vend si dhe kori diplomatik i akredituar në Maqedoni. Tani jemi duke përgatitur tryezën e rrumbullakët ku edhe zyrtarisht do të nisim kampanjën Tetova Qytet i Paqes”, tha Bexheti.

Drejtoresha e forumit civil për Paqe ZFD, znj. Sillke Maier Vit, falënderoi komunën e Tetovës për bashkëpunimin, ndërsa theksoi se projekti është një fillim i mirë për krijimin e liderëve të rinj të cilët do të tejkalojnë konfliktet që mund të paraqiten.
Në fund të ceremonisë u ndanë certifikata për nxënësit pjesëmarrës në këtë seminar.
avatar
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi